Home

Lajme

Xhafer Shatri – Jusuf Gërvalla në fulqinjtë e matrapazëve

No Comments Argëtim Histori

Apo kur qeni i keq, prej frikës nga arusha e leh Hanën
Kosova e mbërthyer në kthetrat e pandemisë, e harroi fatkeqësinë që i ka rënë mbi kokë duke parë e duke dëgjuar, opozitën dhe mediat e saj kah vjellin helm e çkulnajë në Parlament, në internet, në ekrane e kudo që mbërrin gjuha e tyre e pistë.
Objekt sulmi ishte dhe vazhdon të jetë Donika Gërvalla, një grua që prej dekadash ka dalluar me dijen, guximin e atdhetarinë e saj.
Babai im i ndjerë e thoshte shpesh: Qeni i keq, prej frikës nga arusha e leh Hanën dhe nuk e lë të zotin me fjetë gjithë natën.
Nuk mbroj Donikën, se ajo nuk ka nevojë për avokat, por ne respekt te publikut duhen përseritur disa të vërteta.
Hienat e Prontomafisë, me gjoja mbrojtjen e banorëve aktual në Burgun ndërkombëtar të Hagës, në fakt duan t’i mbrojnë privilegjet e veta, postet që kanë marrë pa asnjë meritë dhe pasurinë që kanë vënë pa e derdhur as një kokërr djerse.
Meqë kjo lukuni çakejsh, të organizuar ushtarakisht, në vend se t’i vënë gishtin kokës, në vend që të kërkojnë falje për të gjitha të këqijat që ia kanë bërë Kosovës, janë çu peshë dhe po i kërcënojnë seriozisht të gjithë ata e ato që mendojmë ndryshe.
Ndonëse të pamerituara, sulmet ndaj Donikës janë sulme ndaj një personi publik, por ajo çka i bën sulmet ndaj saj anti-shqiptare janë përpjekjet për të goditur edhe babain e saj, Jusuf Gervallën. Duhet të jeshë argat i dreqit të sulmosh Dëshmorin e Atdheut. Shumica e banorëve të Kosovës nuk kishin lindur ende kur Serbia vrau Kadri Zeken dhe Jusuf e Bardhosh Gërvallën. Për këtë pjesë të publikut po përkujtojë disa e vërteta, që në Kosovë do të duhej t’i dinin edhe zogjtë e malit:
1.
Jusuf Gërvalla ishte një personalitet shumplanësh: poet, shkrimtar, përkthyes, gazetar dhe këngëtar i njohur gjithandej ku kishte shqiptarë.
Ai i kishte të gjitha mundësitë “të jetonte si Beg“, por në një moment historik ai i la të gjitha anash dhe me një truç fëmijë nëpër këmbë e mori botën në sy.
Për Liri, për Shqiptarë dhe për Kosovën. Jo për Enver Hoxhën! Nese do ta kishte marrë për Enver Hoxhën mund të kishte shkuar në Tiranë.
Prandaj, Kryesia e Jugosllavisë, pra udhëheqja e njërit prej shteteve më të fuqishme në Evropën e asaj kohe, pati marrë vendimin e prerë që Jusuf Gërvallën dhe dy shokët e tij të luftës, Kadriun e Bardhoshin t’i eliminonte me çdo kusht.
Dhe i ka vrarë në zemër të Evropës vetëm e vetëm pse ishin në krye të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës.
Dhe i ka vrarë në një kohë kthese historike, kur komunizmi po shkërmoqej nën peshën e krimeve të veta të papërshkruëshme.
Dhe i ka vrarë për ta ngrirë në gjak Lëvizjen Çlirimtare të Kosovës.
Ndërsa ju, “profesora“ të paedukuar, paskëshit menduar që Jusuf Gërvalla me shokë duhej ta hapte frontin edhe me Shqipërinë, se nuk i mjaftonte fronti me UDB-në e me Jugosllavinë!
A e shihni sa pak dini të analizoni apo të mendoni në mënyrë kritike? Po si mund të etiketoni Jusuf Gërvallën si enverist? Kur ai me asgjë nuk ishte i tillë, as me veshje, as me pamje, as me flokët, as me shkrimet, as me këngët. Me asgjë.
Kot e keni t’ia veshni pelerinën tuaj, sepse ai ishte VETEVETJA!
Ju këto teza mjerane i mbeshtesni ne dy-tri letra, që të vetmin qëllim e kishin ta vetëdijsojnë udhëheqjen shqiptare për gjendjen e rëndë në Kosovë dhe të kërkonte mbështetjen e Shqipërisë, si i vetmi shtet që asokohe ishte vënë ne mbrojtje të Kosovës. Mjerisht shumë më tepër me fjalë e me propagandë se sa me ndonjë punë të mençur.
Ju nuk dini as të lexoni, sepse as një fjali e thjeshtë, madje as Librat e Shenjtë, nuk mund të lexohen jashtë kontekstit Kohë dhe Hapësirë!

  1. Ju e akuzoni Donikën dhe familjen e saj, pse nuk kanë lejuar TMK-në të marrë pjesë në rivarrimin e eshtërave të Heronjëve të Kombit, Jusuf e Bardhosh Gërvalla?!
    Po ju tregoj unë: Sepse shefi juaj, Padrino i Prontomafisë dëshironte ta përdorë edhe një ceremoni të tillë për qëllime të pista politike, ndërkohë që ekzekutonte shqiptarë të pafajshëm e me emër si në kohën e OZN-ës!
    Në këto ekzekutime kanë marrë pjesë edhe vrasës që ishin të veshur me uniformën e TMK-së.
    Në vitin 2000, njëri prej shefave të SHIK-ut, Muhamet Mavraj, prishet diçka me një kryeredaktor reviste dhe menjëherë atë natë, këtë të fundit e kidnapojnë pjesëtarët e TMK-së dhe, pasi e çojnë nga Prishtina në do ara afër Lypjanit, e çallamitin dajak, duke e lënë për të vdekur. Ka plot këso rastesh edhe me fatalitet, por shpejtë do të dalin në shesh të gjitha! Do t’ia nxirrni njëri-tjetrit të palarat për fushë në përpjekje për të shpëtuar vetën. Lëmshi po mblidhet. Paniku është dëshmi.
    A propos, TMK, ka marrë pjesë, me njësinë e nderit, edhe në varrimin e Fadil Hoxhës, i cili në kohën kur është marrë vendimi për vrasjen e Jusufit, Kadriut e Bardhoshit, ishte anëtar i Kryesisë së Jugosllavisë!
    Lexojeni Komunikatën e Shtabit të Përgjithshëm të TMK-së për ngjarjet e turpshme të vitit 2004 dhe aty shihet se kush udhëhiqte me këtë institucion. Ajo komunikatë përgjithmonë do të mbetet manifest i turpit tonë kolektiv, kur djegia diabolike e kulteve dhe vrasja mizore e pleqve në shtëpitë e tyre lartësohen si akte heroizmi!
    Ajo komunikatë, në çdo rresht të sajin e ka vulën e turpit e të tradhtisë maksimale; e ka logjikën shtetrrënuese e antishqiptare të Padrinos dhe të Koçi Xoxës së Kishnarekës. Përmes saj Hashim Thaçi me shokë marrin përgjegjësinë historike si organizatorë të atyre ngjarjeve të turpshme, në të cilat i ka ndihmuar me zemër Koshtunica dhe shërbimet sekrete serbe.
    Qëllimi ishte i qartë; ndarja e Kosovës, futja e kulteve ortodokse në listën e trashëgimisë botërore të UNESKO-s dhe bosnjëzimi përmes tyre i asaj pjese të Kosovës që do t’u mbetej shqiptarëve të shkretë.
    3.
    Altoparlantët e Prontomafisë, kudo që mbërrin pena e tyre e fëlliqtë, përpiqen ta fajësojnë Donikën edhe për shumëçka tjetër: çka ka kërkuar ajo në LDK, meqë babai i saj, po të mos e vriste Serbia, do të ishte anëtar i Shtabit të Përgjithshëm i UÇK-së?!
    Cilido person që e ka njohur Jusuf Gërvallën apo që e njeh sadopak biografinë dhe krijimtarinë e tij e di mirë se ai kurrën e kurrës nuk do të pranonte të jetë qoftë edhe në shoqatën e gjuetarëve me persona, thënë më së buti, të ligj, të pagëdhendur e amoral që veç të tjerash janë përgjegjës:
    a. Kanë shkruar komunikata antishqiptare, si ajo me numrin 59, dhe në orën më të ligë të Kosovës, përmes shpifjesh monstruoze janë përpjekur me krejt qenien e tyre diabolike të nxisin luftë vëllavrasëse në Drenicë dhe gjithandej në Kosovë.
    b. Ndërkaq, të njëjtit, nuk kanë lëshuar fare komunikatë kur Adem Jashari me krejt Familjen e Tij ranë theror për Kosovën e për shqiptarët. E të cilin, jo vetëm që nuk e kishin ndihmuar, por edhe ia kishin vjedhur paratë që i kishte dërguar i vëllai për t’ia blerë dhe për t’ia përcjellur armët;
    Çka është edhe më keq, pas Vetësakrifikimit Epik të Familjes Jashari, këta cuba që fshiheshin pas një gjoja shtabi të përgjithshëm, e emëruan, post mortum, Adem Jasharin Komandant të UÇK-së dhe volën e vodhën afër 100 milionë DM. Ndërkohë që për së gjalli nuk e njihnin as si pjesë të UÇK-së!
    c. Në Hagë janë 4 anëtarë të Shtabit të Përgjithshëm, prej tyre dy janë përgjegjës për vrasjen e Behadin Hallaçit, njëri prej burrave më të fortë e më të ditur të Lëvizjes Kombëtare të Kosovës. E kanë vrarë vetëm pse i janë frikësuar autoritetit të tij. E kanë vrarë në një luftë që ata, nga një Luftë e Shenjtë për Liri e kishin kthye në luftë të Shëmtuar për Pushtet.
    4.
    Ju mendoni se bërllogun tuaj 20 vjeçar, deri edhe në përmasa të tradhtisë, sepse pazaret me kufijtë dhe sovranitetin nuk kanë emër tjetër, mund t’i pastrojnë Albini e Donika me shokë e shoqe për 2 muaj? Jo, as për 5 vjet, sepse dëmet që ia keni shkaktuar Kosovës, janë kolosale. Janë politike, janë ekonomike, janë juridike, janë financiare, janë morale. Disa prej tyre janë të pariparueshme. Përgjithmonë. Ato janë bërë edhe me vullnetin tuaj renegat e të pështirë.
    Kësajde jam unë dhe plot të tjerë që do t’ua mbajnë gjithë jetën gishtin akuzues…
    Ju nuk keni të drejtë morale me e çelë gojën tuaj mercenare, sepse ju flisni me gjuhë të pagueme nga parët e vjedhura.
    Turpi ju mbuloftë!
    PS
    Një mesazh krejt miqësor për shefin e opozitës, Lumir Abdixhiku: mos lejo që debati i shëndoshë e aq i nevojshëm në Kuvend e gjithandej në Kosovë, të përkthehet në sulme të ulëta personale dhe nga njerëz me të cilët ndani të njëjtën parti, se me tipa të tillë gjithë jetën do të mbetesh në opozitë.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *