Home

Lajme

Fadil Lushi – “UNË PREJ DAULLTARI” DHE INSTITUCIONI I DORËHEQJES POLITIKE!

No Comments Lajme Opinion

ME SEBEP!
“UNË PREJ DAULLTARI” DHE INSTITUCIONI I DORËHEQJES POLITIKE!
Të lexosh Historinë e nocionit që llafos institucionin e dorëheqjes politike (shqiptare), nuk mjafton që të jesh politikan, historian, mësues, intelektual a diçka tjetër. E gjithë kjo, kërkon diç më tepër, sidomos kur ke parasysh se ky koncept në spektrin politik shqiptar gjatë kohë ka qenë një “organ politik i vdekur”, një “organ” që u shndërrua në shprehje proverbiale! Se këtë do ta lexosh me a pa “tarafllëqe”, mes rreshtash, me (jo) korrektesë, me inate e me paragjykime, kjo fare pak ka rëndësi. Historia e dorëheqjes politike daton që nga koha e qeverisjes së Ismail Qemal Bej Vlorës, kur ministri i tij, Mit’hat bej Frashëri, braktisi postin që kishte. Kjo dorëheqje ishte konform natyrës së tij, sa politike po aq etike! Ai ishte politikani i cili me këtë dorëheqje, shqiptarëve kokëfortë, ua përcolli mesazhin se asnjeri, nuk është dhe që as mund të jetë i “abonuar” për të qenë i përjetshëm në postin e Lidershipit të partisë politike, në postin e Kryeministrit a edhe të Presidentit të shtetit!
Shumë i respektuar Ilir! Shumë e dashur Monikë dhe shumë i nderuar Lulzim! Të heqësh dorë nga institucioni që e udhëheq, nuk do të thotë se do ndërrosh mendje, bajrak a edhe identitet! Të heqësh dorë nga institucioni, nuk do të thotë se do të shkelësh mbi parimet e moralit demokratik, përkundrazi, e gjithë kjo është një gjest a një akt i guximshëm moral dhe assesi “falimentim” politik.., pavarësisht se unë do vazhdoj të bëj budallain prej lodërtari.., këtej gardhit tonë të dyfishtë!
Urime SHQIPËRI!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *