Home

Lajme

Bari Dervishllari – Kroi i xha Hekes.

No Comments Argëtim Letersi

Te korita dorè bujare,
pjesè e fèmijnis sime.
Me thinja qindravjeçare,
aty mbinè plot kujtime.

Herèn e parè qè tè pashe,
nè krah mè mbante nèna.
Nè dashuri me ty rashè,
me currilat e argjènda.

Ditèn tjetèr pa gèdhirè,
unè erdha sèrish tek ty.
Mbase buroj njè dèshirè?
Si ujèt qè rrjedh aty.

Ti krua qofsh i bekuar,
freskove fèmijninè time.
Marrèzitè mi ke pranuarè,
çamarrok me plot kujtime.

Kroi i dashur legjendar,
Tè flas me dorè nè zèmèr.
Ndonjèherè kur mè ke par,
mos trego q’mè pe shtrèmèr.

Ti si unè ke parè shumè ,
s’qeshè i pari as i fundit,
Lèri sekretet aty nè gjumè,
se i nxjerr bojèn katundit.

Ditè e natè tè flas me ty,
historitè s’mbarojnè kurrè.
Kur ia bèra zoçkès me sy,
isha i ri nuk isha burrè.

Ti na dhe ujè pèr tè pirè,
Ne lèshonim vap e afsh
dikush na tha faqe nxirè ,
ç’tè tè them;lère mè qafsh.

Them se shpejt do vi aty,
me kap e tè kap pèr qafe.
Do tè puth gryke dhe sy ,
Kroi i dashur pa mèkate.

Kushtuare krojit te Xha Hekes ,kroi i mèhallès sime.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tags: