Home

Lajme

ALUMNI Liceu Artistik – Hermina Bogdo-Pedagoge, dega piano

No Comments Kulture

Lindi në Tiranë, në një familje artistësh. Filloi të luante në piano në moshën 6 vjecare, në shkollën e muzikës “Kongresi i Përmetit”, nën kujdesin e mësueses Lali Gabeci. Më pas vazhdoi studimet nën kujdesin e pedagoges Nora Cashku deri sa mbaroi studimet në shkollën e mesme “Jordan Misja” në vitet 1980- 1984.
Kreu studimet e larta në Akademinë e Arteve në vitet 1984-1988, në klasën e pedagogëve Margarita Kristidhi dhe Aleksandër Gashi. Pas diplomimit filloi punë në TOB si koncertmaestër.
Në vitin 1992 filloi punë si pedagoge në Liceun Artistik “Jordan Misja” në degën e pianos. Ndërtoi një klasë të mirë piano me nxënësit e saj dhe u evidentua për rezultatet e arritura në drejtim të lojës në pianoforte. Një pjesë e nxënësve të saj sot kanë mbaruar konservatore prestigjioze si Noela Kapidani në Konservatorin e Pragës dhe Edlira Braka në Konservatorin CRR të Parisit dhe sot japin kontributin e tyre nëpër botë.
Gjatë studimeve nxënësit kanë marrë pjesë në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare si E.P.T.A, konkursi ndërkombëtar i muzikës në “Val Tidone”, konkursi ndërkombëtar i muzikantëve të rinj në “Cita di Barletta”, konkursi ndërkombëtar i Bitola në Maqedoni, konkursi kombëtar “Tirana talent”, ku janë vlerësuar me cmime dinjtoze përfshirë cmime të para, cmime të para absolute etj.
Ka marrë pjesë në aktivitete të shkollës si në koncertin “Tinguj mirënjohje”, ku ka debutuar bashkë me nxënësit e saj.
Ka marrë pjesë në konkursin duo pianistike, organizuar nga E.P.T.A, ku nxënësit e saj janë vlerësuar me cmimet më të larta.
Ka marrë pjesë gjithashtu dhe në jurinë e disa konkurseve duke dhënë mendimin e saj profesional.
Për punën profesionale dhe serioze është vlerësuar me diplomën “Mësues i suksesshëm.

Burimi/Facebook/ALUMNI- Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *