Home

Lajme

“Takimi i tmerrshëm me Gjarprin – Me ty do të luftoj ma zi se me serbët”, rrëfimet që e ‘njollosën’ Thaçin!

No Comments Aktualitet Lajme

Një rrëfim për zhvillimet e luftës në Kosovë, dhe arrestimin e Gjergj Dedajt nga Hashim Thaçi në Qirez, e ka bërë edhe prof. Dr. Binak Maxharraj.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se, ishte viti i largët 1998 në Kosovë kur bëhej luftë kundër dhunës së regjimit të Millosheviqit i cili për çdo ditë vriste dhe debonte shqiptarë të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptarë dhe kërkonin lirinë.

“Skuadrat vrastare të këtij regjimi ishin perhapë gjithandej Kosovës bënin zullume dhe masakra me qëllim të nenshtrimit të shqiptarëve. Viktimat nuk zgjidhëshin ishin kryesisht civilë, kishte dhunime, masakrime të femijvëve, grave dhe të moshuarve. Lideri i shqiptarëve dr Ibrahim Rugova e sfidonte regjimin duke organizuar jetën ndër institucionale karshi regjimit në të gjitha fushat e jetës. Kurse nga ana tjetër djemtë e vajzat tona gjithnjë e më shumë dukeshin me armë në dorë për ta mbrojtur pragun e derës siç thoshte Rugova. Ushtria e Kosovës (UÇK) gjithënjë e më shumë po rritej, po e zgjëronte frontin e vetë kundër ushtrisë shumë fish më të madhe serbe”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, në këto rrethana lufte lidhet edhe historia e Gjegj Dedaj, histori kjo që po zgjatë që gati 20 vite.

“Kjo histori e këtij njeriu monstrum lidhet me atë kur një delegacion i Parlamentit të Kosovës me pëlqimin e dr. Ibrahim Rugovës kishin vendosur të bënin një vizitë në zonat e luftës në Drenicë. Delegacioni i Parlamentit të Kosovës të cilit i printe Gjergj Dedaj nënkryetar me shumë dro po udhëtonte nëpër Drenicë, nga friga se mos po hasin në ndonjë postbllog të ushtrisë apo policisë serbe. Patën fat që kjo nuk ndodhi. Por së shpejti në vend të gëzimit u zhgenjyen keq. Në të hyer në Qirez dhe Baic ndodhi e papritura, ata i ndali ushtria, nuk ishte ajo serbe por shqiptare UÇK-ja. Siç rrëfehet vet Gjergj Dedaj ata i ndalojë Hashim Thaçi me njërëzit e tij. ‘Kur e panë se kush jemi, se jemi të vijes institucionale na tha jeni të arrestuar me arësyetim se jemi të vijës së dr Ibrahim Rugovë’”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

ImageProf. dr. Binak MaxharrajFOTO GALERI
Profesori vazhdon tutje duke treguar për rrëfimin e Dedajt në Rubikon në vitin 2011 ‘se Hashim Thaçi na ka marrë në pyetje, na ka maltretu fizikisht dhe psiçikisht, ndër ta jam maltretuar edhe unë, bile me ka rrahë shuplaka’. Siç shihet nga ky inicident urrejtja e tij kundër Dr. Rugovës ishte e madhe, anipse mbi 70% të luftëtarëve të UÇK-së ishin nga radhët e LDK”, shton ai.

Sipas profesorit, në këtë kohë të fillimit të luftës, Hashim Thaçi e mbolli farën e urrejtjës ndërshqiptare i cili me çdo kusht e injoronte faktorin institucional si faktor të luftës.

“Kjo urrejtje e tij vazhdoj përgjatë gjithë luftës. Sa për ilustrim po përmendim rastin e Tahir Zemajt i cili në Prapaqan të Deçanit po përgatiste ushtrinë e FARK-ut për të hyrë në luftë. Bile edhe u zgjodh si Komandant i Zonës Operative te Dukagjinit në vend të Ramush Harajdinajt. Kur për këtë mori vesh Thaçi shkoi në Prapaqan jo për të mirë, por për të keq, sepse fara e urrejtjes që e kishte mbjellë në Qirez dhe Baicë ngadalë por sigurt po rritej, po shtrihej në të gjitha zonat e luftës. I dha ultimatum Tahir Zemaj se menjëherë duhet të largohet nga këtu duke ju drejtuar: ‘O Tahir Zemaj, me ty do të luftoj më zi se me shkaun’”, shprehet Maxharraj.

Sipas tij, këtë ndarje dhe urrejtje Hashim Thaçi e forcoi edhe me shumë nga Shtabi i Rognerit në Tiranë.

“Ai gjatë gjithë luftës duke i pasur në shënjestër ushtrinë e FARK-ut të krahut institucional e cila i zhvilloi luftërat më të lavdishme të UÇK në Koshare dhe në Loxhë të Pejës, ku ranë herjonjt e kombit Sali Çeku e shumë te tjerë, por që u likuiduan edhe kuadrot më të devotshme të FARK-ut, siç është vrasja makabre e Kolonal Ahmet Krasniqit ministër i Mbrojtjës së Republikës së Kosovës të cilat u bënë edhe me ndihmën e falangave enveriste të pasluftës në Shqiperi si Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Fatos Klosi etj., por edhe shumë kuado tjera eminente të krahut institucional të humbura gjatë luftës që sot e kësaj dite nuk u gjendet fija”, shton ai.

Pra, sipas profesorit, historia e Gjergj Dedajt niset në vitin 1998 në Qirëz dhe Baicë, kur delagacioni i Parlamentit te Kosovës vendosi të vizitoj disa zona të luftës në Drenicë, por u zunë rob.

“Dedaj i cili u shkarkua nga posti i ambasadorit, u zë rob nga njerëzit e Hashim Thaçit të cilët të konsideruar si spiun të Rugovës u maltretuan fizikisht dhe psiçikisht në menyrë më çnjerezore, kurse në veçanti Gjergj Dedaj u rrah me shuplaka nga vet Hashim Thaçi, por vetëm fati deshti dhe mbetën gjallë Nekibe Kelmendi si themeluese e LDK ishte pjesë e këtij delegacioni. Disa vite më vonë më rrëfeu se ky takim me Gjarprin ishte i tmershëm, ishte tmerr dhe ferr i vërtëtë me ofendime, trajtim fizik dhe psiqik të një delegacioni shqiptar të Parlamentit të Kosovës. Por kësaj historie të shuplakave vet Gjergj Dedaj ua ka parë hajrin sepse në saje të këtij maltretimi dhe shuplakave ai mori poste në qeverinë e Kosovës për 20 vite rresht deri në këtë të fundit kur Hashim Thaqi në vitin 2018 e emëroi si ambasador në Maqedonin e Veriut nga shkaku se ai e mbante në shënjestër Thaçin, duke e shantazhuar për të gjitha këto vite, bile Hashim Thaçi e pat toleru Dedajn edhe atëherë kur ai u zu duke vjedhë para nga kontoja e ministries ku ishte si z/ministër për shkak se vet Hashim Thaçi nuk ishte i interesuar që kjo histori e tij të mos bëhëj e madhe por që Gjergj Dedaj e mbante në shënjëstër vazhdimisht”, thotë profesori.

Ai thotë se, Gjergj Dedaj që nga viti 2018 kur ishte emëruar ambasador në Maqedoninë e Veriut ‘bënte kokrrën e sefas pa ia prish askush rehatin, sepse ishte kuadër i zgjedhur nga Pronto mafia’.

“Por, këto ditë Dedës iu prish rehatia. Me zgjedhjet e fundit me 14 shkurt të këtij viti gjithçka ndryshoi në jetën politike në Kosovës. Populli u dha grusht të fortë të gjitha partive politike (LDK, PDK dhe AAK) të cilat kishin abuzu dhe keqëqeverisë me vendin për këto 20 vite duke i qitë jashtë loje, jashtë përdorimit në opozitë të cilat as se si të vijnë në vete nga kjo humbje që po sillën si bishat e tërbueme. Pra, këto zgjedhje i fitoi bindshëm me mbi 50% koalicioni LVV e Albin Kurtit dhe Lëvizja “Guxo”e Vjosa Osmanit me çrast u konstitu Parlamenti me Konjufcën kryeparlamentar, qeveria me Albin Kurtin kryemeinstër, dhe se fundi Parlamenti e zgjodhi Vjosa Osmanin për Presidente të Kosovës e cila ishte si personi më i votuar në vend e cila e vetme mori (mbi 300 mijë vota) më shumë vota se sa e tërë opozita të cilët mbetën me gishta n’gojë dhe po sillën si bishat e plagueme dhe s’po mund e marrin ventën assesi në opozitë sepse iu humbën privilegjet, tenderët, hajnit dhe plaçkitjet e bëra për të gjitha këto 20 vite”, vazhdon tutje profesori.

Ai shpreht se me ardhjën e qeverisë së re, në krye me Albin Kurtin filluan edhe ndryshimet që i ishin bërë elektoratit gjatë fushatës.

“Grushti i parë i fortë u dha në Ministrinë e Punëve të Jashtme me në krye atdhetaren e pa epur Donika Gërvalla, sepse në diplomaci ishin bërë keqpërdorimet dhe abuzimet më të medha duke emëruar amabasador dhe konsuj sipas nepotizmit, familjarizmit, duke emërua militant partishë që lidhje nuk kishin me diplomacinë, por që kjo diplomaci edhe kur udhëheqej nga picrraku Skënder Hyseni, Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi, etj. pati performancë duke lenë imazh të keq në botë për Kosovën e karakterizuar me afera dhe skandale ndër më të ndryshmet, duke mos sjellë gati asnjë njohje të re në këto vitet e fundit, por edhe duke i toleruar edhe ç’njohjet që i bënte çetniku i Serbisë, Ivica Daçiq si minister i jashtëm i Serbisë. Dhe të gjitha këto të meta në diplomacinë e Kosovës i vrejti syri i mbreht i pa shantazuar i ministres Donika Gërvalla kur ajo i propozoi Presidentës së vendit Vjosa Osmanit që ti shkarkoj nga detyra mbi 16 ambasador dhe konsuj nepër vende të ndryshme të botës, sepse gati të gjithë ishin militant partishë, familjarë lideresh, që fryma e re në qeverisjën Kurti II nuk i tolern fare që edhe më tutje të mbesin aty ku janë sepse demtonin edhe më tutje përformancën edhe ashtu të dëmtuar të imazhit te Kosovës në Botë”, thotë profesor dr. Binak Maxharraj i cili pohon se presidentja Osmani me Dekretin e saj, sipas Kushtetutës shkarkoi nga detyra diplomatike mbi 16 ambasador dhe konsuj të ndryshëm.

Burimi/botasot.info/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *