Home

Lajme

ALUMNI Liceu Artistik – Klaidi Sahatçi – violinist (Zyrih-Zvicër)

No Comments Kulture

Violinisti Klaidi Sahatçi është i vlerësuar për tingullin e tij të bukur dhe të plotë, duke pasur një lojë elegante dhe ekspresive në veprimtarinë e tij si koncertmjeshtër, recitalist, solist dhe
muzikant dhome. Ai lindi në vitin 1972 në Tiranë, Shqipëri, ku filloi studimet e tij muzikore në moshën gjashtë vjeçare.Ndoqi me sukses liceun artistik “Jordan Misja” në të cilin studjoi me
profesoreshat Mamica Abazi dhe Klodiana Skënderi. Në vitin 1992 ndërpren studimet në akademinë e arteve të Tiranës dhe zhvendoset në Itali për të pasuruar njohuritë e tij në
Konservatorin “Xhuzepe Verdi” në Milano duke studiuar me profesor Xhixhino Maestri. Atje diplomohet me maksimumin e notave che me mencion nderi. Pas kësaj, ai vazhdon për të
studiuar me maestron Salvatore Accardo në akademinë “Walter Stauffer” të Kremonës dhe me profesor Boris Garlitzky në Lyon.
Debutimi e tij si solist në moshën 20 vjeçare me orkestrën simfonike të radiotelevizionit italian-RAI ,në sallën e njohur Xh.Verdi në Milano shënoi fillimin e një karriere të
rëndësishme. Para se fitonte konkursin për vendin prestigjioz të Koncertmjeshtrit të Orkestrës Tonhalle në Zürich në vitin 2009,ku ai është aktualisht, ai ka qenë Violon Solo i
Orkestrës Kombëtare të Lionit, Koncertmjeshtër i Orkestrës së Dhomës së Zyrihut dhe Koncertmjeshtër i Orkestrës së Teatrit “La Skala” të Milanos dhe të Orkestrës Filarmonike të
saj. Në të njëjtën kohë me veprimtarinë e tij si koncertist, z.Sahatçi ka luajtur si solist me Tonhalle Orchester Zyrich, Orchestre National de Lyon, Orchestra della Svizzera Italiana,
Zürcher Kammer Orchester, Virtuosi Italiani, Orchestra da Camera di Milano, Orquesta Sinfonica de Chile, Cameristi della Scala, Orquesta filarmonica de Gran Canaria nën dirigjimin e D.Zinman, E.Krivine, A.Lombard, H.Griffiths, M. Nesterowitz dhe G.Herbig.
Persa i përket muzikës së dhomës dhe recitaleve në aktivitetin e tij intensiv ai ka luajtur në vende si psh: Zvicër për Wort-und Bildfestifall, Lugano Festival, Meisterzyclus Zürich dhe
Basel, Kammermusik-Konzerte në Tonhalle, në Italia për Teatro Grande di Brescia, Teatro
Ponchielli Cremona, “MoZartBox” Napoli “,Società del Giardino”,”Società Dei Concerti” dhe Teatro alla Scala në Milano, në Francë për Sociéte de Musique de Chambre Lyon, Salle
Pleyel, në Maqedoni për Festivalin Ohrit,Kosovë për festivalin ReMusica,në Japoni, Kinë dhe në vendin i tij në Shqipëri për festivalin “Pianodrom”,Festivalin e muzikës së dhomës Durrës,
” Different Trains” ,në të cilin është naë nga anëtarët e bordit organizues .Ai ka performuar muzikë dhome me artistë ndërkombëtarë si: Rafael Oleg, Claire Désért,
Bruno Giuranna, Bruno Canino, Dmitry Sitkovetski, Julian Rachlin, François-Frederic Guy, Fazil Say, Yuja Wang dhe me artistët shqiptarë si Dhurata Lazo, Merita Rexha Tërshana, Vlorent Xhafaj, Margarita Kristidhi etj.
Mr.Sahatci është një nga anëtarët themelues të Altus Trio me violonçelistin Sandro Laffranchini dhe pianistin Andrea Rebaudengo me të cilët në vitin 2014 kanë rregjistruar për etiketën LimenMusic trio nga Schumann, Donizeti dhe Bernstein. Në vitin 2013 ai ka regjistruar me pianisten Dh.Lazo një CD me titull ” Albanian Memories” dedikuar muzikës
shqiptare të viteve 1950-1970 ,dhe këtë vit një CD të ri me pianistin G.Koukl për Naxos, me veprat për violinë dhe piano të kompozitorit polak A.Tansman.
Nga viti 2012 Mr.Sahatci është emëruar profesor në Universitetin e Muzikës së Zvicrës
italiane në Lugano dhe jep rregullisht masterclass në Itali dhe Spanjë .
Klaidi Sahatçi luan një violinë Antonio Stradivarius ,ex ” Wieniawsky ,” të vitit 1719 e dhënë
nga firma Benz-Mercede

Burimi/Facebook/ALUMNI- Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *