Home

Lajme

Ymer Nurka – O MJALTI NË HOJË

No Comments Argëtim Letersi

Dora gjë s’të prek, këmba gjë s’të shkel,
Ç’ta stoliska shtatin, fustani me tel!
Tash që hyri Vjeshta dhe Vera po del,
O mjalti në pite, vallë kush të vjel?!

Si në mijra lule, gatuar nga dora,
Prahruar nga Dielli, freskuar nga bora.
Njëzet vite shkuan, ja tek erdhi ora,
Përmbi flokun tënd, të vihet kurora!

Cili e ka fatin, kush do të provojë,
Të shtrydhë me buzë, të shkrijë me gojë?!
Si melhem për shpirtin, pika të pikojë,
O mjalti me pite, o mjalti në hojë!

Kur të pikosh tinë, moj u bëfsha enë,
Në një cep të Botës, atje le t’më venë!
Ne të rrimë zgjuar, kur të tjerët flenë,
Tretur të dy bashkë, si malli me ngenë!

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *