Home

Lajme

Fadil Lushi – “EH, SA KEQ KUR FIQIRI BËHET PËR IKË!”

No Comments Argëtim Letersi

ME SEBEP!
“EH, SA KEQ KUR FIQIRI BËHET PËR IKË!”
Disa ditë më parë, përreth lagjes sime, takova ish-kolaboracionistin, “viçin e palëpirë”, të moshuarin, të cilit i mungon kërthiza dhe prapanica.., dhe që kur ia hoqa një të sharë të ulët orientale-allaturka dhe një tjetër shtesë oksidentale allafrënga.., toptan mbarë e prapë.., lëre që mi mori për ters fjalët, lëre që bëri zhurmën shurdhuese.., por mu kërcënua duke thënë: “Në të zënça unë, do të të fus në kavanoz prej qelqi..,!”, dhe unë ia ktheva “hazërxhevapin”: Nëse ti, do më fusësh në kavanozin prej qelqi, atëherë, unë do ta pres biletën për haremin e dylberëve të Sulltanit, atje ku jetojnë kopilët e kurvit! Që kur ia përmenda haremin e Sulltanit, sikur e pushtoi ngazëllimi! Se çë ishte i gjithë ky ngazëllim, nuk kuptova “hiç gjë!”
Një bashkëmoshatar imi që rastisi atypari, ma tërhoqi vërejtjen dhe pos tjerash, më tha: “Ore, bëj kujdes dhe largohu nga viçi i palëpirë, sepse ky është nën përkujdesjen e heqimit që kuron sëmundjet e fiqirit!”
Hajde mendje, hajde!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *