Home

Lajme

ALUMNI- Liceu Artistik – Alma Strazimiri: Vocal Coach

No Comments Kulture

Studimet: Në vitin 1990, ka mbaruar shkollën e mesme kombëtare të muzikës ose ndryshe: Liceu artistik “Jordan Misja” në Tiranë (Shqipëri), nënë udhëheqjen e pedagoges së kantos Ermelinda Paparisto.
Aktiviteti operistik: Që në moshë të re është aktivizuar në të gjitha aktivitetet që ka organizuar Liceu “Jordan Misja” si soliste, vecanërisht gjatë viteve si studente është aktivizuar në shumë veprimtari brenda dhe jashtë vendit.
Menjëherë pas përfundimit të studimeve, ushtron detyrën e pedagoges në katedrën e kantos, në Liceun artistik “Jordan Misja”, detyrë të cilën e ushtron edhe sot.
Merr pjesë rregullisht në të gjitha aktivitetet e rëndësishme muzikore të vendit, midis të cilave ia vlen të përmenden intrerpretimet e saj në: “Ditët e Muzikës Ndërkombëtare” organizuar nga Seksioni shqiptar ISCM, “Ditët e Muzikës së Re të Dhomës”, “Festivali i Romancave Shqiptare” (pjesëmarrëse në të gjitha edicionet) ku është nderuar edhe me çmime.
Alma Strazimiri është interpretuesja e parë e “Simfonia Tragjike”, e cila është simfonia e parë shqiptare shkruar nga kompozitori Fehmi Ibrahimi.
Ndër të tjera, ka qenë interpretuese e rolit të Nadias në operën “OIRAT” e Aleksandër Peçit. Soliste në shumë edicione të festivalit “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare”, si dhe në shumë koncerte të organizuara nga shoqata “Ditët e Muzikës së Re Shqiptare” në Kosovë, Maqedoni etj. Që nga viti 1997, merr pjesë rregullisht si soliste pranë korit “Pax Day” drejtuar nga dirigjentja Suzana Turku në të gjitha aktivitetet brenda dhe jashtë vendit.
Ka qenë interpretuese në premierën botërore të Operas “Skëderbeu” nga kompozitori Antonio Vivaldi (me 4 arie). Po ashtu, ka qenë interpretuese e rolit të Inesit në premierën e operës “Dhoma” të kompozitorit Ermir Dergjini. Soliste kryesore në operën “Vitta Nova Oratorio“ për soliste dhe orkestër e kompozitorit italian Antonio Pappalardo. Interpretuese e “II sofio Di Dio” Oratorio për soliste, zëra recitues, zëra të bardhë, orkestër në auditorin “Sinoppoli” , në qytetin e Romës (Itali).
Alma Strazimiri është pjesëmarrëse në majft spektakle televizive artisike , si dhe është përfshirë dhe trajtuar si soprano në “Enciklopedinë Botërore” të autores Albana Balliu.
Gjatë viteve 2014-2017, ka dhënë disa koncerte në Gjermani ku është pritur mjaft mirë nga publiku dhe kritika artistike gjermane. Që prej vitit 1998 e deri ne ditët e sotme është evidentuar qartazi suksesi i saj edhe në fushën pedagogjike. Ka ushtruar profesionin e pedagoges edhe në Universitetin e Arteve, pranë katedrës së kantos. Nxënësit e saj janë vlerësuar me çmime në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare si dhe në mjaft formate televizive. Këtu mund të përmendim:
– Konkursi ndërkombëtar “Konkurset e muzikantëve të rinj”
– Konkursi komëbtar operistik “Jorgjie Truja”
– “Virtuozët” (format televiziv, i pari për llojin e tij në Shqipëri, nga TV Klan)
– Konkursi ndërkomëbtar i muzikës “Pjetër Gaci”
Në formatet e sipërpëmendura është vlerësuar edhe me shumë çmime të tjera të rëndësishme. Ka punuar si vocal coach në formatin televiziv “X-factor” në vitin 2015. Ajo është ftuar gjithashtu edhe si anëtare dhe presidente jurie në shumë konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare për të rinj dhe profesionistë, si:
– anëtare jurie në konkursin muzikor “Pjetër Gaci”
– anëtare jurie në konkursin “Konkurset e muzikantëve të rinj” për dhjetë vite rresht nga viti 2005-2015. Në vitin 2017, ka qenë presidente e kësaj jurie ndërkombëtare.
Në të gjitha konkurset është vlerësuar me diploma nderi për gjykimet objektive dhe profesionale. Është anëtare nderi në disa shoqata dhe grupe artistike brenda dhe jashtë vendit. Së fundmi, studentja e saj Megi Cobani, është vlerësuar me cmimin „Tirana Talent” dhe me kupë, duke marrë një vlerësim maksimal prej 100 pikësh në seksionin e kantos. Ky aktivitet ishte një nga aktivitetet më të rëndësishme artistike për të rinjtë në Tiranë por jo vetëm, me një juri prestigjioze të përbërë nga maestrot Shpëtim Saraci, Alfred Kacinari dhe Gjergj Kacinari.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *