Home

Lajme

Dashamir Uruçi – DHUNOHET LAPIDARI I FATMIR IBISHIT, DESHMORI I PARË I UÇPMB…!

No Comments Aktualitet Lajme

Këto ditë te bukura te MAJIT 2021,ne fshatin e Mareveshjes se Konçulit, te Kosoves Lindore dhunohet lapidari i deshmorit te pare te ushtrisë çlirimtare te Preshevës,Medvegjës dhe Bujanocit.
Në këtë fshat simbolik,në vend te flamurit shqiptar që valëvitej tek monumenti i lirisë është vendosur flamuri i serbisë.
Shumë te rinj te atyre anëve te revoltuar e kane hequr flamurin serb dhe kane vendosur perseri flamurin kombetar te shqiptarve.
Me dha shumë emocion ky akt patriotik i te rinjve te Kosoves Lindore e nga ana tjeter mu shtua edhe me shume frika per fatin e tyre te nesërm.
Te ndodhur nen pushtimin serb per me shume se 100 vjet,shqiptaret e ketyre aneve kane pesuar goditje te njepasnjeshme,jane burgosur e jane vrare pa meshire.
I jane pasivizuar adresat dhe i kane kthyer nga banore autoktone, ne njerez pa adresa, pa prona, pa shtepi, te rrezikuar e te papune, ne nje vend te begatë, te mbushur me pasuri qe zoti i a dha shqiptarve ne shekuj.
Heqja e flamurit shqiptar tek monumenti i heroit, FATMIR IBISHI eshte nje provokim i rende qe i behet shqiptarve e ne te njejten kohe rrite tensionet e pasigurine ne vendbanimet e tyre, nen sundimin e Serbise.
Ky akt vagabondashi i sherbimeve sekrete serbe, duhet ta rrise ne nje shkalle te larte vemendjen e kujdesin e qytetarve shqiptare te atyre aneve.
Ky provokim i rende, duhet te jete shembull dhe shkak i drejteperdrejte, qendrimi e veprimi i diplomacise e politikes shqiptare.
Ky veprim fyes e poshterues per deshmoret tane e flamurin tone kombetar tregon se sa larg eshte paqa me Serbine e sa qesharak eshte MINIPAMBUKU BALLKANIK i nenshkruar edhe nga qeveria e Shqiperise, pa marre ne konsiderate interesat e Republikes se Kosoves si dhe lirite e te drejtat kombetare e njerzore te shqiptarve, ne Kosoven Lindore.
Rruga qe kane zgjedhur serbet atje, per provokimin e spastrimin etnik te shqiptarve eshte me kosto te larte edhe per vete Serbine te cilet po provokojne konflikte te reja me shqiptaret ne rrajon.
HESHTJA E POLITIKES SHQIPTARE SI DHE E PARTIVE POLITIKE SHQIPTARE NE PRESHEVE MEDVEGJE E BUJANOC ESHTE E PADREJTE E PAPRANUESHME DHE KRIMINALE…!
DASHAMIR URUÇI-USHC-TIRANË.
10 maj 2021.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *