Shkurt, pa koment
PALESTINA ZYRTARE DHE KOSOVA
- Autoriteti palestinez:
- Vazhdon të mos e njohë pavarësinë e Kosovës.
- Në dhjetor 1999, pas genocidit në Kosovë dhe pasi makina ushtarake serbe u mposht falë ndërhyrjes vendimtare të NATO-s, udhëheqësi palestinez Arafat e ftoi Sllobodan Millosheviçin me festue Krishtlindjet në Betlehem!
- Ndonja 10 vjet më vonë, pasuesi i Arafatit e dënoi shpalljen e pavarësisë së Kosovës si “të njëanshme, kundër ligjit ndërkombëtar”. Këtë deklaratë e bëri në prehër të serbëve, në mes të Beogradit.
- Rreth 20 vjet pas luftës në Kosovë, Palestina votoi kundër pranimit të Kosovës në UNESCO.
- Hamasi:
- Dihet, është shpallur organizatë terroriste.
- Palestinezi i thjeshtë:
- Nuk mund të spekulohet ç’do të kishin thënë vetë palestinezët, po të ishin informuar paanësisht me saktësi për të vërtetat dhe po të kishin pasë mundësi me u shprehë lirisht.
Burimi/Facebook