Home

Lajme

Deputetja, kryetarit të Bordit të RTK’së: A je gati me dhënë dorëheqje?

No Comments Aktualitet Lajme

Deputetja e Kuvendit nga radhët e Vetëvendosjes, Doarsa Kica Xhelili, gjatë mbledhjes së Komisionit për Administratë Publike, i është drejtuar kryetarit të Bordit të RTK’së, Sali Bashotës, duke i kërkuar dorëheqjen.

Në mbledhjen e fundit pran Komisionit për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim, RTK ka raportuar për veprimtarin e vet për vitit 2020.

Gjatë kësaj mbledhje deputetja e Doarsa Kica Xhelili tha se ky bord i kishte së paku tri shkelje të Ligjit për RTK’në, saktësisht neni 29 i ligjit, ku flitet për kompetencat e Bordit.

E gjatë mbledhjes, deputetja ia kërkoi dorëheqjen kryetarit të Bordit duke i thënë “A je i gatshëm të japësh dorëheqje?”.

“Nëse të ftoj pas dy muajsh dhe ende s’ke bërë asgjë për këto shkelje, a jeni i gatshëm të jepni dorëheqje”, ka pyetur Kica Xhelili.

///

Fjalor i Gjuhës Shqipe

DORËHEQJE f.

Largimi me hir a me pahir nga pushteti, nga një detyrë zyrtare etj. Dorëheqja e qeverisë (e kabinetit, e presidentit, e ministrit). Dha dorëheqjen. Paraqiti dorëheqjen. Pranoi dorëheqjen.

KRYETAR m. sh

  1. Ai që është zgjedhur a është emëruar në krye të një organi shtetëror ose politik; ai që është zgjedhur në krye të një organizate shoqërore ose është emëruar në krye të një organizate ekonomike. Kryetari i Këshillit të Mbrojtjes. Kryetari i Këshillit të Ministrave (i qeverisë). Kryetari i Kuvendit Popullor. Kryetari i Gjykatës së Lartë. Kryetari i komitetit ekzekutiv.
  2. Ai që ngarkohet të kryesojë një delegacion, të drejtojë punimet e një mbledhjeje etj. Kryetar i delegacionit.
  3. Përgjegjës i një zyre, i një ekspedite, i një ekipi etj. Kryetari i ekspeditës. Kryetar dege. Kryetari i skuadrës. sport.

Burimi/a-news24.com/

Surroi: Dëmet që shkaktoi Thaçi janë të mëdha, kishte uzurpuar dialogun

No Comments Aktualitet Lajme

Por, ai ka kritikuar procesin e dialogut kur u udhëhoq nga Hashim Thaçi, duke thënë se marrëveshjet e nënshkruara nga ai janë problematike edhe për Qeverinë aktuale.

“Proceset negociatore të deritanishme kanë qenë të uzurpuara nga (Hashim) Thaçi dhe të kontrolluara nga ai. Dëmet që i ka bërë Thaçi dhe ekipet e tij janë shumë të mëdha. Lëvizja Vetëvendosje me të drejtë ka rezistuar te çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe bashkë me partitë tjera opozitare. Po të kishte pasë një konsensus dhe një përpjekje për gjithëpërfshirje, Kosova nuk do të nënshkruante në vitin 2013 marrëveshjen për Asociacion. Do të kishte njerëz me përvojë që do ta shikonin ndryshe këtë punë. Dhe në vitin 2015 s’do të kishte marrëveshje të nënshkruar që u pa se ishte e dëmshme”.

Surroi në Rubikon të Klan Kosovës ka thënë se “uzurpimi” i procesit pa bashkëpunim me opozitën ka sjellë dëmet, prandaj rekomandon që Qeveria aktuale të dëgjojë opozitën.

“Këto e demonstrojnë dhe janë mësim edhe për pushtetin e tanishëm që në çfarëdo procesi negociator të hyjë duhet të ketë një komunikim të përhershëm me opozitën dhe të dëgjojë me vëmendje, qoftë edhe kur opozita s’jep propozim, por vetëm shan”.

Publicisti Veton Surroi ka konfirmuar se do të jetë këshilltar i jashtëm i ekipit negociator të Qeverisë së Kosovës në dialogun me Serbinë.

Burimi/a-news24.com/

Letra e Grabovcit për Ramushin: “I përmend pasuritë dhe villat në Monte Karlo dhe Dubai”

No Comments Aktualitet Lajme

“Ish deputeti i Kosovës, Driton Tali ka publikuar një letër të Adem Grabovict i cili ia kishte shkruar kreut të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, ish kryeministër Ramush Haradinaj.

Në këtë letër të publikuar Grabovci ia përmend Haradinaj pasuritë milionëshe.

Aty thuhet se, ka uzurpuar në emër të luftës shtëpi dhe banesa.

“Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale”, thuhet në letrën e publikuar nga Driton Tali, shkruan gazeta “Bota sot”.

Lexojeni të plotë shkrimin e ish deputetit të Kosovës:

Pse ish xekrrue Ramushi dje me ata qe i kishin thone hajn?!

Adem Grabovcin nuk e shajti (bile i shkoi n’darsem) kur ja tha do llafe edhe ma t’shtira. Nashta ishalla jo vec per qi o hi n’koalicion me “shefat”.

Nese ke harru Ramush, ja letren e Ademit.

I bëj thirrje Ramushit të bëhet burrë dhe të ballafaqohet në debat publik drejtpërsëdrejti për të qartësuar të gjitha çështjet e ngritura dhe ato që do t’i ngris:

  1. Kush e ka dëmtuar imazhin e UÇK-së pas luftës duke bërë kërkesa, kërcënime dhe nxjerrë fitime për interesa personale?
  2. Ramush, prej nga e arrite pasurinë marramendëse personale? – shtëpinë disamilionëshe në Prishtinë, – banesën dykatëshe në Prishtinë, – banesën në Prizren, – banesën në Tiranë, – banesën në Durrës, – villat në Durrës, në Brezovicë, – pronat disamilionëshe në Dukagjin, – tokat në Miradi, – kullat disamilionëshe në Glloxhan, – dy villa jashtë shtetit, në Monte Karlo dhe në Dubai. Duhet t’i dëshmosh pronësitë e tyre në detale.
  3. Ramush, ke uzurpuar dhe ke përvetësuar në emër të luftës: * shtëpinë në Pejë * banesën në Prizren * truallin e çerdhes së fëmijëve në Dragodan * pompat e benzinës dhe shumë të tjera.
  4. Ramush, ti personalisht kontrollon lojërat e fatit dhe bizneset e Casino-s!
  5. Reketi dhe zhvatja e bizneseve lidhet me emrin tuaj. Keni përmendur ndihmën e bizneseve vendore. Dokumento qoftë edhe një donacion të evidencuar në këto firma pranë Administratës Tatimore të Kosovës për 10 vitet e pasluftës në Kosovë (hiq fondin tuaj për Hagë).
  6. Me fondin tuaj për mbrojtje keni blerë toka e troje për qëllime personale. A është e drejtë kjo?
  7. Jeni involvuar në kontrabandim mallrash që vijnë nga Serbia në veri të Kosovës dhe në shumë shtete të tjera”.

Burimi/a-news24.com/

ALUMNI Liceu Artistik – Hajdar Danjolli – Piktor/pedagog

No Comments Kulture

Hajdar Danjolli u lind me 26 Qershor 1954 në Kukës, Shqipëri. Nga viti 1969-1973 ka kryer Liceun Artistik “Jordan Misja” , Dega e Arteve Figurative në Tiranë. Nga viti 1974-1978 ka kryer studimet e Larta Universitare në Institutin e Lartë të Arteve (Universiteti i Arteve) në Tiranë dhe është diplomuar me titullin Piktor, Specialiteti Tekstil.
Në vitin 2017 mori gradën shkencore ‘Doktor’ në fushën Etnologji dhe Folklor, Specialiteti Etnologji, pranë Akademisë të Studimeve Albanologjike-Tiranë, me temë ‘Tekstilet popullore në Malësia e Gjakovës”.
2001 – 2019 – Pedagog (Atelje e Tekstilit) në Liceun Artistik “Jordan MISJA” Tiranë.
1989 – 1994 – K/Inxhinjer (Drejtues Teknik dhe Artistik) në Nd/ja Artistike Kukës.
1983 – 1987 – Pedagog (Atelje e Tekstilit) në I.L.A sot (Universiteti i Arteve) Tiranë.
– Aranxhimi dhe ngritja e Muzeut Historik në qytetin Bajram Curri – Tropojë.
Krijimi dhe realizimi në material i shtrojeve (tapiceri) për sallat e Muzeut dhe sixhaden murale (gobelinë) me dimensione 06 x 04 m, në hyrje të Muzeut.
1980 – Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
1978 dhe nè vazhdim – Bashkëpunëtor Artistik në Kombinatin e Tekstileve, Tiranë.
1977 – 1989 – Arkitekt skene dhe Skenograf në Pallatin e Kulturës “Dardania”, B.Curri.
Programe mësimore
2016 – Programi mësimor i lëndës, Dega: ART FIGURATIV – PIKTURË . Specialiteti: TEKSTIL & MODË. Liceu Artistik “Jordan MISJA” Tiranë, Sistemi: 3- vjeçar në shkollat e mesme, klasa 10-të, 11-të, 12-të. Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
2010 – Programi mësimor i lëndës “Specialiteti TEXTIL & MODË”. Liceu Artistik “Jordan MISJA”. Për degën: Art Figurativ, klasa 11-të, 12-të, 13-të. Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
2007 – Programi mësimor i lëndës “Specialiteti TEKSTIL & MODË”.Liceu Artistik “Jordan MISJA”. Për degën : Art Figurativ, klasa e 13-të. Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
2006 – Programi mesimor i lëndës “Specialiteti TEKSTIL & MODË”.Liceu Artistik “Jordan MISJA”. Për degën : Art Figurativ, klasa e 12-të. Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
Ekspozita (Atelje e Tekstilit) Liceu Artistik “Jordan MISJA” Tiranë.
2002 – 2019 – Ekspozita. Projekte dhe realizime me materiale në Tekstil, në Atelje dhe ambiente të ndryshme në Liceun Artistik “Jordan MISJA” Tiranë. 2011 – Ekspozitë ndërkombëtare. “1+1 : Jetë dhe Dashuri”. Muzeu Historik Kombëtar dhe Cultural Heritage without Borders. Muzeu Historik Kombëtar, Tiranë. 2010 – Projekte dhe realizime – Matura 2010. M. Historik Kombëtar, Tiranë. 2006 – Projekte dhe realizime, Shën Valentini – Q.N.K. – Tiranë. 2005 – Projekte dhe realizime– Matura 05.Galeria Kombëtare e Arteve Tiranë.
2004 – Projekte dhe realizime – Pranverë 04. M. Historik Kombëtar, Tiranë.
Studime Teorike
Pjesëmarrje me referim në aktivitete shkencore kombëtare dhe nderkombëtare (konferenca, seminare)
27 Maj 2017, Second International Interdisciplinary Scientific Conference. GLOBALIZATION, VISION FOR A SUSTAINABLE FUTURE. IDEA Scientific Journal and. Institute of Migration, Development and Integration of Albania. Me temë: Compositional Method of the decoration of folk garments and textiles in Gjakova Hingland. Mënyra kompozicionale e dekoracioneve të veshje e tekstileve popullore në Malësinë e Gjakovës. ISBN 978-9928-242-00-06, ISSN 2466-4808.
30 Shtator 2016. UNIVERSITETI I TETOVËS. SEMINARI I X-të NDËRKOMBËTAR I ALBANOLOGJISË. Letërsia shqipe në shekullin e XX. 30 Shtator – 01 Tetor 2016, Tetovë, me temë: Malësia e Gjakovës a mund të konsiderohet si muze në natyrë – shëmbuj nga terreni.
24-25 Maj 2013. THE 1-st INTERNACIONAL CONFERENCE ON “RESEARCH AND EDUCATION – CHALLENGES TOWARDS THE FUTURE” ICRAE 2013. University of Shkodra “Luigj Gurakuqi” The Faculty of Education Sciences. Me temë: Artistic Values of cushions and their coversin in the mens chamber – Higlands of Gjakova. Vlerat artistike në këllëfët e jastekëve të odës së burrave – Malësia e Gjakovës. ISSN 2308-0825.
5 Tetor 2012. Konferencë shkencore gjithëkombëtare “IDENTITET KULTUROR SHQIPTAR NË 100 VJET” në Universitetin e Arteve Tiranë, me temë: Dekoracionet tradicionale të tekstileve nga Malësia e Gjakovës, lidhjet me pikturën dhe artet. ISBN 978-9928-141-14-9.
Artikuj në revista dhe periodike shkencore kombëtare dhe nderkombëtare
Mars 2017. Tetovë. INTERNATIONAL JOURNAL ANGLISTICUM LINGUISTICS & INTERDISCIPLINARY STUDIES. Me temë: The Diversity of Decorative Clothing Popular Textile in the Highlands of Gjakova. Larmia dekorative e Veshjeve –Tekstileve popullore në Malësinë e Gjakovës. Volume 6 Number 3 March 2017.
p-ISSN 1857-8179 e-ISSN 1857-8187. ICV Impact Factor: 6.88.
Nr. 15/2016. INTERNATIONAL UNIVERSITY OF STRUGA. UNIVERSITETI NDËRKOMBËTAR I STRUGËS. THE HERITAGE, Revistë periodike. Nr. 15/2016. Botim shkencor i Universiteti Ndërkombëtar të Strugës, me temë: Two more objections for the museum in Bajram Curri contry. Edhe dy objeksione për muzeun në qytetin Bajram Curri. ISSN 1857-7482. 10.21520/R.15-2016.
Prill 2016. Tetovë. ANGLISTICUM A MULTI – DISCIPLINARY RESEARCH JOURNAL. Me temë: Types and Variants of Garments and Textiles in the Highlands of Gjakova. Tipet dhe variante të veshjeve dhe tekstileve në Malësinë e Gjakovës. Volume 5 Number 4 April 2016. p-ISSN 1857-8179 e-ISSN 1857-8187. ICV Impact Factor: 6.88.
Maj 2016. Tiranë. GLOBAL CHALLENGE. REVISTË SHKENCORE PERIODIKE. Botim i Akademisë Diplomatike Shqiptare. Me temë: Oda e burrave në Malësinë e Gjakovës si trashëgimi deri në ditët e sotme. Volumi V, numri 2, Tiranë, Maj 2016. ISSN 2227-8540. ISSN 2312-5748 (Online).
Ekspozita Personale
2021 – Ekspozita “THE PAST HAS NOT PASSED”,Curator Artan Shabani, Promenade Gallery Vlorë, Albania. 2012 – Universiteti i Arteve Tiranë.”Identitet kulturor shqiptar në 100 vjet”.“Ekspozitë me motive të etnokulturës shqiptare”. 1995 – Pallati i Kulturës “Hasan Prishtina” Kukës. – Teknika të ndryshme. 1989 – Pallati i Kulturës “Hasan Prishtina” Kukës. – Tekstile. 1987 – Muzeu Historik Tropojë. – Tekstile dhe Skenografi. 1987 – Muzeu Historik Tropojë. – Teknika të ndryshme. 1981 – Pallati i Kulturës “Dardania” B.Curri. – Skenografi. 1979 – Pallati i Kulturës “Dardania” B.Curri. – Teknika të ndryshme.
Disa nga Ekspozita Kolektive
2020 – Promenade Gallery Vlore. RITME SHQIPTARE, ART,TRASHËGIMI, KULTURË. Korrik – Shtator 2020 Ministria e Kulturës, Instituti i Politikave të Qëndrueshme. Kurator Artan Shabani. 2020 – Drawing Room, Works on Paper Promenade Gallery Vlorë, Albania 02 – 26 June 2020. Curated by Artan Shabani. 2019 – Galeria e Arteve “Vilson Kilica” Fier, Ekspozitë me pjesëmarrje të artistëve figurativë të Liceut Artistik “J. Misja” Tiranë, “J. Xoxa” Fier. 2019 – SIGAL BUSINESS CENTER Tiranë, Ekspozitë pikture UNIQ’ART. “SIGAL UNIQA 20 vjet”, 22.02.2019 – 25.03.2019. 2013 – Galeri ”+Art Caf’e” , Valdrin, Kukes. ”Looking forward”. 2012 – U.A.T. Universiteti Amerikan Tiranë. EXPO: Mjeshtër të Arteve të Aplikuara. 2005 – Galeria e Arteve Prishtinë, Ekspozitë “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Strateg dhe Diplomat”. 2005 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë. Konkursi “Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Strateg dhe Diplomat”. 2005 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë.“Artist, Mësues dhe Profesionist”. 2002 – “Bienale e 4-et Ndërkombëtare “RACIBORZ 2002”- Poloni. 1996 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë. “Onufri 96”. 1995 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë. “Onufri 95”. 1990 – Pallati i Kulturës “Hasan Prishtina” Kukës. Ekspozita vjetore. 1982 – Galeria Kombëtare e Arteve, Tiranë. Eksp. “70 vjetori i Pavarësisë”. 1982 – Kombinati i Tekstileve, Tiranë. Ekspozitë me projekte për Tekstile. 1981 – Ekspozita e Kulturës Popullore në Shkodër. 1980 – Kombinati i Tekstileve, Tiranë. Ekspozitë me projekte për Tekstile. 1979 – Kombinati i Tekstileve, Tiranë. Ekspozitë me projekte për Tekstile. 1979 – Pallati i Kulturës “Dardania” qyteti B.Curri. Ekspozita vjetore……..
Shpërblime
1988 – Medalje “Naim Frashëri”. Për krijimin dhe realizimin me cilësi të veprave artistike dhe muzeale në Muzeun Historik të rrethit Tropojë.
1984 – Akorduar nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës, Lidhja e Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, orari i reduktuar nga 8 orë punë, në 6 orë.
1981 – Fletë Nderi nga Ministria e Arsimit dhe Kulturës. Për EKSPOZITA KOMBËTARE E
KULTURËS POPULLORE, Shkodër.
1980 – Anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë.
1979 – Galeria Kombëtare e Arteve, Çmim inkurajues, Kompozim për project gobelinë “Për
Shqipni”.
1978 – Takim i Teatrove në Shkodër, çmim i I-rë për skenografinë e dramës “Përmbytja e Madhe”.
Disa nga veprat e tij ndodhen në Galeri dhe Koleksione Private sin në:
Galeria Kombëtare Tiranë, Shqipëri, Kosovë, Mali i Zi, Greqi, Angli, Gjermani, Austri, Hollandë, Poloni, Egjypt, Afrikë, Sh.B.A etj.

Kan være kunst
Kan være kunst
Kan være et billede af 2 njerëz, folk, der står dhe E brendshme

Burimi/Facebook/ALUMNI Liceu Artistik

Prek me rrëfimin Arjan Konomi, tregon pse nuk u martua dhe s’ka fëmijë: Kam jetuar në fshat dhe ullinj kam mbledhur…

No Comments Argëtim Thashetheme

Arjan Konomi është një nga personazhet më të dashura në Shqipëri. Atë e kemi parë në rolin e opinionistit në ”Përputhen”.

Shpesh herë ai deba ton dhe madje edhe qau kur u zbulua se Tea dhe Andi kishin bërë sikur ishin çift. Por së fundmi Arjan Konomi në një intervistë ka treguar më shumë rreth jetës së tij personale.

Në emisionin ”Koshija Show” ai tregoi se nuk është i martuar dhe me sa la të kuptohej nuk ka as fëmijë.

Po ashtu Arjani tregoi se ka jetuar në fshat, ka mbledhur ullinj dhe se ka bërë reportazhe për Kosovën. Gjithashtu ai tha edhe se ka shkruar dy libra, që janë një nga punët e tij më të mira.

Burimi/amarsangbad.website/

Vuçiq: “Serbia Ose Duhet Tani T’i Përcaktojë Kufijtë, Ose Shqiptarët Do Të Mbërrijnë Deri Në Vranje Dhe Nish

No Comments Aktualitet Lajme

Argumentimi i preferuar i Vuçiqit është se Serbia ose duhet tani t’i përcaktojë kufijtë me shqiptarët, ose shqiptarët përmes natalitetit dhe blerjes së tokave brenda disa dekadash do të mbërrijnë deri në Vranje dhe Nish. Presidenti i Serbisë Vuçiq foli për herë të parë për mundësinë e me shqitparët. Në Beograd nuk e kanë të qartë se ç’do të thotë kjo në të vërtetë. Shumë e kundërshtojnë idenë. Flitet edhe për referendum.

Bota e gazetave bulevardeske në Serbi ishte në rregull deri në fillimin të javës së kaluar. Lajme për thashethemet e prominentëve, pak nxitje dhe urrejtje ndaj shqiptarëve të Kosovës, pak ndaj kroatëve dhe opozitës në Serbi
Por të enjten e kaluar gjërat ndryshuan: Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq – të cilin shumëkush e konsideron edhe kryeredaktor të të gjitha mediave të rëndësishme – përdori për herë të parë fjalën mgajike me shqiptarët. Ishte kjo hera e parë që një serb hedh në lojë edhe mundësinë e njohjes së asaj që në Serbi quhet “provinca jugore e Serbisë”.

Ndonëse fjala nuk është shpjeguar deri në fund, shumëkush beson se e di se çfarë mendon Vuçiqi. Serbia do të duhej të merrte pjesën veriore të Kosovës, të banuar pothuajsve vetëm nga serbët, ndoshta si shkëmbim me komunat e banuara me shumicë shqiptare në Preshevë dhe Bujanoc. Makineria mediatike e afërt me regjimin e Vuçiqit tani është në dilemë: Si t’ua shpjegojë serbëve se kjo është një zgjidhje e mirë?!

Argumentimi i preferuar i Vuçiqit është se Serbia ose duhet tani t’i përcaktojë kufijtë me shqiptarët, ose shqiptarët përmes natalitetit dhe blerjes së tokave brenda disa dekadash do të mbërrijnë deri në Vranje dhe Nish.

Burimi/newsmedia24h.com/

A e ka kapur Ilirin me femra te tjera, Monika Kryemadhi habit me shprehjet e saj: Vetëm një budalla nuk..

No Comments Aktualitet Lajme

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI ishte e ftuar se fundmi ne emisionin radiofonik “Ndryshe” ne TOP Albania Radio dhe ka folur atu rreth jetes se saj private apo marredhenien me bashkeshortin e saj, Ilir Meten.

Ne bisede ne studio me Palomen u prek nder te tjerat edhe ceshtja e te qenurit feminist e ketu ishte fjala per Ilirin.

Biseda mes tyre ishte kjo:

Paloma: Thonë, po thonë, ato gojëligët se Iliri është shumë feminist, madje ka qëlluar se i keni bërë zap ato femrat e Ilirit…

Monika: Me thënë të drejtën është shumë feminist sepse vetëm një mashkull i mirë mund të pëlqejë femra, një budalla nuk i pëlqen femrat.

Paloma: Domethënë… ti e lejon?

Monika: Po sigurisht… pse jo?!

Paloma: Nuk e ke problem që ta shikosh me një femër në zyrë?

Monika: Pse çfarë do bëjë në zyrë?

Paloma: Të jetë aty afër… të jenë me njëri-tjetrin…

Monika: Mos ngatërro zyrën… ato gjërat e tjera afër-afër bëhen në vend tjetër…

Paloma: Po në hotel nuk do ta kapim!

Monika: Po pse, çfarë rëndësie ka?! Eksperiencat janë të domosdoshme.

Paloma: Bravooo Mona!

Gjithashtu ajo e mbyll këtë diskutim duke përmendur se sek si nuk është dashuri. Dashuria është shumë më e fortë, shumë më e fortë se pushteti dhe është shumë më e fortë se paraja.

Burimi/amarsangbad.website/

Humbi nënën nga sëmundja e ligë, rrëqeth me fjalët Flori: Më ka marrë malli të ndjej erën në qafë, të më thuash djali i nënës

No Comments Kulture

Kantautori shumë i dashur për publikun, Flori Mumajesi në muajin shkurt humbi njeriun e tij më të shtrenjtë, nënën. Nëna e Florit nuk mundi të f itojë bete jën me një sëmundje nga e cila vuante prej disa kohësh, duke lënë pas shumë dhi mbje.

Sot Flori ka shkruar disa rreshta rrënqethës për humbjen e nënës së tij, ku shpreh mes fjalëve sa shumë i mungon ajo.

“Hera e pare qe nuk me vjen mesazh nga ty. Nuk ka dite qe se vuaj mungesen tende, por edhe pse u mundova te mos dorzohem, sot gati ndihem i dorzuar pa ty, se mka marr malli me tmbajt ere nqafe, mka marr malli me tputh, me tpa, me tprek, me mshkrujt sapo me ke pare ne tv, e te me thuash si dola dhe pastaj te marr ne tel e tflas me ty, me ta degju zerin e me mthon DJALI MAMIT”, ka shkruar Flori.

Marrur nga Revista Ora

Kështu e vlerësonte Armend Rexhepagiqi para shumë viteve Gjon Muharremajn

No Comments Kulture

Këngëtari me origjinë nga Kosova, Gjon Muharremaj, i njohur me emrin artistik ‘Gjon’s Tears’ këtë vit përfaqësoi shtetin e Zvicrës në festivalin evropian të këngës “Eurovision”, teksa në 2011 ai kishte marrë pjesë në spektaklin shqiptarë të talenteve “Albanian’s Got Talent”, ku arriti të shkonte deri në finale dhe përfundoi në vendin e tretë.

Gjatë asaj kohe, pjesë e jurisë ishin, Altin Basha, Rovena Dilo dhe Armend Rexhepagiqi, ku ky i fundit pas ‘refuzimit’ të Altin Bashës, i kishte thënë se mos të ndalet asnjëherë e të vazhdon drejt rrugës që është nisur.

“Nëse ndonjëherë më është dukur për ndonjë interpretim se i kam dëgjuar engjëjt, do ishte sonte dhe pastaj ai shpërthim fantastik thua se të gjitha koret e botës këndojnë, jam aq i impresionuar dhe i mahnitur saqë dua të them vetëm diçka Gjoni, ti je ende i vogël dhe ndoshta nuk do e kuptosh por do e kuptojnë ata që e shikojnë spektaklin tone pranë televizorëve tyre dhe e mbajnë votën në duart e tyre. Njeriu është i përbërë nga mishi dhe gjaku, janë këto materiale qe dëmtohen shumë lehtë, por më së lehti dëmtohet ai shpirti i njomë artistik dhe romantik, unë dëshirojë që në këtë botë të vrazhdtë të shekullit XXI (21), askush kurrë mos të dëmtojë asnjë milimetër tëndin, mos të të thyej kurrë e ti të vazhdosh me shumë dashuri e krenari aty ku je nisur”, ishte shprehur Rexhepagiqi.
E që këto fjalë e kishin emocionuar shumë Gjonin, që atëkohë ishte 12 vjeçar.

Gjoni me këngën “Tout l’Univers” nga votat e shteteve u rendit i pari duke marr 267 vota, por nga votat e publikut morri vetëm 165 vota duke përfunduar kështu në vendin e tretë me 432 vota, 92 më pak se sa fituesi i këtij festivali, Italia.

Burimi/fanpage.al

Znj.Osmani dhe Gërvalla kanë mbështetjen e madhe të publikut për VETING rrënjësor në diplomaci

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Republika e Kosovës fatmirësisht sot, në sajë të verdiktit popullor të 14 Shkurtit 2021 i cili bëri të mundur që Kosova sot të ketë në krye të punëve një Kryetare Shteti si Znj. Osmani, një Kryeministër si Z. Kurti dhe një Kryediplomate si, Znj.Gërvalla të cilët janë të urtë e të mëncur, vizionarë e të përgjegjshëm, dinjitozë dhe me cilësi e virtyte të tjera të larta e të denja për një shtet ligjor, për një shtet moral, për një shtet patriotik, demokratik e republikan modern.

Ky shkrim i shkurtër i imi per sot vjen si nxitje nga fakti që Qeveria, Presidentja dhe Kryediplomatja e Kosovës kanë filluar të ndërmarrin një Reformë në Diplomacinë e Kosovës, si një VETING në diplomaci.

Kjo është mëse e nevojshme dhe më se e duhur për Shtetin e Ri të Kosovës, pasi i shërben shtimit të njohjeve të reja, përshpejtimit të antarësimit të Kosovës në organizmat dhe organizatat glabale si BE, OKB etj. Kjo i shërben përmirësmit dhe pëfaqësimit dinjitoz e serioz të Kosovës në shtetet e tjera.

Prej vitesh diplomacia kosovare ka dështuar në njohjet e reja, por madje është shënuar edhe regres, pasi disa shtete nga paftësia, papëgjegjshmëria dhe nga dështimi i diplomacisë së Kosovës disa shtete kanë tërhequar edhe njohjet e tyre për Shtetin e Kosovës.

Fatkeqësisht Kosova në fushën e diplomacisë ka deficite të jashtëzakonshme, dhe them se po fatkeqësi është edhe fakti se Kosova në Diplomaci ka ndjekur shëmbullin e keq të Shqipërisë, ku diplomacia shihet si e drejtë dhe privilegj për njerëz dhe individë militant partiakë dhe me lidhje nepotike e familjare.

Diplomacinë, pra emërimet e ambasadorëve dhe të konsujve si dhe të administrave të ambasadave dhe ato konsullore mbushen me individë që nuk ia kanë haberin e diplomacisë, ato mbushet me injorantë dhe shikohen si vënde shpërblimesh postesh e detyrash për kontribute politiko-partizane, pra më shumë dhe kryesisht ambasadat dhe konsullatat janë parë dhe konsideruar nga politika si në Shqipëri dhe në Kosovë thjesht si streha militantizmi dhe interesash partiake politikolobuese të pushtetit dhe jo si përfaqësi të shtetit.

Unë si studiues dhe diplomuar për diplomaci Diplomacisë duke iu referuar asaj për rëndësinë si një prej shtyllave qëndrore të shtetit, unë asaj i qasem dhe i referohem duke e konsideruar Diplomacine si një art shumëdimensional: si art shtetndertues, intelektual, akademik, politik, demokratik, juridik e historik si dhe art marrëveshjeje, njohjeje dhe bisedimesh.

Pra duke qenë e tillë demokracia sipas mendimit tim, atëhere, edhe domosdo vjen si nevojë e domosdoshmëri që si ambasadorë e konsuj të zgjidhen e të emërohen po individë të tillë me kritere të tilla: të aftë intelektualisht dhe profesionalisht, pra të jenë të ditur dhe njohës erudit por edhe të përkushtuar patriotikisht si dhe të përgjegjshmëm kombëtarisht, ashtu sikurse edhe fatmirësisht e që aktualisht populli i votoi dhe i zgjodhi Z. KURTI e Zonjat OSMANI e GËRVALLA , përkatësisht si Kryeministër, si Presidente dhe si Kryediplomate të Kosovës.

Diplomacia ka një rëndësi të jashtëzakonshme sepse ajo është pasqyra e shtetit në Botë, ka të bëjë me paraqitjen dhe prezantimin e shtetit, të potencës,autoritetit,personalitetit dhe të imazhit të shtetit në marrëdhëniet dypalëshe dhe shumëpalëshe, si dhe në organizata dhe organizma rajonalë e globalë. Diplomacia është arti i komunilikimit, përafrimit dhe të njohjeve e të respektit reciprok mes shtetesh e kombesh, është arti paqësor i zgjidhjeve të problematikave e konflikteve që përjashtojnë arrrogancën dhe dhunën, është arti dhe institucioni i komunikimit mes shteteve. Duke gjykuar shkurtimisht sa më sipër them dhe sygjeroj si dhe inkurajoj qeverinë, Presidenten dhe kryediplomaten e Kosovës që: vazhdoni se jeni në rrugën e duhur për një VETING dhe për një reformim rrenjësor të diplomacisë së shtetit të Kosovës.