Home

Lajme

A.Kurti, V.Osmani dhe D. Gërvalla personalitete të fuqishëm të kombit shqiptar.

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Dalja apo ekspozimi i njw dokumenti që me gjuhën diplomatike quhet “non paper” nuk është rastësor ashtu sikurse edhe nuk ishte rastësor as plani i “korigjimit të kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë e që ranë në atë kurth edhe Edi Rama,kryeministri i Shqipërisë dhe IshPresidenti Hashim Thaci i Kosovës.

Ky dokument nuk është gjë tjetër por një formë e tjetër po që ka të njëjtiin qëllim: atë të Krijimit të Serbisë së madhe , me Serbinë e sotme plus 51% Bosnjës, plus Kosovën e Veriut dhe plus territoret të Maqedonisë. Pra nëse do të realizohej coptimi i Kosovës , pra nëse do të realizohej plani Rama-Vuçiç -Thaçi për ndarjen e Kosovës , ky do të shkaktonte reaksionin zinxhir ku Serbisë do t’i lindëte e drejta për të marrë edhe Republikën serbe të Bosnjës.

Por ky plan dështoi falë ndryshimeve politike e qeverisëse në Kosovë ku fatmirësisht populli i Kosovës largoi nga pushteti kualicionin e së keqes , dhe për fatin se tashmë Thaçi nuk është më President por ka kaluar në një ishPresident , e që do kishte qenë mirë që edhe Edi Rama në Shqipëri me 25 Prill 2021 edhe ai të kishte kaluar në një ishKryeministër, i cili edhe deklaron se për cudi e paska parë më parë edhe këtë hartë kur thote se”

“E kam parë dhe e kam biseduar me kryeministrin slloven [Janez Jansha] kohë më parë. E kam parë ketë dokument që ka dalë, por nuk kam asnjë koment për këtë çështje”, ka thënë Rama në Vizion Plus.

Pra, e ka parë por nuk ka koment, që do të thotë se nuk është as pro dhe as kundër këtij dokumenti ,pra sikur nuk paska fare që ku “non paper” të bëjë me Kosovën. Dhe përderisa është kështu , atëhere gjëja më e mirë që duhet të bëjë Edi Rama është ajo që ai të mos përzihet fare në punët që kanë të bëjnë me Kosovën,për bisedimet Kosovë-Serbi.

Dhe meqenëse plani për ndarjen e Kosovës nuk u realizua atëhere po artkitektët e këtij plani qw janw nw Beograd e Moskw, tani nxorën në skenë këtë “non paper” , i cili tashmë do të fillonte me shpërbërjen e Bosnjes, e pastaj në ndarjen e Kosovës e të Maqedonisë. Pra ky është po ai plan i mëparshëm, ai për ndarjes e Kosovës e që ka të njëjtin qëllim: atë të krijimit të Serbisë së Madhe, por me mashtrimin se formohet edhe Shqipëria e Madhe por pa Kosovën e Veriut e cila do t’i kalonte Serbisë, gjë të cilën Serbia e ka pas planifikuar që në vitet 1980. Ky është një eksperiment apo tentativë tjetër gatuar në Beograd për të vënë në provë komunitetin ndërkombëtar e sidomos BE-në, në mënyrë që të jetë agjendë diskutimesh dhe zvarritje bisedimesh, pasi Serbia ka si strategji të saj zvarritjen dhe konfliktin e ngrirë me Kosovën duke shpresuar që të marrë nga Kosova sa më shumë dhe ato se cfarë ajo ka në plan. Kështu ka vepruar gjithmonë Serbia që me të pavërteta,me intriga dhe me gënjeshtra edhe ta mashtrojë perendimin, dhe që me anë të pushtimeve, genocidit dhe mashtrimeve, gënjeshtrave dhe manipulimeve Serbia arriti që të ndërtohet si shtet mbi trojet shqiptare me dakordësinë e Europës.

Mirëpo sot shqiptarët kanë në krye të punëve kombëtare personalitete dhe zëra të fuqishëm kombëtarë, kanë z. Kurti, znj. Osmani dhe znj.Gërvalla të cilët nuk bëjnë kompromise dhe nuk lëshojnë asnjë fije pe në dëm të interesave kombëtare, janë personalitete që për herë të parë në historinë kombëtare të shteteve shqiptare nuk bëjnë tradhti , as marrëdhënie dhe as marrëveshje e kompromise me serbët në dëm të interesave shqiptare sic kanë bërë Esad Toptani e Ahmet Zogu me Pashiqin,, Enver Hoxha me Miladinin, Migoshët e me Tito-Rankoviçin, si Berisha me Bulatoviçin e Nano me Millosheviçin. Tani kohët kanë ndryshuar pasi Vuçiçi dhe Serbia nuk ka më përballë Hashim Thaçin e Edi Ramën por ka Albin Kurtin, Vjosa Osmanin dhe Donika Gërvallën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *