Home

Lajme

ALUMNI- Liceu Artistik – Prof.Asoc. Pranvera ÇAUSHI ( XHOXHI ) – Pedagoge piano

No Comments Kulture

Lindur në vitin 1957 ne Tirane. 1963 – 1975 kryen studimet ne Liceun Artistik te Tiranes per Piano. 1975 – 1980 Kryen studimet ne Institutin e Larte te Arteve ne Tirane. 1980 – 1985 Pedagoge e Pianos ne Liceun Artistik te Tirane. 1985 – 1987 Ass. Pedagoge e Pianos ne I. L. A. ne Tirane. 1985 Kualifikim Pasuniversitar ne Akademine e Arteve. 1987 – 2021 Pedagoge e Pianos ne Akademine e Arteve ne Tirane. 1995 – Specializim ne Itali me Programin TEMPUS 1996 Ka dhene provimin pasuniversitar te gjuhes RUSE 1997 Ka dhene provimin pasuniversitar te gjuhes FRENGE 1998 – Specializim ne Itali me Programin TEMPUS 2001 Specializim ne Itali me Programin INTEREG 2004 Merr Titullin Akademik PROFESOR I ASOCIUAR Panvera Çaushi (Xhoxhi) eshte nje nga pianistet me te talentuara dhe me te pergatitura ne brezit te saj. Te gjitha ciklet e studimet te saj ne piano, nisur nga ato Fillestare, ato te Mesme e ato Akademike Ajo i perfundoi me rezultate te Shkelqyera. Gjate ketyre viteve AJO mori mesime pianoje nga Profesoreshat e Shquara, Marie Rafael, Adriana Dizdari dhe Prof. Anita Tartari. Ajo shpalosi nje talent te vecante ne fushen e mesimdhenies se Pianos Principale gjate viteve te punse se saj si Pedagoge ne Liceun Artistik te Tiranes.Ajo ndertoi nje klase te mire pianoje me nxenesit e saj dhe u evidentua per rezultatet e arritura ne drejtim te lojes ne pianoforte. Disa ish nxenes te saj sot jane pianiste me emer dhe zhvillojne nje kariere te sukseseshme pianistike brenda dhe jashte vendit. Ne vitet e mevoneshme ne Akademine e Arteve, sot Universiteti i Arteve, ku ende vazhdon te punoje siUniversiteti i Arteve, ku ende vazhdon te punoje si Pedagoge e Pianos.Ajo perfaqeson shembullin e nje profesionisteje me pervoje ne pergatitjen dhe formimin e Studenteve te saj. Pranvera gjate viteve te saj si pianiste dhe kuadro ne Universitetin e Arteve, eshte perfshire ne mesimdhenien e Pianos Principale, ate te koplementare ,te Koncert Mjeshtres ne klasat e Violines, ne klasat e Kantos, ne klasat e violoncelit, ate te instrumentave te frymes, te Dirizhimit si dhe ato te lojes ne ansamble dhome. Ajo ka mbajtur edhe detyra funksionale ne komisionin e pianos si dhe ka punuar ne grup ne hartime Planesh e Programesh si dhe ka hartuar Currikula te lendeve formuese te instrumentit te pianos per studentet e profileve te ndryshme si kanto, muzikologji, piano komplementare etj. Ajo eshte anetare e EPTA-s ( European Pianist Teachers Assosation). Ajo eshte anetare ne shume Juri te Konkurseve pianistike. Shume nxenes dhe studente te saj pianiste marrin pjese ne konkurse te ndryshme dhe disa prej tyre nderohen edhe me Cmime.. Ajo eshte anetare edhe e disa Shoqatave te tjera te rendesishme te pianos si psh. Shoqata Miqte e Muzikes, Shoqata e Tonin Harapit, Shoqata Miqte e Shopenit dhe asaj te Muzikes se Re Shqiptare. Ajo eshte autore e shume studimeve pianistike si dhe e disa veprave te kompozitoreve Shqipetare. Ajo ka udhehequr shume diploma dhe si dhe ka bashkepunuar ne udheheqje diplomarsh. Si pianiste Ajo ka marre pjese ne disa konkurse dhe eshte nderuar edhe me cmime te rendesishme.

Burimi/Facebook/ALUMNI – Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *