Home

Lajme

Oltjona Selamaj – Edhe unë diç mbolla…

No Comments Argëtim Letersi

Erdhi koha të largohem
E t’u them unë:”Lamtumirë”
Marr me vehte sakrificat
Në një botë më të mirë
Po ju lë krejt pasurinë
Të vetmën në jetë, që pata
Personazhet, historinë…
Të mos i mbulojë nata…
Po ju lë gjithë dashurinë
Që në skenë, diku, më mbeti
Askujt nuk ka kam zilinë
Zili, më ka mua Mbreti …
Edhe unë, diç kam mbjellë…
Udhës së artit shqiptar…
Jam i varfër në kuletë…
Por në shpirt, mbushur jam ar…
Diç kam mbjellë edhe unë…
Në tokën e ZOTIT tim…
Lindur isha të ngjall njerëz…
Me çdo rol në aktrim…
Stefan Bardhin do të shoh…
Petro Nini, më thërret…
Për tango lart në Parajsë…
Gurabardhi, po më pret…
Do të shoh filmin e jetës…
Se aty emrin m’ a vunë…
Punë e madhe se u lashë…
Por, diç mbolla edhe unë…
Autore Oltjona Selamaj
Dedikuar me respektin maksimal, aktorit tonë të mrekullueshëm, madhështorit, të paharruarit, të pazëvendësueshëmit, të ndjerit Guljelm Radioja😥😥😥😥😥🙏🙏🙏🙏

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *