Home

Lajme

Përse duhet që të tjetërsohet flamuri shqiptar?

No Comments Lajme Opinion

Në fotografinë më poshtë, të cilën e kam marrë nga faqja zyrtare online e Ministrisë së Mbrojtjes të Shqipërisë (mund ta gjeni atje duke shkruar: Defender Europë 2021: Mbërrijnë në Shqipëri 267 ushtarë amerikanë.) shfaqet një ushtar amerikan i sapozbritur në Shqipëri nga aeroplani me një maskë në të cilën paraqitet flamuri shqiptar i tjetërsuar, me shqiponjë të kuqe në fushë të zezë.
Përse duhet që të tjetërsohet flamuri shqiptar?
I vetmi flamur në botë me fushë të zezë është flamuri i Shtetit Islamik Terrorist (ISIS)
Është e vërtetë që ka njerëz në Shqipëri të cilët e bëjnë këtë tjetërsim të flamurit kombëtar dhe shtetëror privatisht, por një ushtar me uniformë i gjendur si mik në një shtet të huaj ka detyrimin të respektojë simbolet kushtetuese të shtetit ku ka shkuar.
Edhe kur ushtarët amerikanë ishin në Irak dhe Afganistan me statusin zyrtar të forcës pushtuese, fill pas përmbysjes së regjimit të Sadamit dhe të talibanëve, nuk ndodhi që të demonstronin flamurin e tjetërsuar vendas.
A thua do të kishte kaluar pa rënë në sy dhe pa u bërë lajm nëse një ushtarak shqiptar gjatë stërvitjes së përbashkët do të kishte mbajtur një maskë ku paraqitej flamuri amerikan i tjetërsuar, gjë që gjithsesi nuk do të përbënte diçka aq fyese sa fusha e zezë? Nëse një ushtarak shqiptar i uniformuar do të hynte në territorin e SHBA me një maskë ku paraqitej flamuri amerikan i tjetërsuar, atij më së paku do t’ i ndalohej të hynte pa hequr maskën.
Ky incident me flamurin shqiptar tregon se në SHBA ka forca me bazë në SHBA me qëllime subversive ndaj marrëdhënieve amerikano-shqiptare dhe këto forca duan të nxisin antiamerikanizmin në Shqipëri Këto forca gjenden deri edhe zyrat e larta shtetërore amerikane. Këto forca që veprojnë të fshehura pas Amerikës zyrtare e quajnë antiamerikanizëm çdo denoncim që i bëhet veprimtarisë së tyre.
Është domethënëse që këto forca madje edhe vetë Amerika zyrtare heshtin kur ndaj saj vijnë kritika nga Tirana zyrtare siç bëri Kryeministri Edi Rama në 30 korrik të vitit të kaluar kur që nga foltorja e Kuvendit, ku kishte dalë me një kravatë në stil “Chavez” ku shkruhej fjala “Revolution” qortoi ashpër ambasadoren amerikane Kim, si shkelëse të sovranitetit të Shqipërisë. Ai tha:
“Dua të falenderoj miqtë dhe partnerët që janë përfshirë në këtë proces, por do të më lejoni që t’ jau përcjell një mesazh nga kjo foltore të gjithë miqve dhe partnerëve dhe uroj që ta dëgjojnë këtë mesazh ashtu siç është mesazhi nga foltorja e një parlamenti sovran, e një qeverie sovrane dhe e një kryeministri që përfaqëson një shtet sovran… Prandaj miqtë dhe partnerët tanë duhet ta dëgjojnë mirë se ky është vendim i parlamentit të Republikës së Shqipërisë dhe i takon shtetit shqiptar të vendosë përmes parlamentit të vet se çfarë bën me sistemin zgjedhor. Nuk është një zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadoren amerikane, as me ambasadorin e Bashkimit Europian dhe as me askënd tjetër, duke i respektuar maksimalisht dhe duke i konsideruar këtu zot në vendin e tyre. E them këtë sepse u bënë 30 vjet dhe nuk mund të bëhen dhe 30 vjet të tjera nëse ne vazhdojmë të mos i themi gjërat siç janë.”
Në fakt Edi Rama me “sovranitet” kupton të drejtën e tij sovrane për të sunduar Shqipërinë, pra sovranitetin e partisë-shtet. Ramës as që i shkon ndërmend që ta ushtrojë sovranitetin së paku duke mbrojtur simbolet kushtetutese të Shqipërisë, që u shkelën në rastin e përmendur më lart.
Unë pyes, a u bë ashtu si kot kjo gjë?/Kastriot Myftaraj

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *