Home

Lajme

Ramiz Lladrovci flet për “Bota sot”, tregon kush i sponsorizoi akuzat ndaj krerëve të UÇK-së

No Comments Intervista Lajme

NGA ALBULENA MUJI

Komuna e Drenasit për herë të dytë ka fituar çmimin si për performancën më të mirë komunale. Për këtë, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, në një intervistë ekskluzive për “Bota sot”, ka thënë se përkushtimi i çdoditshëm dhe zbatimi i prioriteteve e ka bërë dallimin nga komunat e tjera.

Gjithashtu, ai ka folur edhe realizimin e projekteve të cilat i ka premtuar gjatë këtij mandati.

“E kam deklaruar më 2016 se po hyj në garë për dy mandate të plota. Angazhimi im është maksimal që të bëj më të mirën e mundshme për qytetarët dhe i falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin”, ka deklaruar ai.

Gjithashtu, Lladrovci ka folur edhe për akuza e Gjykatës Speciale ndaj kryetarit të PDK-së, Kadri Veselit, ish presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas tij, këto akuza janë të hartuara nga armiqtë e Kosovës, por në qarqet ndërkombëtare të sponsorizuara nga anëtarët e Këshillit të sigurimit, e ështu mendon për shkak të termit “ndërmarrje kriminale”.

Intervista e plotë:

“Bota sot”: Përgëzime z.Lladrovci, Komuna që ju e udhëhiqni sërish ka fituar çmimin e parë për perfomancën më të mirë komunale. Si e keni pritur këtë?

Ramiz Lladrovci: E pritur sepse nuk kemi pasur dilema në punën tonë, as nuk kemi pasur dilema në përkushtimin tonë për interesin qytetar.

“Bota sot”: Pse komuna e udhëhequr nga ju e fitoi sërish këtë çmim? Çfarë e bën dallimin e Komunës tuaj me komunat tjera?

Ramiz Lladrovci: Raportimi ynë, përkushtimi i çdoditshëm dhe zbatimi i prioriteteve e ka bërë dallimin. Puna jonë është edhe përtej orarit për çdo stinë të vitit, këtë e dinë zyrtarët e komunës që janë të jashtëzakonshëm, por edhe qytetarët tanë që shohin dhe prekin realisht punën tonë.

“Bota sot”: Edhe pak muaj do të përfundojë mandati juaj si kryetar i Drenasit, a keni mundur t`i realizoni projektet që i keni paraparë gjatë udhëheqjes tuaj?

Ramiz Lladrovci: Projektet e filluara vijojnë, nuk do të ndalen. Pres përkrahje edhe nga Qeveria që sa më shpejt të finalizohen, dihet që vitet zgjedhore edhe sjellin vonesa.

“Bota sot”: A do të jeni kandidat edhe për një mandat në zgjedhjet e ardhshme lokale?

Ramiz Lladrovci: E kam deklaruar më 2016 se po hyj në garë për dy mandate të plota. Angazhimi im është maksimal që të bëj më të mirën e mundshme për qytetarët dhe i falënderoj për besimin dhe bashkëpunimin.

“Bota sot”: Edha Kosova, ashtu sikur e gjithë bota po përballet me pandeminë Covid19, si është gjendja në komunën tuaj?

Ramiz Lladrovci: Nga dita e parë e shpalljes së pandemisë jemi mobilizuar maksimalisht. Edhe vet kam qenë i infektuar dhe i di shpenzimet dhe vështirësitë, po ashtu e di gjendjen sociale të qytetarëve. Ne kemi bërë aq sa kemi mundur, do të bëj për qytetarët aq sa kam mundësi edhe ligjore, edhe njerëzore.

“Bota sot”: Pas rezultatit të dobët të PDK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, keni kërkuar reforma brenda partisë por deri tani ende nuk ka ndodhur. Cili është komenti juaj për këtë?

Ramiz Lladrovci: Nuk kam koment, por pres mirë e më mirë.

“Bota sot”: Në mungesë të z. Veseli PDK-ja është duke u udhëhequr nga Enver Hoxhaj, ka pasur zëra që pas rezultatit të zgjedhjeve, të zgjidhet kryetari i ri. Çfarë mendoni ju për këtë çështje? A keni aspirata për kryetar të PDK-së? Nëse jo, kush sipas jush do të mund ta rikthente PDK-në më të fuqishme?

Ramiz Lladrovci: Gjendja e një partie pa liderin, sjell vështirësi kudo, jo vetëm në PDK. Por, askush nuk ka të drejtë të ankohet në lidershipin aktual. Para se dikush të merret me të tjerët, le ta vlerësojë punën e vet, ambientin e vet ku punon, por edhe në degën dhe kryesinë e vet. Problem në vendin tonë janë gjithologët që dinë gjithçka. Kjo nuk ju bën mirë qytetarëve, aq më pak nëse janë në funksione publike apo kanë tituj dhe besimin e votuesve. PDK-në e bën më të fuqishme besimi, vetëkritika dhe mënjanimin e keqbërësve.

“Bota sot”: Ndryshe, kreu i partisë tuaj, Kadri Veseli, ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, si dhe udhëheqësve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës po përballen më Gjykatën Speciale. Si i komentoni akuzat e kësaj të fundit?

Ramiz Lladrovci: Akuzat i shoh të padrejta dhe konsideroj se lufta jonë ishte e drejtë dhe në pajtim me ligjet dhe të drejtën ndërkombëtare, ne kishim mision çlirimin nga pushtuesi. Këtë e kemi arritur në partneritet me botën demokratike dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë. Vlerat demokratike të atyre që na ndihmuan për tu çliruar, duhet të jenë vlera edhe për neve, përgjithmonë.

“Bota sot”: Me këto akuza të Speciales, a po dëmtohet imazhi i UÇK-së?

Ramiz Lladrovci: Akuzat i shoh të hartuara nga armiqtë e Kosovës, por në qarqet ndërkombëtare të sponsorizuara nga anëtarët e Këshillit të sigurimit. Sepse së paku termi “ndërmarrje kriminale” ma imponon të mendoj kështu. UÇK mbetet krenaria jonë më e ndritur pas Skënderbeut, e dalë nga gjiri i popullit pas shumë shekujve robëri.

“Bota sot”: Cilat janë pritjet tuaja për zgjedhjet lokale që do të mbahen në tetor?

Ramiz Lladrovci: Pritjet i kam pozitive, sepse, pritjet e qytetarëve janë të realizuara dhe në proces të realizimit, me përkushtim maksimal, unë po punoj maksimalisht. Dua që të radhis komunën tonë në mesin e komunave ku ia vlen të jetohet, të barabartë para ligjit dhe gjasave të barabarta. Faleminderit!

Burimi/botasot.info/

“Takimi i tmerrshëm me Gjarprin – Me ty do të luftoj ma zi se me serbët”, rrëfimet që e ‘njollosën’ Thaçin!

No Comments Aktualitet Lajme

Një rrëfim për zhvillimet e luftës në Kosovë, dhe arrestimin e Gjergj Dedajt nga Hashim Thaçi në Qirez, e ka bërë edhe prof. Dr. Binak Maxharraj.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se, ishte viti i largët 1998 në Kosovë kur bëhej luftë kundër dhunës së regjimit të Millosheviqit i cili për çdo ditë vriste dhe debonte shqiptarë të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptarë dhe kërkonin lirinë.

“Skuadrat vrastare të këtij regjimi ishin perhapë gjithandej Kosovës bënin zullume dhe masakra me qëllim të nenshtrimit të shqiptarëve. Viktimat nuk zgjidhëshin ishin kryesisht civilë, kishte dhunime, masakrime të femijvëve, grave dhe të moshuarve. Lideri i shqiptarëve dr Ibrahim Rugova e sfidonte regjimin duke organizuar jetën ndër institucionale karshi regjimit në të gjitha fushat e jetës. Kurse nga ana tjetër djemtë e vajzat tona gjithnjë e më shumë dukeshin me armë në dorë për ta mbrojtur pragun e derës siç thoshte Rugova. Ushtria e Kosovës (UÇK) gjithënjë e më shumë po rritej, po e zgjëronte frontin e vetë kundër ushtrisë shumë fish më të madhe serbe”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

Sipas tij, në këto rrethana lufte lidhet edhe historia e Gjegj Dedaj, histori kjo që po zgjatë që gati 20 vite.

“Kjo histori e këtij njeriu monstrum lidhet me atë kur një delegacion i Parlamentit të Kosovës me pëlqimin e dr. Ibrahim Rugovës kishin vendosur të bënin një vizitë në zonat e luftës në Drenicë. Delegacioni i Parlamentit të Kosovës të cilit i printe Gjergj Dedaj nënkryetar me shumë dro po udhëtonte nëpër Drenicë, nga friga se mos po hasin në ndonjë postbllog të ushtrisë apo policisë serbe. Patën fat që kjo nuk ndodhi. Por së shpejti në vend të gëzimit u zhgenjyen keq. Në të hyer në Qirez dhe Baic ndodhi e papritura, ata i ndali ushtria, nuk ishte ajo serbe por shqiptare UÇK-ja. Siç rrëfehet vet Gjergj Dedaj ata i ndalojë Hashim Thaçi me njërëzit e tij. ‘Kur e panë se kush jemi, se jemi të vijes institucionale na tha jeni të arrestuar me arësyetim se jemi të vijës së dr Ibrahim Rugovë’”, thotë Maxharraj për gazetën “Bota sot”.

ImageProf. dr. Binak MaxharrajFOTO GALERI
Profesori vazhdon tutje duke treguar për rrëfimin e Dedajt në Rubikon në vitin 2011 ‘se Hashim Thaçi na ka marrë në pyetje, na ka maltretu fizikisht dhe psiçikisht, ndër ta jam maltretuar edhe unë, bile me ka rrahë shuplaka’. Siç shihet nga ky inicident urrejtja e tij kundër Dr. Rugovës ishte e madhe, anipse mbi 70% të luftëtarëve të UÇK-së ishin nga radhët e LDK”, shton ai.

Sipas profesorit, në këtë kohë të fillimit të luftës, Hashim Thaçi e mbolli farën e urrejtjës ndërshqiptare i cili me çdo kusht e injoronte faktorin institucional si faktor të luftës.

“Kjo urrejtje e tij vazhdoj përgjatë gjithë luftës. Sa për ilustrim po përmendim rastin e Tahir Zemajt i cili në Prapaqan të Deçanit po përgatiste ushtrinë e FARK-ut për të hyrë në luftë. Bile edhe u zgjodh si Komandant i Zonës Operative te Dukagjinit në vend të Ramush Harajdinajt. Kur për këtë mori vesh Thaçi shkoi në Prapaqan jo për të mirë, por për të keq, sepse fara e urrejtjes që e kishte mbjellë në Qirez dhe Baicë ngadalë por sigurt po rritej, po shtrihej në të gjitha zonat e luftës. I dha ultimatum Tahir Zemaj se menjëherë duhet të largohet nga këtu duke ju drejtuar: ‘O Tahir Zemaj, me ty do të luftoj më zi se me shkaun’”, shprehet Maxharraj.

Sipas tij, këtë ndarje dhe urrejtje Hashim Thaçi e forcoi edhe me shumë nga Shtabi i Rognerit në Tiranë.

“Ai gjatë gjithë luftës duke i pasur në shënjestër ushtrinë e FARK-ut të krahut institucional e cila i zhvilloi luftërat më të lavdishme të UÇK në Koshare dhe në Loxhë të Pejës, ku ranë herjonjt e kombit Sali Çeku e shumë te tjerë, por që u likuiduan edhe kuadrot më të devotshme të FARK-ut, siç është vrasja makabre e Kolonal Ahmet Krasniqit ministër i Mbrojtjës së Republikës së Kosovës të cilat u bënë edhe me ndihmën e falangave enveriste të pasluftës në Shqiperi si Fatos Nano, Rexhep Mejdani, Fatos Klosi etj., por edhe shumë kuado tjera eminente të krahut institucional të humbura gjatë luftës që sot e kësaj dite nuk u gjendet fija”, shton ai.

Pra, sipas profesorit, historia e Gjergj Dedajt niset në vitin 1998 në Qirëz dhe Baicë, kur delagacioni i Parlamentit te Kosovës vendosi të vizitoj disa zona të luftës në Drenicë, por u zunë rob.

“Dedaj i cili u shkarkua nga posti i ambasadorit, u zë rob nga njerëzit e Hashim Thaçit të cilët të konsideruar si spiun të Rugovës u maltretuan fizikisht dhe psiçikisht në menyrë më çnjerezore, kurse në veçanti Gjergj Dedaj u rrah me shuplaka nga vet Hashim Thaçi, por vetëm fati deshti dhe mbetën gjallë Nekibe Kelmendi si themeluese e LDK ishte pjesë e këtij delegacioni. Disa vite më vonë më rrëfeu se ky takim me Gjarprin ishte i tmershëm, ishte tmerr dhe ferr i vërtëtë me ofendime, trajtim fizik dhe psiqik të një delegacioni shqiptar të Parlamentit të Kosovës. Por kësaj historie të shuplakave vet Gjergj Dedaj ua ka parë hajrin sepse në saje të këtij maltretimi dhe shuplakave ai mori poste në qeverinë e Kosovës për 20 vite rresht deri në këtë të fundit kur Hashim Thaqi në vitin 2018 e emëroi si ambasador në Maqedonin e Veriut nga shkaku se ai e mbante në shënjestër Thaçin, duke e shantazhuar për të gjitha këto vite, bile Hashim Thaçi e pat toleru Dedajn edhe atëherë kur ai u zu duke vjedhë para nga kontoja e ministries ku ishte si z/ministër për shkak se vet Hashim Thaçi nuk ishte i interesuar që kjo histori e tij të mos bëhëj e madhe por që Gjergj Dedaj e mbante në shënjëstër vazhdimisht”, thotë profesori.

Ai thotë se, Gjergj Dedaj që nga viti 2018 kur ishte emëruar ambasador në Maqedoninë e Veriut ‘bënte kokrrën e sefas pa ia prish askush rehatin, sepse ishte kuadër i zgjedhur nga Pronto mafia’.

“Por, këto ditë Dedës iu prish rehatia. Me zgjedhjet e fundit me 14 shkurt të këtij viti gjithçka ndryshoi në jetën politike në Kosovës. Populli u dha grusht të fortë të gjitha partive politike (LDK, PDK dhe AAK) të cilat kishin abuzu dhe keqëqeverisë me vendin për këto 20 vite duke i qitë jashtë loje, jashtë përdorimit në opozitë të cilat as se si të vijnë në vete nga kjo humbje që po sillën si bishat e tërbueme. Pra, këto zgjedhje i fitoi bindshëm me mbi 50% koalicioni LVV e Albin Kurtit dhe Lëvizja “Guxo”e Vjosa Osmanit me çrast u konstitu Parlamenti me Konjufcën kryeparlamentar, qeveria me Albin Kurtin kryemeinstër, dhe se fundi Parlamenti e zgjodhi Vjosa Osmanin për Presidente të Kosovës e cila ishte si personi më i votuar në vend e cila e vetme mori (mbi 300 mijë vota) më shumë vota se sa e tërë opozita të cilët mbetën me gishta n’gojë dhe po sillën si bishat e plagueme dhe s’po mund e marrin ventën assesi në opozitë sepse iu humbën privilegjet, tenderët, hajnit dhe plaçkitjet e bëra për të gjitha këto 20 vite”, vazhdon tutje profesori.

Ai shpreht se me ardhjën e qeverisë së re, në krye me Albin Kurtin filluan edhe ndryshimet që i ishin bërë elektoratit gjatë fushatës.

“Grushti i parë i fortë u dha në Ministrinë e Punëve të Jashtme me në krye atdhetaren e pa epur Donika Gërvalla, sepse në diplomaci ishin bërë keqpërdorimet dhe abuzimet më të medha duke emëruar amabasador dhe konsuj sipas nepotizmit, familjarizmit, duke emërua militant partishë që lidhje nuk kishin me diplomacinë, por që kjo diplomaci edhe kur udhëheqej nga picrraku Skënder Hyseni, Enver Hoxhaj, Behgjet Pacolli, Hashim Thaçi, etj. pati performancë duke lenë imazh të keq në botë për Kosovën e karakterizuar me afera dhe skandale ndër më të ndryshmet, duke mos sjellë gati asnjë njohje të re në këto vitet e fundit, por edhe duke i toleruar edhe ç’njohjet që i bënte çetniku i Serbisë, Ivica Daçiq si minister i jashtëm i Serbisë. Dhe të gjitha këto të meta në diplomacinë e Kosovës i vrejti syri i mbreht i pa shantazuar i ministres Donika Gërvalla kur ajo i propozoi Presidentës së vendit Vjosa Osmanit që ti shkarkoj nga detyra mbi 16 ambasador dhe konsuj nepër vende të ndryshme të botës, sepse gati të gjithë ishin militant partishë, familjarë lideresh, që fryma e re në qeverisjën Kurti II nuk i tolern fare që edhe më tutje të mbesin aty ku janë sepse demtonin edhe më tutje përformancën edhe ashtu të dëmtuar të imazhit te Kosovës në Botë”, thotë profesor dr. Binak Maxharraj i cili pohon se presidentja Osmani me Dekretin e saj, sipas Kushtetutës shkarkoi nga detyra diplomatike mbi 16 ambasador dhe konsuj të ndryshëm.

Burimi/botasot.info/

Trego Ramush, pse u ktheve nga Zvicra për të kryer shërbimin ushtarak në Serbi, çfarë lidhje ke me shërbimet sekrete serbe?

No Comments Aktualitet Lajme

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, sa mbante postin e tij në Qeverinë e Kosovës, ishte mjaft i zëshëm kundër Serbisë.

Lideri i AAK-së, madje kishte akuzuar ish-presidentin Hashim Thaçi dhe kryeministrin e Shqipërisë, Edi Ramën për lidhjet e tyre me Serbinë dhe për planin e përbashkët për ndarjen e Kosovës.

Haradinaj gjatë ‘epokës’ së tij, si kryeministër i Kosovës, doli edhe kundër shteteve perëndimore, pas vendosjes së taksës kundër produkteve serbe.

Ai madje i ishte kundërpërgjigjur edhe Serbisë, se janë të gatshëm përsëri të luftojnë për Kosovën nëse ndodh ndonjë sulm i mundshëm prej tyre.

Së fundmi, Haradinaj, si një patriot gjatë dhe pasluftës në Kosovë, ka akuzuar mjaft rëndë edhe kryeministrin aktual të Kosovës, Albin Kurti se mos ka lidhje me shërbimet sekrete.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj të enjten në Kuvendin e Kosovës, i bëri këto deklarata në drejtim të Kurtit se mos është rekrutuar nga shërbimet sekrete gjatë kohës sa ishte i burgosur.

“Kam dy pyetje për kryeministrin, Albin Kurti, a je i rekrutuar nga shërbimet serbe, a bën Serbia diçka mbi ty që të mban peng, sot e kësaj dite, a është Kosova e rrezikuar prej teje si i rekrutuar nga shërbimet serbe gjatë qëndrimit në burg apo nga çlirimtarët që janë detyrua me majtë pushkën në dorë me luftua për lirinë e vendit duhet të deklarohesh sepse qarkullojnë gjatë këto edhe nga deklarimet e tua na bën me dyshu se mbahesh peng nga shërbimet serbe ”, tha Haradinaj.

“Dhe e dyta çka po i sjell Kosovës tregona kur po shkon në Bruksel”, tha Haradinaj.

Kjo deklaratë e Haradinajt vjen pasi kryeministri Kurti gjatë deklarimit të tij para medieve në Bruksel ka përmendur edhe tri shtyllat kryesore mbi të cilat vendet e Ballkanit e Perëndimor, përfshirë edhe Kosovën, që mund të ecin përpara drejt integrimit në BE.

Një nga këto shtylla, siç thotë Kurti, është eliminimi nga skena politike e kriminelëve të luftës, megjithatë ai nuk e ka specifikuar se për kë saktësisht e ka fjalën.

“Në anën tjetër, të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor do të mund të ecin shumë më shpejtë, nëse i përmbahen tri, le të themi, vlerave shumë të rëndësishme. E para është demokratizimi, e dyta është sundimi i Ligjit, dhe e treta është ballafaqimi me të kaluarën, pra eliminohen nga skena politike e institucionale, kriminelët e luftës.

Edhe më tej në Ballkan Perëndimor kemi edhe kriminelë të luftës dhe kriminel të paqes të cilët dominojnë në institucione dhe parti politike, dhe kjo do të marrë fund, dhe në këtë mënyrë do të krijohen kushtet edhe për më shumë shpresë, dhe më shumë besim në të ardhmen.

Demokratizimi kundër autokracisë, sundimi i ligjit kundër monopolit dhe oligarkëve dhe ballafaqimi me të kaluarën, meqenëse kemi përjetuar 4 Luftëra në Ballkan, përgjegjësit për të cilët, dhe shumë prej fajtorëve, qoftë urdhërdhënës qoftë si ekzekutor vazhdojnë të jenë të pajisur me pushtet politik”, ka sqaruar Kurti.

Ndërkohë, Haradinaj edhe pse gjatë luftës dha shumë për Kosovën nga familja e tij, ai ka një të kaluar të dyshimtë në raport me Serbinë.

Përveç që ishte komandant në Zonën Operative të Dukagjinit të UÇK-së, gjatë luftës në vitet 1997-99, Haradinaj si i ri ishte kthyer me vet dëshirë nga Zvicra dhe kishte kryer shërbimin ushtarak në Ushtrinë Jugosllave.

Pas kthimit nga Zvicra, ai kishte shërbyer në Ushtrinë Jugosllave në vendin Pirot të Serbisë.

Atje brenda tre muajsh arriti të bëhej nënoficer dhe specialist për armët kimike, nga të cilat me lidhje teknike të nevojshme me armët tjera, mund të krijohen granata.

E kjo vë shumë pikëpyetje për të kaluarën e tij.

Pse Ramush Haradinaj ka ardhur nga Zvicra dhe ka shkruar vullnetar ushtar në Serbi, kur ushtarët shqiptarët ktheheshin në arkivole në Kosovë, të vrarë nga ushtria Jugosllave apo serbe?

Pse është kthyer Ramushi ashtu dhe si ka shku ushtar vullnetar në Serbi?

A mos vallë, ka pas lidhje me shërbimet sekrete serbe?

Në atë kohë, të rinjtë e lëshonin vendin për të mos shkuar ushtar në Serbi, ndërsa Ramushi ka shkuar vullnetar, a mund të jetë kjo një fije dyshimi për gjeneratat e reja, të cilat duhet të njoftohen nga historia për të kaluarën e secilit patriot të luftës?

Le të tregojë Ramushi si e ka mësua gjuhën serbe si 20 vjeçar, pastaj mund edhe të pyes për të kaluarën e dyshimit të secilit politikanë në Kosovë?

A është po ky Ramushi që pasluftës përveç kullës në Glloxhan, filloni dhe ndërtoi pallate në Prishtinë dhe jeton në njërën prej lagjeve më të shtrenjta në Kosovë?

A duhet të njoftohen qytetarët për njeriun që pyeti kryeministrin e Kosovës, për lidhje me Serbinë, se kush është ai, cila është e kaluara e tij para luftës, në luftë dhe si u pasurua pasluftës?

Trego Ramush? Secili qytetarë ka të drejtë të mësoj për patriotët shqiptar?

Sipas medieve serbe, dëshmitari Robert Qobana kishte deklaruar se Ramush Haradinaj ishte një ndër të rrallët që e fliste gjuhën serbe shumë mirë. Ndërkohë të rinjtë ne atë kohë në fshatrat e Kosovës, e në veçanti në Deçan nuk kanë pasur mundësi të flasin gjuhën serbe. Andaj, shtrohet edhe pyetja se ku e mësoi gjuhën në atë moshë të re Haradinaj?

Mos ta gënjejmë historinë me fakte të shtrembra, por ta mësojmë ashtu siç është?

E vërteta zbulohet!

Burimi/botasot.info/

Medvegja Sot – Fjala jote në vesh të perëndisë, thonë shqiptarët, ne formë urimi.

No Comments Lajme Opinion

Kjo thënie më erdhi në mend kur pashe njoftimin për takimin e kryetarit të KKSH në Serbi, Ragmi Mustafi me kryeministrin Albin Kurti. Më erdhi mirë që tragjedia e Medvegjës brenda asaj të krejt shqiptarëve në Serbi, që po jetësohet nëpërmjet pasivizimit të adresave u përmend nga të dy bashkëbiseduesit.
Mirpo, lutjet tona, kërkesat tona, duhet t’i degjojë Perëndia në tokë. Perëndia në tokë, është Perëndimi. Nëse ne nga një takim si ky, urdhërojmë Serbinë të ndalë pasivizimin, ajo s’do të na dëgjojë.
Ne së pari duhet t u japim shtetësinë e RKS shqiptarëve të Serbisë kudo ku ndodhen ata, ne vendlindje në Kosovë apo në mergim, me adresë në vendlindjen e tyre, si mburojë shtesë!.
Ne duhet të vendosim si parakusht, rikthimin e adresave të mëparshme për shqiptarët!
Ne duhet të veprojme njëjtë si Serbia me serbët e Kosovës.
Ky është reciprociteti real.
Ndërkohë ne duhet ta futim çështjen e shqiptarëve të Serbisë, me theks ata të Medvegjës, në dialog. Kështu lutjet a thirrjet tona, shkojnë në “vesh të Perëndisë”. Dhe Perëndia dëgjon ata që punojnë, jo veç flasin, që zhvillojnë procese, jo thjesht kryejnë akte!
Mr.Muharrem Salihu✍🏻

Burimi/Facebook/Medvegja Sot

Faton Kurti – IMAZHIN e shtetit tonë të ri e dëmtuan jo vetëm politikanët e paditur dhe të korruptuar por edhe Ambasadoret amatorë dhe të inkomptentë!

No Comments Lajme Opinion

Largimi i 16 Ambasadorëve të Kosovës nga vendet të ndryshme të botës është një vendim me vend dhe shumë i rëndësishëm për politikën e jashtme të Kosovës.
Të gjithë këta dhe ndër vite trupi diplomatik i Kosovës janë emruar si Ambasadorë si shpërblim interesash partiake apo si rezultat i lidhjeve te tyre familjare që kishin me qeveritë e kaluara e jo sipas pervojës dhe zotimeve dhe zotësive të tyre diplomatike!
Jo pak herë këta janë bërë objekt i etiketimit të kosovarëve në vende të ndryshme për shkak të inkompetencës dhe sjelljeve jo të përshtatshme për një ambasador.
Ndër karakteristikat e rekomanduara për një Diplomat janë:
Demonstrimi i integritetit, ndershmërisë, “një masë e përshtatshme e përulësisë” dhe “aftësia për të frymëzuar”.
Të tjera karakteristika përfshijnë zotërimin e një kuptimi të procesit të politikës publike dhe “kulturën dhe gjuhën” e vendit pritës, ose të pasurit “një përvojë tjetër të përshtatshme ndërkombëtare”.
Një ambasador duhet jo vetëm të zotërojë disa gjuhë në nivel të lartë por edhe të ketë njohje dhe lidhje në vendin ku synon të shkojë ambasador.
Shpresojmë në përzgjedhjen e Ambasadorëve të rinj, kjo qeveri të ketë më shumë kujdes dhe mos të nominojë për Ambasadorë, familjarë dhe militantë partiakë por njerëz me integritet të lartë dhe profesionistë që do të jenë emisarë të ndërtimit të një imazhi të ri të Kosovës.
Faton Kurti

Burimi/Facebook

Skënder Karaçica – Pse zv.kryeministri Artan Grubi nuk e përmend emrin (populli shqiptar)?!

No Comments Lajme Opinion

Kornizë Shqiptare
Pse zv.kryeministri Artan Grubi nuk e përmend emrin (populli shqiptar)?!
Nëpër vite korpusi politikë shqiptarë në hapësirën etnike në Maqedoninë e Veriut (BDI),në diskurin e tyre politikë ngurrojnë të përmendin(populli shqiptarë).Ata,në këto vite i kanë ndërruar tezat e tyre politike,duke shkuar herë në një udhë dhe herë në udhën tjetër me terma skandaloze(lexo:komuniteti dhe tashti shoqëria,-nënvizimi im)duke iu shmangur termit të entisë kombëtare të fjalës (lexo:populli shqiptarë)!
Populli shqiptarë nuk është shoqëri(në këtë paraqitje të tij skandaloze i sugjerojmë z.Grubi le të shohë nga afër se çfarë thuhet në (Fjalorin e Gjuhës Shqipe,ASHSH,2006)për fjalën dhe kuptimin (lexo:shoqëria-nënvizimi im)?
Populli shqiptarë në hapësirën e etnike në Maqedoninë e Veriut nuk është shoqëri,por është komb i lashtë që,siç na mëson poeti Naim Frashëri,,Neve jemi më të parë/Në Evropë nga ç`do farë!,,.
Pse zyrtari i lartë shqiptar Artan Grubi(BDI)në koalicion me partinë dhe tashti në qeverinë Zaev 2,nuk e përmend fjalën populli shqiptarë,por ia mbanë shpatit përpjetë për teza-terma politike herë si shoqëria dhe herë si komuniteti(rregulla të BDI-së)me seli në Tetovë dhe jo në Shkup(sic!).
Për sjelljet dhe ky rrafsh i mbrapsht politik(term i Kadaresë)në hapësirën etnike shqiptare me kursin e (zuzarëve-term i Konicës)e kanë sjellë çështjen shqiptare në kornizën e (pa)zgjidhur që nga vitet 1940-2021)!
Pse Artan Grubi nuk (guxon)të përmend emrin e etnisë kombëtare të fjalës (Populli Shqiptarë)por flet me zhargonin ,,politike,,herë si komuniteti dhe herë si shoqëria(sic!)që po i shemb për toke vlerat kombëtare shqiptare para kornizës evropiane dhe më gjerë në botë.
Populli shqiptarë në Maqedoninë e Veriut nuk është (shoqëri e as komunitet)por është Populli Shqiptarë i lashtë në tokën etnike në hapësirën e këtij nëndielli shekullor…!
Për pak politikë dhe pak hise në korridorët e qeverisë Zaev 2 në Shkup,zotni Artan Grubi mos u fshehë pas derës politike të kohës dhe, për hatër të (disiplinës së pushtetit)të ndërroni tezat politike në fyerje të Popullit Shqiptarë në hapësirën e vet etnike !
Çikago,26 maj 2021

Burimi/Facebook

Kimete Berisha – Zonja që nuk ka dashur të jemi të barabartë me Serbinë!

No Comments Lajme Opinion

Deri dje, cuklat e palltos i ka rruar me brisk, e sot u bë aq ‘dikushi’, sa flet për reciprocitetin në mënyrë dëshirore, në vetën e parë, thuajse kanë vdekur krejt shqiptarët.
Thotë: ‘Unë nuk kam dashur që t’i vendosim menjëherë masat e reciprocitetit me Serbinë’.
Pra: Rozeta ‘nuk ka dashur’.
Shih ti çfarë luksi, çfarë arrogance!
Nuk thotë, ‘kam menduar’, ‘kam analizuar’, kam vlerësuar’, por flet me ndjenja, me emocione, me dashuri, thotë ‘Nuk kam dashur’!
Mbasi s’po të ngutet, a bën së paku të na tregosh se kur po ke qejf ti madhëri që ne të bëhemi të barabartë me Serbinë?
Cilën datë e mban dëshira juaj?!
Pse nuk ke dashur që menjëherë të jemi të barabartë me Serbinë?!
Dëshira-dëshirë edhe e ka një marifet!
Së paku mos e mbroj ti Serbinë kaq ashiqare, se e keni çuditur edhe armikun!
Kosova ekziston për të ta plotësuar ty dëshirën serbe.
Një të mirë e ka kjo zonja, në Kuvend kurrë nuk i ndahet telefonit, as kur flet Kryeministri!
Çiftja e saj veç s’ka guxim se e kish lënë ulur Lady Magbethin.
Magbethi ka pas thënë ‘Duku e butë si lule, e helmin e gjarprit fshehe përfundri!
Duke e ditur se shqiptarin që nga djepi e kanë mësuar: ‘besnik bëhu e besë nuk i zë askujt’, s’ka më kollaj sesa ta humbësh besimin e shqiptarit.
S’ka më kollaj.
Jam e sigurt se jemi mashtruar.
Por, e kam një ide: Mund ta mashtrojmë – mashtruesin.
Ta mashtrosh – mashtruesin është kënaqësia më e madhe (Makiaveli).
Jam e sigurt se së shpejti do të kënaqemi!
P.S. Kjo qeveri nuk kish nevojë për armiq, se ish armike e tërbuar e vetvetes!
(Mos i beso askujt që pyetjes tënde i përgjigjet me pyetje dhe që kur e pyet për të sotmen, të flet për të kaluarën)!

Burimi/Facebook

Kimete Berisha – Ah, kjo limonti!

No Comments Lajme Opinion

Paradoks është për shembull, që komandantët e UÇK-së janë në burgun e Hagës, kurse Veton Surroi tash është zgjedhur nga Kryeministri Kurti në ekipin negociator për sezonin e ri të dialogut me Serbinë!
Ky e këshillon Kryeministrin, ia rikujton kohën kur shteti serb para syve të botës e masakronte popullin shqiptar të Kosovës, ky si Veton e kërkonte demokratizimin e Serbisë.
Kanë kaluar kaq vite dhe dëshira e Veton Surroit që ta shoh Serbinë të demokratizuar, ende nuk është plotësuar.
Ka vakt!
Ka shkruar edhe libër kundër UÇK-së.
A më trim është të jesh UÇK apo kundër UÇK-së?!
Mendo para se të thuash UÇK!
Ka thënë se UÇK nuk ishte ushtri çlirimtare, por ‘ushtri guerile, të cilën NATO e çliroi nga Serbia, ashtu siç na çliroi neve civilëve’!
Nejse, Familjen Jashari nuk e ka çliruar NATO.
Ajo është flijuar për Liri, edhe për lirinë e këtij milionerit që lëre që kurrë nuk i ka munguar qimja e flokut, por ju kanë shtuar flokët, veç në llokma nuk e kemi parë!
E qysh i thonë kësaj gjendjes kur ushtari e sheh që për shtetin e tij tash vendos ai që ishte kundër tij, dhe hesht!
Limonti i thonë oj zemër. Plogështi. Vdekje për së gjalli-i thonê!
Pse i ndodhi kjo Hashim Thaçit?
Pse e braktisën të gjithë përnjëherë!
Qysh e ka emrin ky fat!
Kjo të ndodh kur mendon se je ‘i mençur’ dhe armikun e zbut me pare, me pozita, me shtirje dhe me fjalë të ëmbla!
Kurrë askush asnjëherë nuk është zbutur!
Kurrë!
Nëse dikush ka vendosur të jetë kundër teje-le të jetë!
Mos e pengo!
Volteri tha ecte gjithmonë me Biblën nën sqetull.
Kur e pyetën ‘Pse e mban Biblën nën sqetull kur ti je ateist’, Volteri u përgjigj ‘Armikun duhet ta mbash shumë afër vetes’!
Por, puna e Volterit ndryshe.
Volteri ka qenë ‘armik i Zotit’, por Zoti nuk e ka bë hesap për armik.
Pra, është me rëndësi që armiqësia të jetë reciproke. Se kot je ti armiku im, kur unë s’të bëj hesap për armik!
Kur dikush është kundër teje, mos e afro ngat vetes me bindjen se e zbut me fjalë të bukura, dhe me butësi ia shëron sëmundjen e urrejtjes.
Nuk është puna jote t’i shërosh armiqtë t’u, të bësh alkimi, t’ua ‘kthesh’ në dashuri urrejten që kanë për ty…
Sepse nuk mundesh.
Thjesht armikun largoje edhe më larg, dhe inkurajoje që urrejtjen dhe antipatinë që e ka për ty ta shpreh hapur, pa hile!
Urrejtja bazohet në fakte!
Dashuria bazohet në lakmi!
P.S. Se këtë Blerim Shalën (edhe ky ekspert i të gjitha kohëve) ti e sheh gjithë ditën e lume tuj ba kruga rreth Grandit.
Një ditë gjynah m’erdh prej tij, kujtova që s’po e gjente shtëpinë!

Burimi/Facebook

Skënder Karaçica – Si shihet atdheu nga larg

No Comments Lajme Opinion

Asociacioni i komunave me shumicë serbe në Republikën e Kosovës (sic!)në asnjë mënyrë mos të ketë statusin ekzekutiv(Srbska republika)
Në Çikago(SHBA) me ka rënë të shoh nga afër me dhjetëra asociacione të nduarnduarshme të veprimtarisë,por asnjëra prej tyre nuk ka statusin ekzekutiv!Kjo që po flitet dhe po vëhet në tovolinën e bisedimeve dhe të qarqeve të diplomacisë,për të cilën po vajton për ,,pozitën e rëndë,,(sic!)të pakicës serbe në Kosovë,
qeveria në Beograd dhe regjimi i A.Vuçiç,po orvatët që përmes asociacionit të komunave të hyjë brenda në shtetin e Kosovës dhe,kështu për njëqind vjetët e ardhshëm të levizë krizat politike dhe të destabilizojë saherë që i duhet shtetin e Kosovës(!).
Jo asociacioni i komunave serbe në Kosovë me verdiktin ekzekutiv!
Çikago,25 maj 2021

Burimi/Facebook

Taravari: Që me raundin e parë ju fitojmë në Gostivar

No Comments Kulture Lajme

Sekretari i përgjithshëm i ASH-së dhe kryetari i komunës së Gostivarit, Arben Taravari përmes një postimi në facebook i është përgjigjur zëdhënësit dhe ministrit të jashtëm të BDI-së, Bujar Osmani i cili në emisionin Click Plus në TV21 foli për dobësi në qeverisjen në Gostivar.

“Në një emision, z.Bujar Osmani shprehu fare haptazi panikun në të cilin gjendet BDI-ja dhe ai, përballë shembullit të Gostivarit.
Nuk janë të gatshëm për të pranuar realitetin, nuk e pranojnë dot faktin që tashmë në bazë të të gjithave anketave dhe sondazheve, Gostivari është qyteti kampion. Fakt i gjallë ështē ardhja e qytetarëve të tjerë në Gostivar për të parë dhe gëzuar ndryshimet që gjithkush i do.
Bujarit si mjek i kujtoj që ankthi i mospranimit çon në vetshkatërrim, ndaj përgatituni të pranoni se Gostivari është shembulli i një qeverisje ndryshe, që ekipi i Komunës tonë është i formuar nga njerëz që e duan qytetin e tyre dhe ndaj na shkojnë punët mbarë, dhe madje do t’ju duhet ta pranoni dhe fitoren tonë të ardhshme… P.s Që me raundin e parë, Të fala o Bujar!”, ka shkruar Taravari.

Zyrtari i lartë i BDI-së, Bujar Osmani theksoi se në Gostivar gjitha gjasat çojnë për një ndryshim që do të ndodhë në zgjedhjet e tetorit. “Në Gostivar nëse i lexoni numrat bërtasin për ndryshim se njerëzit e kanë kuptuar se komuna është rrëmby në shërbim të një platforme politike”, ka theksuar Osmani. (INA)

Burimi/a-news24.com/