Home

Lajme

Eurodeputeti i drejtohet Kosovës: “Për Dialogun, Topi është tek Ju e jo në Beograd”

No Comments Aktualitet Lajme

Kohëve të fundit për dialogun Prishtinë – Beograd nga ana e Bashkimit Europian po i bëhet pr esion edhe më të madh Kosovës.

Së fundmi kjo u vërtetua nga raportuesi i PE, për Sèrbinè, Vladimir Bilçik i cili theksoi qartë se topi për dialogun e këtij procesi aktualisht është në anën e Prishtinës zyrtare, ku ndër të tjerash ai shpreson që ky dialog të vazhdojë.

Në sesionin e Komitetit për Integrim Evropian ku ishte edhe kryekuvendari serb, Ivica Daçiq, Bilçik nënvizoi se aktualisht është në përgjegjësinë e Kosovës rifillimi i dialogut.

Simbas tij, dialogu është i rëndësishëm për vet faktin se edhe kosovarët mirëpo edhe serbët do të përfitonin nga pajtimi përmes procesit integrues në BE.

“Marëveshja më e mirë do të ishte një përmbyllje obliguese mes Prishtinës e Beogradit”, citohet të ketë thënë Bilçik.

Burimi/todaynews33.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *