Home

Lajme

Rudi Berisha – UNË TË KËRKOJ TEK ULËSJA E VJETËR

No Comments Argëtim Letersi

Mbi mallin ne jetë sot të kërkoj ty e dashur
Ku mbeten ditët e mbushura fjalë dashurie ?
Pse nuk lexon vargjet e mia qe shkruaj për ty
Sa me mungojnë ditët qe kemi qen bashkë.

Kemi shëtitur nëpër shtigje malesh ne DY
Atje kemi qen ulur tek ulësja e vjetër e kohës
Koha na e vrau dashurinë që në Fillim-Lindje
Sot kemi mbetur DY trupa nëpër rrugë pa zgjidhje.

Fjalët tua i kam të shkruar në ditarin e shpirtit tim
I kam shkruar ca pika loti e me dy pika gjak të trupit
Kam ëndërruar të shoh ne fustan te bardhë nusërie
Të isha unë kalorësi që do udhëtonim nëpër ato shtigje.

Sot jam një rrugëtim i vetmuar qe bredhi rrugëve
Thuaj çdo ditë shkoj ulem tek ajo ulësja e dashurisë
Aty unë vështroi e meditoj për TY dhe dashurinë tënde
Jam bërë rreze e diellit të ngrohtë qe shpirtin me djeg.

Rri ulur në ulëse e dëgjoj cicërimat e zogjve qe rrinë në lisa
Aty dikur jemi shoqëruar ne me cicërima të dashurisë tonë
Sot malli e dhimbja shpirtin ma trazon si valë deti i tërbuar
Unë të kërkoj tek ulësja e vjetër e dashura ime e bekuar.

© RUDI BERISHA, 2021

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *