Home

Lajme

Skënder Karaçica – Shtresime të politikës shqiptare karshi Kosovës

No Comments Lajme Opinion

Historia dhe Politika
Shtresime të politikës shqiptare karshi Kosovës
Qysh nga viti 1918-1999,shqiptarët në tokën e vet të Kosovës ishin në luftë me regjimet e Serbisë.Në dritën e kronikave historike dhe të ngjarjeve të përgjakura të shekullit të kaluar,shqiptarët e Kosovës asnjëherë nuk e njohen për shtet të vetin Jugosllavinë dhe Serbinë,kështu shkruajnë analet historisë.
Për kohën shtresime të politike shqiptare karshi Kosovës,do të duhej që historia më e re të hedh dritë në disa nga çështjet,që,për kohën tonë kanë mbetur në margjinat paksa si harresë dhe paksa jashtë dyerve të historisë se çfarë ndodhi,kush ishin disa nga protogonistët politikë të kohës shqiptare karshi Kosovës.
Do të ishte me interes kombëtar që të hedhet dritë për takimin e Fatos Nano me kryekriminelin e Serbisë fashiste Slobodan Millosheviq në Kretë të Greqisë dhe çështja e Kosovës.Në këtë kohë kryeminstri shqiptar Fatos Nano,kishte marrë me veti projektët e tradhëtisë kombëtarer të,,shkollës politike,,të mbretit Ahmet Zogu dhe të sharllatanit më kompleks Esat Pashë Toptani,që,në vija e trasha të ,,diplomacisë së hollë,,(sic!)të takohet sy me sy më kryekriminelin dhe kasapin e Ballkanit,kur e kur shqiptarët digjeshin e vriteshin me skenarët e shfarosjes në substancë deri në shkallë të gjenocidit nga Serbia e Slobodan Millosheviq(sic!).
Për kohën e shtresimeve politike,kanë mbetur ende në margjinat e ,,arkivës,,rasti i Sali Berishës për thyerjen e embargos ndaj regjimit të Serbisë në luftën e Kosovës.Po në këto shtresime mbetët ende pyetja se a kishte afruar informacione në zyrat EULEX-it për djelmeninë e pushkëve të zjarreve për lirinë e Kosovës (UÇK)përkitazi me raportin antishqiptar të Dik Martit për të ashtuquajturën ,,Shtëpia e Verdhë,,ish-zyrtari Lulzim Basha në kornizën EULEX-it në Prishtinë?
Për këto shtresime politike të kohës,po i referohem Hasan Prishtina,i cili thoshte kujdes ndaj mallkimit të historisë se ajo na vjen mbrapa me gjykimin e rreptë të saj!
Çikago,29 maj 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *