Mos harmoni mëmëdhenë
(Kushtuar Sali çekut)
Kur pranvera kush filluar
Sali Çeku fluturon
Si shqiponja mbi flamur
Në kosovë trim qëndron
Amanet të parët lanë
Mos harroni mëmëdhenë
Se stërgjyshërit e tu luftuan
Dhe me Pushkë dhe më penë
Në gjurmë i foli ëndrra
Hasmi vatrat po i djeg
Armën shpëjt rrëmben trimi
Mbi armikun vret e pret
Dhe këngen nis këndon
Se mjaft në robëri
Nga zemra veç buçet
E jona Dardani.
Remzi Basha
Tahir Sinani
Ne Tropoje ti u rrite
Per Kosoven rreze drite
Trimi deshmor Tahir Sinani
Ne lufte u radhit i pari
Bjeshket tona te burreruan
Per Kosove te bekuan
Djale i ri bie deshmore
Per lirine me pushke ne dore
Atdheu te dha bekimin
Emri yt Tahir Trimi
Kosoven kishe ne zemer
Tu ndricofte ai emer
Lirine e pate te cmuar
Fjala jote s’ka te harruar
Luften e bere me trimeri
Qe Kosova te kish liri
Ku u vrave celi jeta
Lufta jote e verteta
Tahir Sinani djale i ri
Ne zemer Kosova te ruan ti
Remzi Basha
Për ty Kosovë
Toka që lindi çdo ditë shqiponja
Mbuluar me besë e flamur
Ku ka më shumë të flijuar
Emri Dardani s’tu harrua kurrë
Toka jonë Kosova jonë
Ti je nëna dhe historia
Bekuar qofshin trojet e tua
E kish thënë vetë Perëndia
Në shekuj me radhë u flijuan trimat
Para syve të nënës dhe fëmijës
Veshur me flamurin kuq e zi
Për ty Kosovë, zemër e Shqipërisë
Gjaku, besa në themel
Suharekë, Deçan, Drenicë
Si trimat e Adem Jasharit
Kjo tokë do të lindë çdo ditë