Home

Lajme

Ardiana Dhimiter Mitrushi – Kafshim… artistik

No Comments Argëtim Letersi

Ndjeva një rrënqethje të gërvishtur nga thika e sheqerosur, nga nënqeshja përbindëshe gjuha shijonte me kërshëri dëshirat e pa thëna.
Në sytë e tu’ ekzistonte lavdia shekullore, eposi Homerian që dritën e imagjinonte akoma edhe sot në errësirën shpirtërore.
Me shekujt kalëronte furtuna titanike që ulërinte nga fundi oqeanik. Ajo ulërinte për fitoren e dorëzuar me pyetjet si një torturë psiqike që i kërkonte, por në duart e kujt?!…
Në rrënojat shpirtërore kish mbetur vetëm një ndjenjë emergjente, ajo e unit që vërtitej si peshku pa ujë me sy të përgjakura. Me gojë lëvdonte vetveten si një formë mastrubimi klasik elozhesh duke gëlltitur spermatozoitin deri në pikën e fundit. Me dëshirë psiqike lëpinte pikëzat e fundit të aktit përbuzës seksual si një hymn i dështuar, me një frazë të rëndomtë: “Mbarove, ik tani…”
Ky është vetëm një makabritet i trysnuar në palcën tokësore, një lëmoshë andro-meno patetike, klasiçizëm mondan i kohës që paguan vetveten.
Në rrjetin e elitës apo eskortës mondane jepeshin rrushfetet banale erotike, përbuzjet maskuliniste. Pikërisht në atë rrjet kategorizoheshin dhe ndaheshin llojet e dëshirave femërore, pompoheshin ireksionet për të zbrazur balonat testikulare, por pa njohje lamtumire.
Sot elita juaj e përsosur i’a kish rrëmbyer petkun grabitqar merimangave, por kurrën e kurrës nuk do të mund të arrinte të pështynte me mjeshtërinë gjenetike të përsosmërisë së saj.
Përplasjet zanore përcillnin jehonën e mbytur me një shhhh!… Sa shpesh në brezaret e thella të truve i shtruat harresat banale dhe, me një buzëqeshje idopatike tragjiko-komikja aktronte virgjërinë e kohërave tektonike që shkundëte tërë prapësitë.
Por, edhe sa kohë do të presim “të virgjërën” Mari që të vijë dhe të ulet si ju, elitaret mondane dhe, me artistëri të na mbushë mendjen që ne jemi të kërcënuarit paranoikë të “dhimbjes tuaj”…
O Zot!… Më fal që para teje arrij të përdhos emrin e një shenjtore, por sa shumë janë shtuar edhe “mëkataret” e pafaj…
Unë “djalli vetë” jam pasoja që lëngoj “gjynahet” e botës, lëngoj “turpin” që sot jam këtu, lëngoj zhargonet jetike paranoike, por më shumë lëndoj “hyjneshën” që aktroi në perëndinë e ekzistencës time.
Sot, si re e zezë turfullon ekzistenca ime, qielli kërcet dhëmbët e akullta për të ngrirë dhe këputur dritën e diellit tim të lëmshuar në miliona fije shprese. Në rrezet vezullonjëse e shoh të ardhmen, ndjej shiun dhe rrjedhën që kthjellon faqet e nxira që kanë veç një emër, asht krim…
Unë si individ femëror, shpesh edhe kam gabuar, edhe jam mashtruar, mbase ju kam lejuar edhe përrallën e rradhës të lodrojë me nënqeshje, por sot kohës i kam lënë edhe hapësirën e duhur për shpëtim.
Unë nuk dua t’i mbetem peng kohës, për faj të epsheve ekstazike amëshore humaniste, as pushteteve panaromike, as karrierave Hygojane, por as unit egoist skizofrenik paranoik që bën hije diku.
Unë në thellësi e ndjej çdo lëvizje, çdo ndjesi njerëzore, çdo hapësirë tokësore, por edhe çdo kafshim… artistik. Unë në horizontin tim e ulur do të ri dhe pres dritë vezullimin blu të kaltërsisë, të pres ty ndjenja ime si një muzë infinitive, por me shpresa të shenjta hyjnore…
Ardiana Mitrushi 05/11/2021…

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *