Home

Lajme

Faton Kurti – IMAZHIN e shtetit tonë të ri e dëmtuan jo vetëm politikanët e paditur dhe të korruptuar por edhe Ambasadoret amatorë dhe të inkomptentë!

No Comments Lajme Opinion

Largimi i 16 Ambasadorëve të Kosovës nga vendet të ndryshme të botës është një vendim me vend dhe shumë i rëndësishëm për politikën e jashtme të Kosovës.
Të gjithë këta dhe ndër vite trupi diplomatik i Kosovës janë emruar si Ambasadorë si shpërblim interesash partiake apo si rezultat i lidhjeve te tyre familjare që kishin me qeveritë e kaluara e jo sipas pervojës dhe zotimeve dhe zotësive të tyre diplomatike!
Jo pak herë këta janë bërë objekt i etiketimit të kosovarëve në vende të ndryshme për shkak të inkompetencës dhe sjelljeve jo të përshtatshme për një ambasador.
Ndër karakteristikat e rekomanduara për një Diplomat janë:
Demonstrimi i integritetit, ndershmërisë, “një masë e përshtatshme e përulësisë” dhe “aftësia për të frymëzuar”.
Të tjera karakteristika përfshijnë zotërimin e një kuptimi të procesit të politikës publike dhe “kulturën dhe gjuhën” e vendit pritës, ose të pasurit “një përvojë tjetër të përshtatshme ndërkombëtare”.
Një ambasador duhet jo vetëm të zotërojë disa gjuhë në nivel të lartë por edhe të ketë njohje dhe lidhje në vendin ku synon të shkojë ambasador.
Shpresojmë në përzgjedhjen e Ambasadorëve të rinj, kjo qeveri të ketë më shumë kujdes dhe mos të nominojë për Ambasadorë, familjarë dhe militantë partiakë por njerëz me integritet të lartë dhe profesionistë që do të jenë emisarë të ndërtimit të një imazhi të ri të Kosovës.
Faton Kurti

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *