Home

Lajme

Skënder Karaçica – Për dialogun Kosovë-Serbi,nuk mund të jetë model Marrëveshja e Prespës

No Comments Lajme Opinion

E kohës

Udhëheqja shtetërore e vendeve të Ballkanit,në relacionet e dialogut Kosovë-Serbi në ndërmjetësim të BE-se dhe SHBA-së në Bruksel,gjithherë kanë shtuar interesimin për përmbylljen e kapitullit historik në mes të dy popujve të ndarë njëherë e përgjithmonë në përfundimin e luftës me 1999.
Këto ditë në qendër të vemendjes për çështjën e Kosovës dhe dialogu me Serbinë,ka shprehur mendimin kryeministri maqedonas Zoran Zaev,i cili ka thënë se për përfundimin e procesit të dialogut në mes të dyja vendeve,do të ishte mirë që të merret si model Marrëveshja e Prespës.
Dialogu Kosovë-Serbi dhe përfundimi i procesit paqësor me njohjen e ndërsjell të sovranitetit të dyja vendeve,Marrëveshja e Prespës nuk mund të jetë model,ndonëse kemi të bëjmë me probleme të natyrës tjetër të çështjes së emrit të Maqedonisë Veriut karshi kërkesës disavjeqare të Greqisë.
Kosova është shtet demokratik i pavarur,ndërsa dy popujt shqiptarët dhe serbët janë ndarë njëherë e përgjithmonë nga ,,shtëpia e përbashkët e Jugosllavisë,,(sic!)dhe,siç thoshte diplomati amerikan Richard Hollbrook,në kronikat e traditës të popullit amerikan, shqiptarët në Kosovë hynë në juridksionin e këtij shteti ,,martesë me pushkë,,(!).
Çikago,1 qershor 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *