Home

Lajme

ALUMNI Liceu Artistik – Ana Kaçinari –Pianiste – Një nga zërat më të fuqishëm të pianos në Liceun Artistik

No Comments Kulture

Në moshën 5 vjeçare nis mësimet e para në piano. Ndjek Liceun Artistik “Jordan Misja” në klasën e Vladimir Kapo ku nis rrugën si soliste në një moshë fare të re. Vetëm 9 vjeç mban koncertin e parë me orkestër të drejtuar nga Besa Kaçinari kur fitojnë çmimin e parë të orkestrave shqiptare; më pas fiton çmimin absolut në konkursin gjithpërfshirës të talenteve të reja për të vazhduar më tej me shumë konkurse e çmime të para duke përfaqësuar vendin në shumë aktivitete brenda e jashtë shtetit si: Spanjë, Gjermani, Itali, Kosovë, etj. Përfundon Liceun Artistik nën drejtimin e Etleva Kolnikaj me rezultate maksimale. Diplomohet me “Medalje të Artë” në Akademinë e Arteve nën drejtimin e Prof Anita Tartari. Fiton të drejtën e studimeve pas universitare në Romë (Itali) në Arts Academy ku dhe diplomohet në “Perfeksionim të Lartë në Pianoforte” me rezultatin 100/100 nën drejtimin e Maestro Fausto Di Cesare. Ftohet për të mbajtur koncerte recitale në Tiranë nga Shoqata “Frederik Chopin”, Romë nga Arts Academy, Vatikan ku interpreton direkt per Radio Vaticana, Tiranë nga “Pianodrom”, etj. Ka ndjekur rregullisht Master Classe nga pianistë me famë botërore. Ka mbajtur disa koncerte solistike me Orkestrës e Radio Televizionit Shqiptar, me Orkestrën Rinore në Bochum Gjermani, me Synthesis Chambre Orchestra, me Orkestrën e Liceut Artistik “Jordan Misja”, etj. Aktualisht ka përfunduar studimet Doktorale pranë Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe prej 10 vitesh është pedagoge pranë Universitetit të Arteve.

Burimi/Facebook- ALUMNI/Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: