Home

Lajme

Deklaroi se ka ndërruar fe, Ridvan Berisha bën edhe këtë tatuazh

No Comments Aktualitet Lajme

Gazetari, Ridvan Berisha para disa ditëve deklaroi publikisht se ka ndërruar fe, duke thënë se tash është një hebre.

Madje si publikoi edhe fotografi duke u lutur një një objekt fetar të këtij religjioni, shkruan Gazeta inFokus.

E tani Berisha ka bërë edhe një tatuazh në të cilin në njërën anë ka vendosur “Yllin e Davidit” ndërsa në anën tjetër shqiponjën, duke i bërë bashkë kështu këto të dyja.

Këtë ai e ka bërë të ditur përmes rrjeteve të tij sociale ku edhe ka publikuar tatuazhin dhe vendin ku e ka bërë atë.

‘Ylli i Davidit’ ishte i adoptuar si emblemë në vitin 1897 nga lëvizja sioniste. (Komuniteti hebre i Pragës, ka qenë i pari i cili e ka përdorur yllin e Davidit në mënyrë zyrtare).

Duke filluar nga shekulli i XVII, ai u përdor nga shumë komunitete hebre si një shenjë e përgjithshme e judaizmit, edhe pse nuk ka asnje autoritet Biblik. Antropologët pretendojnë që trekendeshi me kokë poshtë përfaqëson organin seksual femëror, ndërsa ai me kokë lart atë mashkullor.

Të lidhura bashke ne hekzagrame ato përfaqësojnë bashkimin e forcave aktive dhe pasive në natyrë.

E këtë yll, Berisha e ka bashkuar me shqiponjën e flamurit kombëtar

Burimi/albanews.org/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *