Home

Lajme

Joseph J. DioGuardi ish kongresisti amerikan duhet të jetë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi

No Comments Aktualitet Lajme

NGA: LUAN ASLLAN DIBRANI
Të dekorohen figurat amerikane-Izraelite, por edhe Joseph J. DioGuardi ish kongresisti amerikan nga Albini Kurti dhe dhe Vjosa Osmani
Amerika qe ndihmoj Pavarësinë e Shqipërisë edhe Kosovës, pa dyshim ka rolin dhe vlerën e pa kontestueshëm ne mesin e popullit shqiptar. Nga kjo qe thamë me larte ish qeveritë as në Shqipëri edhe në Kosovë nuk ditën dhe nuk e vlerësuan si duhet këtë varg figurash amerikano izdralite qe ndihmuan qe ta ndalin hegjemonizmin serb mbi shfarosjen e shqiptarëve .Shfrytëzoj rastin qe përmes këtij shkrimi tu sugjeroj dhe tu propozoj qe pasi u formua qeveria ne krye me zotin Albin Kurtin dhe kryetare u zgjodh Vjosa Osmani, iu propozoj qe te dekorohen këto figura në mesin e tyre edhe Joseph J. DioGuardi ish kongresisti amerikan për kontributin e madh qe e dha për Kosovën.
Joseph J. DioGuardi ish kongresisti amerikan duhet të jetë pjesë në dialogun Serbi -Kosovë

Miku i madh i shqiptareve -Amerikani që arriti kulmin organizativ politik për çlirimin e Kosovës nga regjimi i Jugosllavisë: Diogardi edhe sot nuk ndalet së vepruari për “Bashkimin e Trojeve Shqiptare”, prandaj do t’u sjell një biografi të shkurt të tij dhe mesazhin drejtuar shqiptarëve për përkrahjen e me tutjeshme për realizim e të drejtave tona kombëtare!

Joseph J. DioGuardi me zonjën Shirli bashkëshortja qe nuk ju nda kurrë se vepruari për shqiptarëtFOTO GALERI
Joseph J. DioGuardi lindi më 20 shtator të vitit 1940, është politikan amerikan me origjinë arbëresho -shqiptare nga Italia (Katundi, Kampanja). DioGuardi ishte kongresmen në kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

DioGuardi vjen nga një familje e ushtarëve të Skënderbeut të cilët kishin ndihmuar Mbretërinë e Napolit më 1461 .
Në nëntor 1984, ai u zgjodh në Kongresin Amerikan. U ri-zgjodh në vitin 1986, duke qenë kështu anëtar i Kongresit në periudhën 1985-1989.

Ne 1986 së bashku me Kongresmenin Demokrat Mickey Leland, DioGuardi inicioi legjislacionin për t’i dhëne Medaljen e Nderit heronjve ushtarake zezake të Luftës së Parë dhe të Dyte Botërore, gjë që u ishte mohuar për arsye raciale.

DioGuardi është avokat i çështjes shqiptare. Pasi la Kongresin në 1989 ai ka bërë të paktën 20 vizita në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni. Si president i Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Civic League), ai dhe Kongresmeni Tom Lantosh në maj 1990 bënë një vizite historike në Kosovë dhe në Shqipërinë që akoma nuk kishte dalë nga komunizmi.

Gjatë takimit me presidentin e atëhershëm Ramiz Alia, ky i fundit i dorëzoi Tom Lantosh-it një dosje të trashë me dokumente sesi shqiptarët shpëtuan qindra hebrenj gjate luftës së Dytë Botërore. Tom Lantosh (vetë me origjinë hebraikë) dhe DioGuardi i dërguan dokumentet në Izrael, ku u certifikua vërtetësia e tyre. Dhjetëra shqiptare kanë marrë titullin Righteous Among the Nations nga shteti izraelit që u jepet atyre që shpëtuan hebrenjtë gjatë luftës së dytë botërore. Një film dokumentar për shqiptarët që shpëtuan hebrenjtë është realizuar nga Norman Gershman[2]. Në gusht 1990 DioGuardi ishte iniciatori i vizitës së Bob Doll (Bob Dole), (kandidat për President i SHBA në 1996) dhe gjashtë senatorëve të tjerë të senatit të ShBA në Kosovë.

Në qershor 1997, DioGuardi kryesoi një delegacion për monitorimin e zgjedhjeve në Shqipëri. Me kërkese të Kongresmenit Dana Rohrabacher në gusht 1998 ai udhëtoi në viset veriore të Shqipërisë për të vlerësuar krizën humanitare si rezultat i luftës në Kosovë.Diogardi njihet si njeri nder njerëzit më të fuqishëm që e ndihmoj Kosovën në çlirimin e saj nga Serbia .

Iu sjellim mesazhin e tij si më poshtë :

Të dashur vëllezër dhe motra shqiptare:

Shirli dhe unë kemi punuar shumë dhe shumë për më shumë se 25 vjet për të rritur imazhin e popullit shqiptar dhe për të liruar shqiptarët nga komunizmi, korrupsioni politik dhe represioni armiqësor i të drejtave të tyre njerëzore, ekonomike dhe civile në të gjithë Ballkanin. Pasi u largova nga Kongresi në vitin 1989, unë kam qenë në gjendje t’i bindem mbështetësit e mi shqiptarë të mëdhenj, të cilët më ndihmuan të fitoj mandatin e dytë në Dhomën e Përfaqësuesve nga 1987 në 1989, për t’u bashkuar me mua në ngritjen e parave të nevojshme për të mbajtur dhe paguar kongresin tim më të lartë stafi dhe për të hapur një zyrë në Uashington DC si selinë e Lidhjes Qytetare Shqiptaro-Amerikane.

Joseph Dioguardi, Antonio Bellushi, Ibrahim Rugova, Nju Jork 1990FOTO GALERI
Sllobodan Millosheviqi e kishte pushtuar brutalisht Kosovën në mars të vitit 1989 dhe e dija se duhej të ishim të përgatitur për më të keqën që t’u ndodhim shqiptarëve të Kosovës dhe se na duhej ndihma e shumë kongresmenëve të lartë e të respektuar nga Shtëpia dhe Senati ( Demokrate dhe republikane) që unë isha angazhuar në luftën tonë për të drejtat e njeriut në Jugosllavi dhe për demokracinë në Shqipëri gjatë kohës sime në Kongres që nga viti 1985 në 1989. Kështu në vitin 1990 unë dhe stafi im punuam ditë e natë në DC për të organizuar një bashkëpunim të paparë Dëgjimi në Kongres i Dhomës së Përfaqësuesve dhe i Senatit, i cili u zhvillua në Zyrën e Ndërtimit të Senatit në 24 prill 1990 dhe zgjati më shumë se 4 orë. Ne kemi ngritur shumën shumë të madhe të nevojshme për të sjellë Dr. Ibrahim Rugova dhe 12 liderë të tjerë civilë nga Kosova për të dëshmuar në Uashington për herë të parë dhe kemi ngritur një darkë në Manhattan në Sheraton Hotel të NYC më 28 prill në të cilat morën pjesë mbi 2500 amerikanë shqiptarë, për të treguar dashurinë tonë kolektive për popullin shqiptar të Kosovës dhe udhëheqësit e tyre që erdhën në SHBA.

Ne kemi redaktuar profesionalisht seancën e Kongresit të mbajtur më 24 prill dhe darkën historike të mbajtur në NY më 28 prill. Gjithashtu, bashkangjitur është marshimi historik dhe tubimi në DC mbajtur më 11 korrik 1990 gjatë së cilës udhëheqësit e Senatit Bob Dole dhe Claibourne Pell riafirmuan mbështetjen dypartiake për Kosovën që të jetë e pavarur nga Serbia dhe gjatë së cilës Dole tha se do të shkonte në Kosovë për të sfiduar Millosheviçin (dhe ai e bëri atë me 5 senatorë të tjerë të SHBA 3 javë më vonë) siç bëri me mua më parë Kongresisti Tom Lantos që Maj, ne ishim zyrtarët e parë amerikanë që u lejuan të shkonin në Shqipëri pas 50 vjetësh . Video youtube e bashkangjitur që mbulon thelbin e të gjitha 3 ngjarjeve është rreth 1 orë e 30 minuta. Video-kasetë origjinale për këto 3 ngjarje që arrijnë në 8 orë janë digjitalizuar dhe ruhen në arkivat private të AACL së bashku me versionet origjinale të çdo delegacioni të AACL në Shqipëri, Kosovë, Itali dhe në tokat shqiptare në Maqedoni , Malin e Zi dhe Preshevën, për më shumë se 25 vjet, për hulumtime shkencore për vitet që vijnë

Pra sipas vlerave dhe kontributeve qe dha Joseph J. DioGuardi po i propozoj zotit albin Kurtiti dhe Vjosa Osmanit qe te dekorohen figurat amerikane edhe ato izraelite po edhe Joseph J. DioGuardi ish kongresisti amerikan .

Pos,asaj propozoj qe zoti Diogardi të jetë edhe pjesë e dialogut në mes Serbisë dhe Kosovës qe pritet te zhvillohet ne këtë vit.

Image
Image

Burimi/botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *