Home

Lajme

Kadri Veseli kthehet në Kosovë, lirohet për të vizituar babanë e sëmurë

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është liruar nga Haga dhe ndodhet në Mitrovicë ditën e sotme. Ai është liruar përkohësisht për të vizituar babanë e tij, i cili është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Nuk dihet për sa kohë do të qëndrojë Veseli në Kosovë, por ai po ruhet nga forca të shumta të Policisë dhe Eulex.

Pavarësisht vizitës, Veseli do të rikthehet në paraburgimin e Hagës për të vijuar gjyqin për akuzat për krime lufte si ish-lider i UÇK-së.

Burimi/vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *