Home

Lajme

Gresilda Rrugeja – Revolta ne Burgun Qafe Barit

No Comments Argëtim Letersi

Poezi kushtuar Revoltes se Burgut te Qafe Barit.Revolte e cila u zhvillua me 22 maj te vitit 1984.Lavdi vepres se tyre.

Revolta ne Burgun Qafe Barit

Burgu i vjeter fle
Dheu me dekada e ka renduar
Liridashesit qe ne rini
Sa shume vuajtje kane kaluar

Ne burgun e Qafe Barit mes egersise
Ndjehej vajtimi i nje shpesi
Vajton me ze prej lirise
Qe njerezia te mos vdesi

Bucet , vajton dhe shpirti im
Dhe vargjet i rreshtoj nje nga nje te fleta
Me germa te arta plot ndricim
Per heronjte tane flet vete jeta

Shikoj fotot nje nga nje
Me duket se ne to degjoj nje ze
Atje dheu tundet si termet
Cdo grimce dheu atje flet

Sa here jane torturuar e jane vrare
Sa djerse e lote kane derdhur
Sa deshmore aty kane rene
Gjaku i tyre per liri eshte derdhur

Xhelatet pinin djerse
Xhelatet pinin gjak
Dhe perhapej ne burgun Qafe Barit Torturat ne cdo prak

Ligjeroi me shume fuqi
Atje ne burgun Qafe Barit
Derdhen lotet mbi nje varr
Derdhet gjaku per liri

Te zbresim ne revolte te tere
Me zemer te forte si guri
Ne koke xhelateve te kuq
Qe gjemba e zinxhire na thuri

Perpara me gjoksin ne revolte
Per paqe e liri
Xhelatet ti zhdukim nga rrenja
Te jetojme te lire me demokraci

Qajne nenat e heronjve ulerinje
Motrat e tyre derdhin lot si lume
Dridhet burgu Qafe Barit,Dridhet shume
Ndizen syte e liridashesve shkrepetinje

Sa here ne foto e shikoj ate burg te zi
Ne zemer ndjej dhembje e zemerim
Por kur degjoj se emri i tyre kujtohet
Ndjej thelle ngazellim.

Gresilda Rrugeja Date 06 . 05. 2021 .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *