Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar procesin zgjedhor në Shqipëri duke e përgëzuar fituesin e zgjedhjeve Edi Ramën për fitoren e arritur dhe njëkohësisht ka uruar që të shtohet bashkëveprimi mes Shqipërisë dhe Kosovës në të gjitha sektorët.
Kurti poshti në statusin e tij në Facebook dha edhe mesazhin e qartë duke thënë se Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën.
Krejt në fund ai kërkoi nga institucionet përkatëse sqarim për çdo paqartësi për procesin zgjedhor që askujt mos ti preket e drejta e votës mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.
Ja shkrimi i plotë i tij:
Sipas rezultateve paraprake të shpallura nga KQZ në Republikën e Shqipërisë, Partia Socialiste dhe kryeministri Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare. Kosova nuk mundet pa Shqipërinë e Shqipëria nuk mundet pa Kosovën, prandaj e përgëzoj kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën për rezultatet, dhe uroj që së bashku, si shqiptarë, të shtojmë bashkëveprimin mes nesh në të gjithë sektorët, si dhe t’i afrojmë standardet evropiane sa i përket demokracisë, zhvillimit ekonomik, drejtësisë e mirëqenies.
Njëkohësisht uroj që institucionet në Shqipëri të sqarojnë çdo pàqartësi në lidhje me procesin zgjedhor që askujt të mos i preket e drejta e votës, mbi të cilën themelohet demokracia përfaqësuese.
Këto janë pritshmëritë e shqiptarëve, andaj, të punojmë së bashku, u shpreh Kurti në facebook.
Burimi/todaynews33.com/