Home

Lajme

Fadil Lushi – NË VIGJILJE TË 62 VJETORIT NGA BURGOSJA E PATRIOTËVE TETOVARË!

No Comments Argëtim Histori

Dikur moti në vitet e gjashtëdhjeta të shekullit që lam pas, që kur xhaxhai ynë bashkë me shokët e tij prej ideali, u kthye nga ishulli përballë “Shën Gërgurit” të Dalmacisë, i parashtrova pyetjen: “Abej i dashur! Më trego, si ishin kushtet në repartin e “Petrova Rupës” të burgut famëkeq të Goli Otokut!” Përgjigjen e kishte të “paqartë dhe paksa të ftohtë!” Unë prisja se do bënte shpjegime për gurin e bardhë, për gurëthyesin prej shqiptari, për klimën e nxehtë, për mungesën e ujit, për qelitë me a pa dritare.., për torturat çnjerëzore.., dhe për mungesa tjera! Që përgjigjen e kishte në majë të gjuhës.., e kishte.., që përgjigjen e kishte të cunguar e kishte! Nuk më dha shpjegime shtesë! Mbaj mend “hazërxhevapin” e tij, ku pos tjerash tha: “Asokohe, Goli Otoku, kishte dy palë dyer prej hekuri dhe dy ‘kapixhike’ prej druri! Për shtatë mote, për tetë mote dhe ca tjerë shqiptarë edhe për dhjetë mote, vetëm dy herë i panë dyert e hekurta.., herën e parë kur i futën në të dhe herën e dytë, kur i nxorrën nga aty!” Për ‘kapixhikët’ prej druri, asnjëherë nuk ma dha “xhevapin me tamam!” sepse sipas tij, nëpër ‘kapixhikët’ i nxjerrnin njerëzit të cilët ndëronin jetë.., njerëzit që nuk “ishin as për dynja, as për në shtëpi, as për ahiret e as për numër!” Sa e trishtueshme kjo “mesele!” Lavdi të përjetshme kërkuesve të lirisë së munguar të vatanit!

Burimi/Facebook – Fadil Lushi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *