Home

Lajme

ALUMNI Liceu Artistik – Enalda Gjoni – flaut

No Comments Kulture

E lindur në Tiranë fillon studimet për piano në moshën 7 vjeçare. Në moshën 10 vjeçare vazhdon studimet në flaut ne Liceun Artistik”Jordan Misja” ne klasen e Mirela Selenica dhe me pas me Majlinda Pango.Në vitin 2000 përzgjidhet si Flaut i parë në Orkestrën “ Giovani solisti di Tirana” nga një juri profesioniste me kryetar Dirigjentin e njohur “Mattheu Mantanus” , me të cilën realizon koncerte në Itali, Zvicër, Shqipëri. Në vitin 2002 diplomohet për Flaut në Universitetin e Arteve me Medalje të Artë në klasën e prof. E.Rudi. Po në të njëjtin vit fiton konkursin për Flaut të parë pranë Orkestrës së Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit ku aktualisht punon. Ka bashkëpunuar dhe me Orkestrën e Radio Televizionit Shqiptar ku ka qënë e ftuar. Ka një aktivitet të pasur me koncerte solistike dhe të muzikës së dhomës brënda dhe jashtë vëndit.Pjestare e kuitentit “Cesk Zadeja” dhe “TOSK ENSEMBLE” me te cilet ka realizuar koncerte brenda dhe jashte vendit. Në 2012 kryen Masterin pranë Universitetit të Arteve në degën “Muzikë Dhome”. Ka qenë pedagoge e ftuar për 8 vjet në Universitetin e Arteve.

Burimi/Facebook/ALUMNI- Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *