Home

Lajme

Albin Kurti – Ne Bruksel me z. Besnik Bislimi dhe znj. Donika Gërvalla

No Comments Aktualitet Lajme

I shoqëruar nga zëvendësit e mi z. Besnik Bislimi dhe znj. Donika Gërvalla, vizitën dje në Bruksel e filluam me takimin me Kryeministrin e Belgjikës, z. Alexander De Croo, dhe vazhduam pastaj në Komisionin Evropian në takime me pesë anëtarë të tij:
z. Janusz Wojciechowski – Komisioneri Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, z. Didier Reynders – Komisioneri Evropian për Drejtësi, znj. Kadri Simson – Komisionerja për Energji, z. Paolo Gentiloni – Komisioneri Evropian për Ekonomi, dhe z. Valdis Dombrovskis – Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian për një Ekonominë që Punon për Njerëzit. Takuam gjithashtu edhe Kryetarin e Parlamentit Evropian, z. David Sassoli, si dhe z. Miroslav Lajčák – Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun dhe Ballkanin Perëndimor.
Ndërkaq sot ditën e filluam me z. Jens Stoltenberg – Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s për të vazhduar mandej me z. Josep Borrell – Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, z. Olivér Várhelyi – Komisioneri Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim si dhe znj. Ursula von der Leyen – Presidente e Komisionit Evropian. Ditën dhe vizitën në Bruksel e përmbyllim me Komitetin e Parlamentit Evropian për Punë të Jashtme (AFET).
Ishin këto takime përmbajtësore të një mikpritje të ngrohtë që më jep shpresë për të ardhmen e Kosovës. Për planin tonë të reformave të shumëfishta dhe orientimin evropian dhe euro-atlantik do të kemi mbështetje serioze.

Kan være et billede af 1 person dhe E brendshme
Kan være et billede af një ose më shumë njerëz, folk, der står dhe tekst, der siger "Europe Comm ission enne"
Kan være et billede af një ose më shumë njerëz, E brendshme dhe zyra
Kan være et billede af 1 person dhe står

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *