Home

Lajme

NËNËLOKJA E SHQIPTARIZMIT NË TREVAT ITALIANE

No Comments Argëtim Letersi

Baki Ymeri
Këto ditë e pa dritën e botimit libri ”Shqiponja nga Arbëria”, kushtuar mbretëreshës së diasporës shqiptare, Zonjës Vitore Stefa Leka. Në këtë vepër të veçantë delfilon admirimi shqiptar ndaj kësa Zonje me vlera të veçanta humane, letrare dhe atdhetare. Janë surpriza të shkëputura nga librat, revistat dhe interneti, që nga viti 2001. Bashkatdhetarët tanë i kushtojnë poezi duke e konsideruar si grua humane me shpirt të florinjtë me vlera të veçanta njerëzore. Vitorja është shpirtluanesha jonë e lindur me energji hyjnore, ambasadorja e paqes, shpëtimtarja e emigrantëve, Nënëlokja që ka shkrirë gjithçka në shërbim të shqiptarisë, Zonja e respektuar që u gjend si nënë për shumë emigrantë në brigjet e shpresave të humbura, Nënëlokja që ndihmoi aq shumë gjatë Luftës së Kosovës, Nënëlokja që shëroi plagët e të plagosurve, Nënëlokja që i ndenji afër shumë familjeve në nevojë. Nënëlokja që nuk lodhet kurrë edhe pse me një moshë të thyer.
Zonjën Vitore e gjejmë në çdo aktivitet të shqiptarëve në Itali dhe jo vetëm. Vitorja është Ambasadore e Kulturës Shqiptare në Itali e botë! Ky është një përkushtim i sinqertë në shenjë respekti e nderimi ndaj vlerave tona të larta letrare dhe kombëtare. Në këtë vepër defilojnë poezi, përkushtime dhe kujtime, artikuj, opinione dhe intervista, dokumente dhe fotografi. Vepra respektive e pa dritën e botimit në Bukureshtin e famshëm të rilindësve tanë të famshëm: Nikolla Naço, Visar Dodani, Aleko Vançi, Lasgush Poradeci, Mitrush Kuteli, Asdreni etj. Në faqet e para vjen Marsela Koçi me një intervistë në gjuhën italiane: ”Trieste, la città degli intellettuali albanesi”. Pason rubrika me poezi dedikuar Vitores: ”Shqiponja nga Arbëria” (Skënder Lazaj Trebeshina), ”Nënëlokja e kombit tim” (Dava Gjoka), poezi nga Përparim Hysi, Bari Dervishllari, Zamira Korance, Beqir M. Cikaqi, Migena Arllati, Agim Hushi, Kozeta Zavalani, Agim Dauti, Mina Papajorgji, një cikël poezishë nga Vitore Leka, Marsela Koçi me portretin ”Lettera di ringraziamento alla grande umanista albanese Vitore Stefa Leka” (Letër falënderuse për Humanisten e Madhe Shqiptare Vitore Stefa Leka).
Në vazhdim vijnë konsiderata për Vitoren nga Dr. Flora Brovina (Energjia e gjallë e shqiptarizmit), Silvana Braçe (Emër i veçantë i kombit shqiptar), Bashkim Alibali (Një kontribut i pashoq mbarëkombëtar), Keti Koti (Një zonjë e dashur për mua), Myfarete Laze (Nënëlokja e mbarë shqiptarisë), Alida Hysku (Ikona shqiptare e bamirësisë), Time Kadrijaj (Aktivitete e angazhime mbarëkombëtare), Kozeta Zavalani (Zonja me energji hyjnore), Frederik Rzço ( Shembull-model i nënëlokes shqiptare), Zhuljana Jorganxhi (Dy fjalë për mikeshën time), Masrur Imani (Për miken time të shumëdashur), Lindita Prenga (Una luce entro il tunel), Baki Ymeri (Identitet dhe vitalitet).
Pasojnë konsideratat e Zonjës Raimonda Lec Shlaku, si dhe disa artikuj të Vitores si dhe disa intervista që i kanë realizuar me të Albert Zholi, Xhovani Shyti, Shpëtim Zinxhiria etj. Vlen të theksojmë se akumulimi i energjisë në vite, ka afirmuar vitalitetin dhe identitetin e saj. Përmes fjalës, krijimtarisë letrare, ajo është kthyer në një nyje lidhëse për shumë artistë, shkrimtarë e atdhetarë. Gjithnjë e palodhur në mbrojte të të drejtave të dinjitetit të emigracionit shqiptar, e gjen kudo në veprimtaritë e shoqatave italo-shqiptare, duke predikuar gjithmonë bashkim, solidaritet dhe dashuri për njëri-tjetrin, për të ruajtur identitetin dhe kulturën shqiptare. Për veprimtarinë e saj të pakrahasueshme është nderuar kudo ku ka shkuar, me vlerësime e mirënjohje, që mbushin muret e Beratit të saj. (Bukuresht, 28 prill 2021)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *