Kryetari i Lidhjes Social Demokrate (NISMA), Fatmir Limaj ka bërë një shkrim në facebook ku ka reàguar lidhur me vizitën e Albin Kurtit në Bruksel.
Limaj, përmes këtij postimi në Facebook, ka thënë se Albin Kurti përmes heshtjes po mundohet ta fshehë arsyen e vërtetë të vizitës në Bruksel.
Ai poashtu theksoi se takimi në Bruksel po bëhet për rifillimin e dialogut Kosovë-Serbi. “Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo- transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si ‘Non Paper’”, theksoi ai.
Ja postimi i plotë i Limajt:
Albin Kurti po mundohet të fshehë arsyen e udhëtimit për Bruksel përmes heshtjes. Takimi në Bruksel po mbahet për rifillim të dialogut me Serbinë.
Në fakt ai ka zgjedhur të jetë jo- transparent për këtë temë që nga marrja e detyrës duke mos dhënë qëndrim të qartë në dokumentet që tani po qarkullojnë në publik të cilësuara si “Non Paper.
Kryeministër, trego cili është qëndrimi i juaj për to dhe njoftoje opinionin për agjendën e takimeve në Bruksel. FL“, ka shkruar Limaj
Burimi/todaynews33.com/