Home

Lajme

U.S. Embassy-Tirana – Ambasadorja Yuri Kim vizitoi dje Bazën Ajrore në Kuçove

No Comments Aktualitet Lajme

Ambasadorja Yuri Kim vizitoi dje Bazën Ajrore në Kuçove, ku u takua me Shefin e Shtabit të Përgjithshëm Gjeneral Major Begaj dhe Gjenerale Brigadieren Amerikane Wanda Williams (Gjenerale Komanduese, nga Komanda e 7-të e Misionit Mbështetës), të cilët mbajtën seanca informuese dhe ushtrime demostruese. Më pas, Ambasadorja Kim ndoqi ushtrimin e sistemit për mbrojtjen ajrore me raketa nga Artileria e Mbrojtjes Ajrore dhe funksionimin e zonës së mbështetjes logjistike si pjesë e #DefenderEurope21. Ambasadorja u takua me ushtarë amerikanë dhe shqiptarë, si dhe civilë shqiptarë të punësuar për të mbështetur aktivitetet stërvitore dhe i la mbresa se sa mirë ata po punojnë së bashku për të forcuar aftësitë dhe ndërveprimin midis tyre. DEFENDER-Europe 21 është krijuar për t’u siguruar që forcat amerikane dhe forcat pjesëmarrëse të NATO-s të jenë trajnuar, të aftë për të vepruar së bashku dhe të gatshëm për t’iu përgjigjur çdo kërcënimi. Kjo aftësi është thelbësore për të shfaqur forcën në çdo moment dhe për të mbështetur aleancën.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *