Home

Lajme

ALUMNI Liceu Artistik – Elda LARO- pianist/dirigjente ( Berlin)

No Comments Kulture

Nje nga artistet me te gjithanshme te brezit te saj, endrra e Elda Laros ka qene gjithmone qe nje dite te shprehej permes dirizhimit. Si dirigjente, pianiste, muzikante,çembaliste e shoqeruese, femija e mrekullueshme nga Shkodra, pas ekzekutimit te koncertit te Beethoven n 1 per piano e orkester ne moshen 11 vjeçe, u zgjodh si nje nga te rinjte me premtues muzikante shqiptare qe iu dha nje burse studimi per te studjuar me pianistin e mirenjohur Remo Remoli ne “Conservatorio G.Verdi “, ne Torino. Elda aktualisht eshte pianiste ne Deutsche Oper Berlin. Si dirigjente kohet e fundit ajo dirizhoi orkestren e Teatro Massimo Bellini ne Catania “Meshen e kurorezimit” te Mozart e koncertin e Beethoven n2 per piano e orkester. Ne 2015 Teatri i Operes TKOB e ftoi ate per te debutuar “I Capuleti e i Montecchi” te V.Bellini e pas ketij suksesi dirizhoi gjithashtu “Cosi fan tutte” te Mozart duke luajtur gjithashtu ne klavicembal e Carmina Burana te Orff te koreografur nga Youri Vamos. Gjate viteve te saj si shefe e muzikes ne Theater Münster, Gjermani, vocal coach ne Musikhochschule, Elda ishte gjithashtu dirigjente e Konzertchor Münster duke dirizhuar rregullisht koncerte e oratorio, dukeduke dirizhuar rregullisht koncerte e oratorio, duke perfshire nje tournée te gjere ne Itali me Brahms “ Ein deutsches Requiem” . Ajo studjoi dirizhim me R.Bohn ne Düsseldorf dhe Masterclasses me D. Renzetti, R.Rizzi Brignoli e Maurizio Arena. Pasioni ekletik i Eldes per te mesuar duke perfshire 10 vjet si violiniste, rrjedhshmeri e gjuheve te drejtperdrejte: italisht, anglisht, gjermanisht, frengjisht e shqip, si dhe nje muzikante e pasionuar e muzikes se dhomes, i jep asaj nje baze te forte. Studimet e pianos fillojne nga Shkodra me Fatmira Pelushi, pastaj me pianisten e njohur dhe te jashtezakonshme Margarita Kristidhi ne Akademine e larte te Arteve ne Tirane, ne Itali me prof. Remo Remoli, pastaj nga Parisi, ku ne 1995- 1996 fitoi nje burse studimi per muzike kontemporane duke studjuar me pianistin e famshem boteror Claude Helffer e ne Salzburg me pianistin gjerman Alfonso Kontarsky. Ekspertiza e muzikes kontemporane e pane Elden kohet e fundit kur ajo u zgjodh per te pergatitur premieren boterore te operes “ Wir aus Glas” te Yasutaki Inamori,nje bashkepunim midis Deutsche Oper Berlin e Biennales ne Münich. Nje shoqeruese shume e kerkuar ne recitals, paraqitjet e fundit ne koncert perfshijne artiste te shquar si Ermonela Jaho, Saimir Pirgu, Gezim Myshketa, Dimitra Theodossiu me te cilen u shfaq ne Wigmore Hall te Londres ( gjithashtu CD) dhe tenorin Marcello Giordani ne Club Athletic ne New York City. Si pianiste ajo ka bashkepunuar me Mirella Freni, Carlo Bergonzi, Roberto Alagna, Renato Brunson, Giuseppe Giacomini, Fiorenza Cossotto e Edda Moser. Gjate sezonit 2019-2020 Elda shoqeroi ne tournée, kengetaren, yllin e kabarese ne bote, Ute Lemper ne Filarmonine e Berlinit, Elbfilarmoni ne Hamburg, Tonhalle ne Düsseldorf e ne vende te tjera te Gjermanise. Shfaqjet si soliste me dirigjente kryesore perfshijne Mtislav Rostropovich, Marc Soustrot, Konrad Junghänel, Antonello Manacorda etj. Orkestrat kryesore perfshijne Teatro Regio te Torinos, Arturo Toscanini te Parmes, Filarmonia e Torinos, Orkestra Verdi e I Pomeriggi Musicali te Milanos, Rtsh Tirane. Tournée koncertesh e kane çuar ne Itali, Spanje, Uk, Austri, Gjermani, France, Japoni, Malezi e United States. Elda mori vleresime kritika te akorduar me 5 yje nga Financial Times per CD e saj Chandos te muzikes se dhomes Bottesini. Ne 2009 Elda u vleresua me çmimin prestigjoz “Premio Danzuso” nga Amici della musica ne Catania.“Premio Danzuso” nga Amici della musica ne Catania. Ne 2011 u nderua gjithashtu me çmimin “Kult” ne Tirane. Pas studimeve te saj ne Accademia della Scala ne Milano, Elda u angazhua si “ Maestro Sostituto” ne Ravenna Festival, Regio di Parma, Aix-en-Provence, Tiroler Festspiele Erl, perpara se te fillonte angazhimin e saj prej 12 viteve ne Catania, Teatro Massimo Bellini. E angazhuar per te dhene ekspertizen e saj, Elda jep rregullisht Masterclass si vocal coach.

Burimi/Facebook/ALUMNI Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *