Home

Lajme

ALUMNI Liceu Artistik – Ada Shalari- piano/ muzikologji- moderatore

No Comments Kulture

Lindur në Tiranë 1996-2004 kryen arsimin tetë vjeçar pranë Institutit të të verbërve në Tiranë ku fillon të marrë edhe mësimet e para në piano. Në vitet 2004-2008 kryen studimet e mesme në shkollën artistike“Jordan Misja”dega piano nën drejtimin e pedagoges Ingrid Pulizo. Në vitin 2008 fiton vendin e parë në konkursin e pranimit në Universitetin e Arteve dega muzikologji. Në vitin 2011 diplomohet në Bachelor me rezultate shumë të larta nen drejtimin e profesor Sokol Shupo.
Në vitin 2013 diplomohet në master shkencor me rezultate te shkelqyera për Muzikologji pranë të njëjtit universitet nën udhëheqjen e Prof. Sokol Shupo.
Si studiuese ka marrë pjesë në dy tryeza të rrumbullakëta në lidhje me çeshtjet problemore të muzikës serioze shqiptare te organizuara nga universiteti i artevekuështëparaqitur me disa artikuj në këtë fushë. Veprimtaria artistike Në vitet 1998- 1999 merr pjesë si këngëtare në festivalet e fëmijëve 35, 36 të Tiranës ku fiton çmimin e dytë dh e të tretë. Është pjesëmarrëse në disa koncerte si kengetare në aktivitetet e organizuara nga kolegji Turk. Është pjesëmarrëse në 8 edicione të koncertit kombëtar “Arti përtej shikimit” ku ka deputuar këngë dhe pjesë klasike në piano në qytetet Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe Vlorë, krahas këngëtarëve të njohur të muzikës së lehtë, Klajdi Musabelliu, Saimir Braho, Armand Likaj. Në vitin 2004 jep koncert me muzikë klasike në Prishtinë ku deputon si pianist vepra të Chopen, Bach etj. Në 19 shkurt 2010 jep koncert recital si pianist me vepra të autorëve bashkëkohorë dhe klasikë në shtëpinë qëndrore të Ushtrisë. Në 15 maj 2014 është pjesëmarrëse si pianiste ne“Unlimited” festival organizuar nga British Council Albania ku interpreton vepra nga autorë bashkëkohorë dhe romantikë si; Schubert, Bartok, Bach. Në korrik 2014 fiton çmimin e parë në prozë në konkursin letrar “Me sytë e shpirtit” organizuar nga Shoqata e të Verbërve të Shqipërisë. Ne shtator të vitit 2014 eshte drejtuese e nje emisioni kushtuar muzikes sone folklorike ne radio Tirana. Gjithashtu ne vitin 2017 drejton per shtate muaj emisionin e pare te kritikes vitrina kulturore. Ne datat 10 deri ne 14 tetor merr pjese ne edicionin e dyte te festivalit internacional ne Mersin te Turqise. Veprimtaria studimore: Është autore e një sërë studimesh që kanë të bejnë kryesisht me muzikën serioze kombëtare si: Artikull mbi tetëdhjetë vjetorin e lindjes së artistit AvniMula, “Dukuritë në muzikën shqiptare”, artikull mbi veprimtarinë e Tefta Tashko Koços, paraqitur në konferencën shkencore mbi muzikën shqiptare të paraçlirimit”, organizuar nga U A,“Estetika dhe muzika”, “Gaqo Avrazi dhe ansambli i ushtrisë popullore”, ku diplomohet në Bachelor, “Arti dhe marrëdhënia me publikun”,studim mbi krijimtarinë e kompozitorit Kozma Lara, historia dhe zhvillimi i sonatës, “Fan Noli mes kritike sdhe muzikes” temë diplome në master shkencor.

Burimi/Facebook/ALUMNI – Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *