Home

Lajme

Qeveria dhe Ministria e Shëndetësisë kanë gabuar me specializantët e mjeksisë

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder S.KAPITI

Shkalla e mirëqënies së një shoqërie moderne matet me nivelin e lumturisë, mirëqënies, arsimit dhe sidomos me shëndetin e popullatës. Shëndetësia në kohët moderne është prioriteti i prioriteve të politikave shtetërore, kombëtare e qeveritare sepse ka të bëjë direkt me shëndetin e popullit.

Perendimi investimin kryesor e bën në shendetësi, dhe mjeksia në një vënd apo shtet, shkalla dhe niveli i saj tregon edhe natyrën se sa human është një shtet. Ky është një shkrim kritik kundër natyrës jo humane kur së fundmi mësohet se Ministria e Shëndetësisë krejt papritur i dëbon nga puna rreth 1000 specializantë, mjeket më të mirë të shërbimit shëndetësor, për faktin se ata do të specializohen për 4 vite.

A e mendoni Ju minimalen të paktën, atë se me cfarë do të ushqehen këta mjekë dhe familjet e tyre për këto 4 vite, dhe se sa deficit të madh i shkaktoni shërbimit profesionist mjeksor?!

Sa shumë antihumane është kjo, kur juve po “kujdeseni” per shqiptaret pasi atyre u desh që vetë shqiptarët e varfër të paguanin 2-3 mijë euro për t’u shëruar dhe për të paguar ilacet e shtrenjta kundër koronavirusit; sa hipokritë dhe djallëzorë bëheni edhe sikur ankoheni e sikur po u vjen keq se nga Shqipëria po largohen mjekë dhe infermierë pasi shteti dhe qeveria nuk u krijon kushte, nuk i respekton dhe i keqpaguan ata. Pra vetë qeveria ua imponon mjekëve që të largohen nga Shqipëeria dhe pastaj me hipokrizi thotë se pse ikin. Kështu po ua impononi edhe mjekëve më të mirë të Shqipërisë,atyre që kanë fituar konkurset për specializimin që të largohen edhe ata nga Shqipëria.Kjo gjë u pëlqen shumë edhe rektorëvë e profesorëve dhe mjekëve me lidhje politike e nepotike që të mos kenë konkurentë dhe që brezin e ri të mjekëve ta bëjnë të pakënaqur dhe ta detyrojnë atë që të largohen nga Shqipëria, dhe mjeksinë ta kenë ata monopol të tyre, dhe po një klikë mjekësh të kenë të drejtën e leksiondhënieve, vetëm ata të shkojnë nëpër spitale e të shërbejnë atje si te spitalet shtetërore dhe private, dhe vetëm kjo kastë edhe servile e politikës, vetëm ajo kastë në emër të liberalizmit ata të kenë punësime e privilegje në shtet si dhe të kenë njëkohësisht edhe klinika e farmaci private.Këta mjekë janë të korruptuar dhe më biznesfitimprurës se sa edhe kasta e qeveritarëve dhe e gjyqtarëeve e prokurorëve që po i ndëshkon VETING-u

Po mirë si është e mundur që edhe këtyre specializantëve, kësaj plejade të shkëlqyer intelektuale , akademike e shkencore në fushën e mjekësisë të cilët janë aset i madh kombëtar që do specializohen, në vënd që qeveria të krenohet me ta dhe t’i mbështesë financiarisht bën dhe vepron të kundërtën, i diskriminon ekonomikisht, pasi në vënd që qeveria të akordojë një fond të vecantë për inkurajimin dhe për mbështetje financiare , pra në vend që qeveria të investojë për intelektin , për zhvillimin dhe për kujdesin shëndetsor Ministria e Shëndetësisë i dëbon dhe u ndërpret rrogën këtyre 1000 mjekëve.

Prandaj ky veprim kundër mjekëve i Ministrisë nuk besoj se i është “argumentuar” kryeministrit si duhet, dhe nuk do të jetë pro tij Kryeminstri Edi Rama i cili u “stërlodh” në kërkim për vaksinat dhe për vaksinimin antikovid të popullatës; nuk besohet se ai është pro këtij vendimi, pasi një vendim i tillë është krejtësisht edhe në kundërshti me politikën shëndetsore të qeverisë Rama dhe me atë se taksapaguesit shqiptar paguajnë që qeveria t’u shërbejë atyre, ata paguajnë dhe mbajnë kryeministrin dhe qeveritarët rreth tij e familiarët rreth tyre me rroga të majme dhe me privilegje të jashtëzakonshme të cilët madje jo pak asish prej tyre kanë spekulluar me pushtetin duke u bërë papritmas oligarko-politiko miliarderë.

Taksapaguesi shqiptar madje ka paguar gjatë këtyre 30 viteve edhe për korrupsionin qeveritar dhe administrativ.

Nuk është spekullim elektoral, as politik dhe as korrupsion nëse Kryeministri cakton një fond të vecantë për specializantët , por pëkundrazi do të ishte mëse e justifikueshme, humane dhe madje edhe patriotike një gjë e tillë, që do t’i shënohej dhe do t’i hipotekohej ne histori si e një mirë publike nëse kryeministri Rama do të ndërmerrte një veprim të tillë për shëndetësinë, nëse Kryeministri do të bënte një investim të tillë për të ardhmen e afërt të mjeksisë shqiptare..

Sa mosmirënjohëse tregohet Ministria , e cila i mbajti këta mjekë në punë sa për të kapërcyer epideminë,ku këta mjekë kanë rrezikuar aq shumë si askush tjetër jetët e tyre në shërbim të qytetarëve dhe për ta mposhtur pandeminë, ndërsa tani i dëbon nga puna me ligësi dhe pabesi.

Po i kujtojmë Kryeministrit Edi Rama se kjo sjellje e Ministrisë së Shëndetësisë, nuk është parë as në diktaturë, ku ishregjimi komunist specializantët i vlerësonte, dhe për kohën e specilizimit ata e vazhdonin specializimin pa shkëputje nga puna dhe madje merrnin jo vetëm rrogën por edhe dieta gjatë periudhës së specializimit. Pse të largohen nga puna specializantët e mjekësisë , kur dihet shumë mirë se me mijra mjek, mësues e pedagogë dhe lloj-lloj komisionerësh e tenderatarësh qeveritarë e administatorë e deri ka edhe deputëte që bëjnë deri në dy e tri e më shumë punë shtetërore. Do thotë kryeministri si e ka zakon për të tjerët që: shkoni e punoni te privati, po përse vetë ju z. kryeministër doni të jeni i punësuar në përjetsi në shtet dhe madje doni të rrini kryeministër shteti edhe me votat që i keni blerë??!!

Këta mjekë të cilët kanë mundësinë si p.sh. ata nga Tirana e Durrësi pse të largohen nga puna, dhe atyre të tjerëve nga rrethet e largëta pse mos të paguhen nga shteti, kur ata sot të gjithë janë në punë në shtet. Nëse do t’i dergonte privati për specializim, atëhere do t’i paguante ai, por përderisa ata shkojnë nga shteti ku janë të punësuar në shtet, duhet që për ta të përgjigjet shteti.

Kështu z. Kryeministër ndodh në cdo shtet demokratik, ku shteti është investitori dhe kujdestari për mjeksinë dhe shëndetin e popullit.Shteti nuk është privat por është popullor dhe shërbëtor i popullit.Sa mirë që i gjeni miliona e miliona euro për të ashtuquajturat Partneritet Publik Privat, si nuk paska mundësi shteti që të sigurojë 3-4 milion euro për investimin, për zhvillimin dhe për specializimin e mjekëve kur qeveria jep për një kilometër rrugë që duhen 5 milion euro qeverria jep 20 milion?!Pra, privatëve u jep para ndërsa për mjekët nuk paska shteti??!! Mos vallë shteti ynë është shtet antipublik??!!Rilindas , gjeni paratë për specializantët apo i keni harxhuar për blerjen e votave dhe për të paguar të punësuarit militantë në adminisatratë gjatë fushatës elektorale.

Me shpresë se Kryeministri Rama do ta marrë ne konsideratë dhe shqyrtojë këtë shkrim , pasi shërben dhe përbën një shqetësim jo vetëm për shëndetin publik, por edhe human e social sepse ka të bëjë me bukën e rreth 1000 familjeve.

Skënder Karaçica – Në vend të debatit

No Comments Lajme Opinion

Maturantët nga Shqipëria(ende)nuk e kanë vizituar Kompleksin Memorial në Prekaz të Drenicës(!)
Sipas të dhënave të Kompleksit Memorial në Prekaz të Drenicës,
maturantët e shkollave të mesme të Shqipërisë,deri tash,asnjëherë nuk e kanë vizuar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës(!).Ndërkaq të rinjët e Kosovës manifestimin e maturës e kalojnë në vendet e bukura të Shqipërisë…!
Pse po ndodh kjo…?!Të rinjët shqiptarë,brezi i shekullit të ri dhe brezi kur e kur po bashkohet me shpirt dhe segmente tjera Kosova me Shqipërinë,kemi kaq shumë largësi njera me tjetrën dhe,veçmas kur brezi i maturantëve shqiptarë të shkollave të mesme të Shqipërisë(ende)nuk e kanë vizituar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës,aty ku u bë KTHESA e MADHE e HISTORISË dhe kur u qitën gurët e themelit të shtetit të lirë,të pavarur dhe sovran të Kosovës…!
Për këtë harresë dhe (mos)përgjegjësi të Ministrisë së Arsimit në Tiranë dhe sugjerimit të rrafsheve të bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit të Kosovës në Prishtinë,duhet të tejkalohen me nisjen e ardhjes së maturantëve nga Shqipëria për të vizituar Kompleksin Historik Memorial në Prekaz të Drenicës!
Prekazi i Adem Jasharit dhe UÇK-ja është historia e kombit shqiptar!
Çikago,24 qershor 2021

Burimi/Facebook

Albin Kurti i përgjigjet ambasadorit amerikan që tha se Asociacioni duhet të formohet

No Comments Aktualitet Lajme

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka komentuar deklaratat e Ambasadorit të ShBA’së në Kosovë, Philip Kosnett, lidhur me themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kurti ka deklaruar se Kosova e ka një asociacion të komunave dhe ky është funksional, derisa ka thënë se Kosova s’mund të ketë asociacion mbi baza etnike.

“Nuk mendoj që është e mundshme në rendin juridik dhe kushtetues të Kosovës të ketë asociacion mbi baza etnike. Mund të ketë asociacion të komunave mbi baza zhvillimore, mund të ketë mbi baza gjeografike. Ta zëmë asociacion të bjeshkëve të Rugovës, të maleve të Sharrit ose të Lumit Lepenc. Por asociacion mbi bazë etnike nuk mund të kalojë as sa i përket frymës e as germës së Kushtetutës së Kosovës. Dhe praktikisht një gjë të tillë e ka thënë edhe aktvendimi i Gjykatës Kushtetuese i publikuar me 23 dhjetor të vitit 2015”, ka thënë Kurti për kp.

Kurti ka shtuar se janë për të drejtat e të gjitha pakicave, dhe kundër margjinalizimit apo diskriminimi.
Më tej ai ka thënë se kërkesa të tilla po vijnë nga politikanët dhe fqinjët veriorë.

“Kërkesa për asociacion etnik e cila ka tash e gati një dekadë që mbahet aktuale nuk më duket që vie nga njerëzit e thjeshtë. Por nga politikanët e fqinjët tonë veriorë”, ka deklaruar ai.

Ndryshe, Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett ka thënë se Kosova ka detyrim që ta foromojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Ai tha se historia nuk ka nisur në ditën kur u formua Qeveria e Albin Kurtit.

“Unë mendoj se Shtetet e Bashkuara me të vërtetë besojnë se Kosova ka një detyrim për ta formuar Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Historia nuk filloi në ditën kur u formua Qeveria e Kurtit, dhe ne besojmë se vendet kanë detyrimin t’i respektojnë marrëveshjet dhe zotimet e bëra më parë… Unë e di që disa njerëz kanë thënë që ne kemi bërë mjaft kompromise, i takon dikujt tjetër të bëjë kompromis. Nuk është një mënyrë shumë produktive për të ecur përpara”, ka deklaruar Kosnett për Radio Kontakt Plus.

Burimi/fanpage.al/

Faton Kurti – E ARDHMJA NË BALLKAN JU TAKON SHQIPTARËVE.

No Comments Lajme Opinion

Kur është themeluar shteti i Izraelit në 1948 atëkohë është njohur vetëm nga 40 shtete dhe ja sot është superfuqia e Lindjes së Mesme.
Neve nuk na duhet që me çdo kusht të na njohë Serbia, sepse Republika e Kosovës tanimë ështê një realitet i pamohueshëm që e kanë njohur shtetet më të fuqishme të botës.
Interesi i Serbisë është që ne të merremi vetëm me ata dhe në të gjitha spektret të tjera të dështojmë.
Qeveria e Kosovës tani duhet të merret me zhvillimin e ekonomisë, punësimin e popullatës dhe probleme të tjera që kemi.
Ne si shtet mund të përparojmë dhe të lulëzojmë edhe pa njohjen e sovranitetit tonë nga një diktator shovinist siç është Vuciq.
Për këtë arsye, unë jam plotësisht dakord me linjën e Kryeministrit Kurti në marrëveshjen me Serbinë.
Opozitës i bëj thirrje të heqin dorë nga mbështetja e politikave që i hyjnë në punë vetëm Serbisë dhe jo Kosovës.
Gjatë dy dekadave të fundit ju i keni bërë mjaft dëme vendit. Nëse vazhdoni me opozitarizmin destruktiv në dëm të Kosovës, atëhere elektorati në zgjedhjet e ardhshme do t’ju dërgojë në pension të përhershëm nga jeta politike.

Burimi/Facebook

VASIL PUCI – “Cfare ka qe shqetesohet Vatra ?

No Comments Lajme Opinion

Mu duk i cuditshem reagimi i Vatres shqetesimi per shpalljen “non grada” te Berishes dhe familjes se tij, drejtuar departamentit te shtetit amerikan.
Po perse shqetesohet Vatra ?
Shqetesohet se ai solli demokracine, se takoi e priti familjen Bush etj. Po ne I dime keto veprime e nuk shqetesohemi fare. Po ne Amerike prane Vatres jetojne dhe veprojne te tjere pro-amerikane si Z.Kokalari, Kulla e te tjere te cilet nuk jane ne nje mendje me Vatren.
A mos valle ka ndryshuar Vatra ? Edhe mundet.
Si nuk u shqetesua Vatra kur drejtuesi opozitare Fatos Nano u fut ne burg, pavarsisht I kujt partie ishte? Jo vetem qe u fut ne burg, por iu pagua me taksat tona leket e burgut. Si nuk u shqetesua Vatra per firmat piramidale ku partia e Berishes me leket e Vefes bente aktivitete elektorale? Po si nuk tha Vatra nje fjale per Gerdecin? Si iu mbyll goja Vatres kur qeveria shqipatre theu embargo e naftes gjate luftes ne Kosove. Nuk zuri ne goje 14 shtatorin 1998 per kryengritjen e armatosur qe u krye tamam sikur u sulmua kapitoli ne Amerike. Nuk jemi te gezuar se u shpall “non grada” nje drejtues partie. Se ai eshte edhe faji yne, se ishim ne fillimet e nje rendi te ri demokratik qe po ndertonim dhe nuk ishim te pergatitur. Po tani ambasadoret amerikane qe kane ardhur ne vatren tone kane qene me te shkelqyerit e diplomacies amerikane ku dua te pershendes ambasadoret Alexander A. Arvizu, Donald Lu dhe tani e talentuara e diplomacies amerikane zonja Yuri Kim. Po te kalojme te vatra ne Amerike e njohim me themel shkelqimin e saj qe nga Faik Konica e deri tek Fan Noli. Po kohet kane ndryshuar, vullneti eshte prekur e takimet me Vatren jane rralluar. Nuk eshte Vatra qe interesohej per nje shkolle, per nje spital per pajen e nje vajze ne nje familje te vobekte, nuk eshte Vatra qe dergonte vullnetare ne luften kunder bandave greke. Nuk eshte vatra qe e bombardonte me telegrame presidentin Willson. Nuk eshte vatra qe kembngulte per Kosoven te takonte Klintonin. Vatra shqetesohej per nje njeri te vetem. Cudi ju te Vatres! Po ky njeri I vetem ka gjithe familjen me vete “non grada”. A shqetesohen dhe per familjen e tij? Pse pak ju duket? Po keshtu do bej dhe Bashkimi Europian. E atehere Vatra do ju dergoje nje shkrese Bashkimit Evropian pse ju I shpallet non grada. Nuk ka rendesi kush je cfare ke bere kur departamenti amerikane te thote se te korruptuarit nuk kane vend ne shtetin amerikan kjo nuk eshte cudi te shqetesohet Vatra.
“Shkemb I lulezuar ne brigjet e Adriatikut e ka quajtur Konica Shqiperine. Ju te Vatres e dini mire kete pune. E ne kete vend te lulezuar shkemb amerikanet I kane lexuar ligjet, nuk do lejojne qe te rriten ferrat dhe drizat apo gorricat politike.
Ne shtator te vitit 1968 Henry Kinzinger fliste : “Duhet te dish se cfare histori eshte e vlefshme. Duhet te dish cfare historie te shkeputesh.”
Shkrim nga VASIL PUCI

Burimi/Facebook

Skënder Karaçica – Çfarë u bë me pronën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të shpërngulur me dhunë në Turqi(?!).

No Comments Lajme Opinion

E kohës
Çfarë u bë me pronën e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut të shpërngulur me dhunë në Turqi(?!).
Në vitet 1953-1959,regjimi ish-Jugosllav dhe regjimet (serbo-maqedonase)i shpërngulen 150 mijë shqiptarë për në Turqi.Kjo kohë e rëndë për shqiptarët,koha e renegatit Aleksandër Rankoviq,njeriu i parë në krah të Titos,kishte krijuar gjendjen aq të rëndë përmes aparatit shtetërorë të UDB-së ose të lëshonin Kosovën dhe pjesën etnike shqiptare në Maqedoni,ose do të prisnin orët e skenarëve vrastarë deri në shkallë të gjenocidit(!).
Në Kosovë pas rënies së renegatit Aleksandër Rankoviq(Plenumi i IV të Brioneve,1966)jeta shqiptare nisi të marrë vetën dhe,si thuhet në analet e historisë,nisi të lëshoj rreze dielli i ditëve për të ardhmen kombëtare.Fryma e lirë dhe rruga e zhvillimit të Kosovës:hapja e Universitetit të Prishtinës e deri në Akademinë e Shkencave,ishte rruga për ardhmërinë kombëtare dhe,nëpër vite këtu nisi projekti për brezat e rinj se si duhet të bëhet atdheu…!
Mirëpo,në pjesën atnike shqiptare në Maqedoni gjendja ishte tejet e rëndë dhe pa shpresë për ardhmen kombëtare.Shqiptarët e shpërngulur në Turqi i lanë pasuritë e patundshme tokat,shtëpitë dhe pasuritë tjera familjare.Qyshse nga vitet 1950-1960 për pasurinë e shqiptarëve në qytetet Shkup,Gostivar,Tetovë dhe Manastir,sot e kësaj dite nuk dihet se çfarë u bë me pasurinë e shqiptarëve të shpërngulur në Truqi..?!
Do të ishte me interes kombëtar dhe të ligjeve aktuale të këtij shteti dhe në bashkëpunim me institucionet e të drejtave dhe të lirive njerëzore(Konventa e BE-së)dhe Brukseli zyrtar që të hedhin dritë për pasuritë e shqiptarëve të shpërngulur në kohën e skenarëve të gjenocidit (serbo-maqedonas)në Turqi(!).
Të drejtat dhe liritë njerëzore,asnjëherë nuk mund të vjetrohen dhe të fshihen në nëntokën e regjimeve serbo-maqedonase në Beograd dhe Shkup(sic!).
Çikago,22 qershor 2021

BurimiFacebook

Kejsi Rrustja nje këngëtare dhe studente me perspektivë që po vlerësohet lart në Gjermani nga publiku dhe shkolla me nota 10-she!

No Comments Kulture

Bernë, 21 qershor -Kejsi Rrustja, është një vajze e re në diasporen shqiptare, studente dhe kengetare me një emër te ri në skenën tonë muzikore, por jo edhe per opionin gjerman. Për Kejsi Rrujstja tash e disa here kane shkruar pos mediave shqiptare edhe mediat gjermane si nje e këngetare me perspektive, zeri i se ciles po i hap rruge dhe suksese.

Ajo sot jeton dhe vepron në Gjermani me prindërit dhe dy vëllezerit e saj. Kejsi s’ka me shumë se 16 vjeç, që askush nuk do ta besonte per shkak te zerit te saj plot nuanca. Ajo ka arritur mjaft suksese në lëmin e muzikës si këngëtare që mund t’i tërheq gazetaret për një interviste sikur ate të gazetes zvicerane ne shqip “Le Canton27.ch”

Kejsi Rrustja edhe me mikrofon edhe në shkolle me nota 10-she!

Aucune description disponible.

Aucune description disponible.“Ne fushen e muzikes po ecën shume me keto kushte te pandemis. Sic dihet ketu ne gjermani cdo gje eshte akoma e mbyllur po behen gadi dy vite. Megjithate kjo periudhe me ka dhene mundesine per te krijuar kenge te reja. Mbrenda kesaj periudhe kam krijuar gjasht kenge te reja. Ku dy nga keto i kam publikuar…” ka thenë fillimisht kengetarja e re shqiptare qe jeton dhe vepron ne Gjermani Kejsi Rrustaj ne interviasten ekskluzive për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Aucune description disponible.

E pyetur rreth kengeve te reja qe ka përgatiur, ne vazhdim Kejsi Rrustjas thote se “E para titullohet This Love kenduar Kejsi Rrustja me tekst+muzik+orkestrim Aldo Marku dhe e dyta titullohet Alone tekst+muzik +kenduar Kejsi Rrustja orkestrim Aldo Marku. Ndersa Kater kenget e tjera ku une jam kantautore nuk I kam publikuar akoma per arsye te Lockdawn qe kishim ne Gjermani. Sepse ne nuk kishim mundesine te leviznim me shume se 15 km. Per kete e kisha te pa mundur te beja regjistrimin final te kengeve ne studio. Me lehtesimin e kufizimeve do te publikohen se shpejti. Kenga e trete titullohet Danger in the air me tekst+ muzik+kendim Kejsi Rrustja orkestrim Dirk Benner Kenga e katert titullohet Love is an illusion tekst+muzik+kenduar Kejsi Rrustja, orkestrim Maestro Shpetim Saraci Kenga e peste titullohet So Alikeme tekst +muzik+kendim Kejsi Rrustja orkestrim Maestro Shpetim Saraci. Kurse kenga e gjashte akoma se kam vendosur titullin por eshte perseri eshte tekst +muzke+kenduar Kejsi Rrustja dhe orkestrim Maestro Shpetim Saraci…”

Aucune description disponible.

Aucune description disponible.Krahas muzikes Kejsi Rrustja asesi nuk ka lene anash studimet, përkundrazi ajo edhe ne këte drejtim eshte kapacitet dhe para ne shkollen e saj! Lidhur me shkollimin dhe notat, kengetarja jone flet me kreanri pewr sukseset e saj.

“Une jam shume mire me mesime, kjo kohe eshte e ngarkuar duke qene se jam me provime, tash jam ne perfundim te klases se 10. Une studimet dua ti vazdoj ne degen e finances. Si te gjithe artistet e tjere ketu ne Gjermani edhe mua mu anulluan te gjithe koncertet qe kisha te planifikuara pasi dihet qe Gjermania i ndjek rregullat dhe i zbaton me rreptesi. Po shpresoj qe kjo situate te kaloj sa me shpejt. Por me hapjen e tyre patjeter qe do te kem shume koncerte, dhe per fansat se shpejti do te vij me disa kenge te reja…” ka thëne ne fund kengetarja jone e re Kejsi Rrustja ne intervistën për gazeten zvicerane ne shqip Le Canton27.ch

Burimi/lecanton27.ch/

Evi Reci, një ndër vajzat më të guximshme të ekranit shqiptar

No Comments Kulture

Evi Reci është njohur përherë si një prej këngëtareve më të mira të skenës shqiptare. Këngë të bukura dhe me vlera ku kryefjalë e këngës ka qenë përherë arti.

Evi kurrë nuk e ka ekzagjeruar duke tentuar ekstravagancën e tepruar, por i ka dhuruar gjithmonë publikut artin e saj. Kënga “Tjerr” ishte prodhimi shumë cilësor i Evit që i vërteton më së miri fjalitë që shkruajtëm më sipër.

Prej dy vitesh, Evin e shohim çdo ditë në ekranet tona. Ajo është moderatore e “Vizioni i pasdites”, emisioni i pasdites në Vizion Plus. Një sfidë që Evi e superoi si duhet dhe tashmë shkëlqen në prezantimin e këtij formati mjaft të vështirë dhe të lodhshëm, pasi është në ekran çdo ditë.

Evi është rasti tipik i vajzës guximtare, pasi la “rehatinë” e Italisë dhe zgjodhi të vazhdonte karrierën e saj e vetme, në Shqipëri, në fushën e moderimit dhe këngës. Deri më tani, mund të themi me plot gojë se është një shembull pozitiv që duhet ndjekur, pasi puna dhe kurajoja të nxjerrin gjithmonë në dritë.

Burimi/tirana1.com/

Më 23 qershor anulohet taksa 15 euro për Kosoven dhe Malin e Zi!

No Comments Aktualitet Lajme

Në Vjenë u takuan kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe nënkryetari i qeverisë së Malit të Zi Dritan Abazoviq.
Ky ishte takimi i parë i dy liderëve pas ndryshimeve që janë bërë në dy shtetet e Balkanit.
Dy palët janë dakorduar që të zhvillojnë politikë të mirëfilltë rajonale dhe si një hap i mirë informuan se do të eliminohet taksa për sigurimin e automjeteve për hyrjen në të dy shtetet përkatëse.
Marrëveshja do të nenshkruhet me 23.06.te enjten në hotel Hilton në Podgoricë ndërmjet përfaqësuesve kosovarë dhe malazezë, në nivel të drejtorave të Angjensive per sigurim.
Ky është edhe një hap më shumë për lehtësimin e procedurave për të gjithë pushuesit kosovarë që duan të kalojnë pushimet në bregdetin e Malit të Zi.
Më tej në takim u diskutua për të ardhmen e dy vendeve dhe zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit dypalësh!

Burimi/kosova press

Jonida Maliqi shprehet e perlotur për Romeon/ E dua dhe jam me të, por jam 12 vite më e madhe dhe…

No Comments Kulture

Kengetarja e njohur Jonida Malidi e ka pranuar tashme se ka nje lidhje mes saj Romeo Veshaj. Ne nje emision pasditeje ajo e ka pranuar se ka dike ne jeten e saj dhe se po tregohet e kujdesshme tashme sepse nuk eshte me 17 vjece.

Mirepo kur u pyet a do te donte te kishte nje mashkull per meshtetje ne jete ajo e ka pranuar dhe pranon se ka nevoje per dike, per mbeshtetje ne jete dhe se ajo cdo gje e ben me dashuri.

Nje pjesë nga biseda mes kengetares dhe Arditit:

Ardit Gjebrea: Do doje të kishe një mashkull në jetën tënde sepse mashkulli ëshë një mbështetje apo jo?

Jonida Maliqi: Pa dyshim që kam nevojë për një mashkull në krah, mendoj që çdo femër ka nevojë të ketë një mashkull në krah. Do doja të kisha një shtyllë ku të mbështetesha, një përqafim të ngrohtë, dua shumë duke qenë natyrë emocionale dua të jap shumë dashuri dhe të jap shumë dashuri sepse dashuria të jep shumë energji dhe të bën pozitiv. Nuk i them kurrë jo dashurisë.

Ardit Gjebrea: Është, do vijë, je në këtë moment, e ke?

Jonida Maliqi: Është, padyshim që është, por më duhet të jem e kujdesshme, nuk duhet të nxitohem.

Ardit Gjebrea: Pse?

Jonida Maliqi: Nuk dua të lëndoj askënd edhe nuk jam më 17 vjeç.

Ardit Gjebrea: Ka mbi 20 vite që njihemi dhe sa mirë më vjen të të dëgjoj kur flet kështu dhe sa shumë je

Burimi/amarsangbad.website/