Home

Lajme

Çun Lajçi – Unë Çuni, që gja nuk di!

No Comments Lajme Opinion

Ju të PDK-së
Keni mbetë tue u sill rreth mullarit t’lamës, e as elb me fshi as tërshanë, e konopi i shkurtë ka qëllua e as mu lidhë as mu zgjidhë, u batë gaz i kombit!
Kur votohej Specialja, i futshi n’podrum nji nga nji ( jo grushta me i rreh, po me i bind me votua me zor) e ata që s’iu bindëshin i quejshit tradhëtarë! (Iu kemi në internet, për fat!)
Kqyre tash shqiptarin e PDK-së.
Po ata që e votuen vet, i kërkojnë nji zonje, nji t’vetme që i mban n’strajcë krejt ata, me dhanë dorëheqje, pse kjo dikur i paska akuzua Hashimin e Kadrinë!?

  • E pse i çuet n’Hagë pra?
    Juve po iu pyes, pse ju i çuet, pse?
    A e themeluet gjykatën?
    A e votuet? Për kend e votuet?
    Hajt ti Enveri i ditun trego?
    Pse ti s’flet po të tjerve u shkruen çka me folë?
    E keni ditë se për kend po e votoni, e mënzi keni pritë me ua nxanë vendin,e tash po mundohi me folë mirë, sepse ata do t’dalin por ju ku do t’shkoni?
    A dini mu ndalë me marri, apo jeni tue u lidhë edhe ma fort për mullarit?!
    Këputeni konopin e turpit e mos u lidhni për gjuhë, se iu duhet ende me tregua kush ishit për dekada!
    Donika asht e Isufit e ju kurrë si bani veprat madhore të tij, e Donika asht shpatë që s’tupitët!
    Ecë Donikë, ti s’je me fshi tërshanë. Vazhdo he t’priftë e mbara, se shqiptari gjithçka pranon, veç suksesin s’ta duron, thoshte Ramiz Jakup Kelmendi!
    Unë Çuni që s’din kurgja, i smutë fola!
    Spital, 04.05.2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *