Edhe një deputete e VV-së është solidarizuar me popullin palestinez pas incidenteve të fundit në Jerusalem dhe Gazë.
Bëhet fjalë për deputeten me emrin Fjollë dhe mbiemrin Ujkani.
Ajo në fotografinë e parë të publikuar shkruan “Free Palestinë” [Çlirojeni Palestinën], derisa në të dytën ka ndarë një raportim ku tregohet se bombardimet e Izraelit në drejtim të Gazës kanë shkaktuar vrasjen e nëntë fëmijëve.
Qeveria e Republikës së Kosovës tanimë ka vendosur që ambasada e Kosovës të jetë në Jerusalem, duke e njohur kështu Jerusalemin me territoret e pushtuara si kryeqytet të Izraelit.
Vetëvendosje me Kurtin kishte pasur qëndrim krejtësisht të kundër dikur.
Burimi/periskopi.com/