Home

Lajme

Skënder Karaçica – Thirrje Publike në mbrojtje të shkollës shqipe në Kosovë

No Comments Lajme Opinion

PËR HAMSHORËT DAJAKU DHE SHTETI LIGJOR…!
Në Prishtinë u bë lajm i trishtimit dhe idinjatës,kur një hamshor i sojit të bishës së malit,paskësh dhunuar një vajzë të klasës së parë të shkollës fillore(!).Ku janë institucionet e sigurisë të shtetit të Kosovës…?!Mos lejoni të shëmbet Tempulli i dijes për brezat e rinj të Kosovës…!Anarkia është gangrenë e vlerave të demokracisë dhe të lirive njerëzore,kanë thënë teorikët e historisë dhe të vlerave universale të demokracisë.
Të gjitha ata që sillen rrugëve të Kosovës,hamshorët me insiktet e kafshës dhe,me turpin para vetës në sulm ndaj shkollës shqipe duhet sa më parë të marrin denimin me kodet e ligjit të shtetit të Kosovës (vepër e rëndë penale)dhe të njejtit të leqitën nga të gjitha rrjedhat e jetës shqiptare në Kosovë…(!).
Shteti me mekanizmat ligjore dhe në krah të institucioneve të shkollës shqipe në Kosovë të marrin në dorë sigurinë e plotë të nxënësve tanë dhe të shkollës shqipe!Të gjithë hamshorëve të veshur me turpin e kohës t`u thehet kurrizi me dajak dhe me ligjet e shtetit të Kosovës!
JO!sulm të hamshorëve me instikte të kafshës ndaj shkollës shqipe në Kosovë!Larg duart për shembjen e vlerave të udhës së dijes dhe të shkollës shqipe!Nxënësit e shtetit të Kosovës të jenë të lirë,të mbrojtur në shkollë dhe në udhët e rritës së tyre…!
Diaspora shqiptare në Amerikë i bashkohet protestës së sotme para Ministrisë së Arsimit,Shkencës,Teknologjisë dhe Inivacioneve në Prishtinë në mbrotje të nxënësve dhe të shkollës shqipe në Kosovë!
Çikago,16 maj 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *