Home

Lajme

I dashurojmë, por këto ushqime na bëjnë me të vërtet keq

No Comments Shendetesi

Proshutë/pastërma derri – Një lajm i keq vjen për adhuruesit e pastërmasë së derrit. Është një nga gjërat më të dëmshme që mund të konsumoni, sepse ky lloj ushqimi ju jep shumë më tepër yndyrna sesa ju nevojiten, duke rritur kështu nivelin e yndyrnave në gjak. Ndaj, nëse nuk e lini dot, të paktën përdoreni në sasi jo të mëdha.

Soda/ kola – Freskuese? Po. E shëndetshme? Jo. Të pish soda apo kola është njëlloj sikur ta kesh ngrënë sheqerin, veçse në këtë rast e merr në gjendje të lëngët. Sodat e mbushin trupin tonë me sasi të mëdha sheqeri duke kontribuar kështu në obezitet, duke rritur rrézíkun për káncér, lindje të parakohshme, çrregullime hormonale, dëmtim dhe shkatërrim të dhëmbëve. Disa nga sodat përmbajnë një lloj vaji (BVO) i cili lidhet ngushtë me acarimin e lëkurës, humbjen e kujtesës dhe problemet e lëkurës.

Sheqeri – Konsumi i sheqerit është i nevojshëm për organizmin tonë. Ne mund ta marrim atë përmes ushqimeve që konsumojmë çdo ditë, mjaltit, frutave etj. Megjithatë, shumë njerëz e tejkalojnë masën e konsumit të sheqerit i cili më vonë shkakton pasoja në shëndetin e tyre. Ngrënia e tepërt e sheqerit mund të çojë në obezitet, diabet të tipit 2, sémundjé kardiovaskulare etj.

Salcat (ketch-up), majoneza, mustarda – Me të vërtetë që këto lloj ushqimesh preferohen e konsumohen shpesh nga shumë njerëz, pa e vrarë mendjen për dëmin që ato mund të shkaktojnë. Më të rrézikshmé veçanërisht janë salcat e majonezat të cilat mbahen në temperaturën e dhomës apo salcat e paketuara në kuti jo të përshtatshme, me përmbajtje plumbi, alumini. Këto lloj ushqimeh janë të rrezikshme gjithashtu pasi mund të përmbajnë aditivë të ndryshëm si: ngyrues, yndyrna të këqija, agjentë kimikë etj. Kështu që sa më pak nga këto, aq më mirë për shëndetin!

Mishi i përpunuar – Në këtë katogori përfshihen proshutat, hot dog, sallamet, salçiçet dhe produktet e tjera të përpunuara të mishit . Sipas studimeve, këto lloj ushqimesh rrisin rrézikun për sémundjé kardiovaskulare apo edhe káncér. Kështu, njerëzit që hanë rregullisht (pothuaj çdo ditë) rreth 50 gramë nga ky lloj ushqimi, kanë një risk prej 40 % më të lartë për të zhvilluar sëmundje zemre në të ardhmen, risk 20 % më të madh për diabet të tipit 2 etj.

Kokoshkat – Një zgjedhje e këndshme kur jeni duke parë një film, por a është një zgjedhje e mirë për shëndetin tuaj? Përgjigjja është jo! Kokoshkat kanë në përmbajtjen e tyre sasi vaji apo gjalpi të djegur, i cili me kalimin e kohës mund të japë pasoja serioze. Në fakt, kokoshkat me shje gjalpi të përgatitura në mikrovalë, në të vërtetë nuk e marrin shijen nga gjalpi por nga agjentët kimikë e aromatizues.

Burimi/preferenca-al.com/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *