Home

Lajme

Kim Mehmeti: Shqiptarët e Maqedonisë duhet ta pastrojnë plehun politik të dy dekadave të fundit!

No Comments Lajme Opinion

Mediat raportojnë se kryetari i BDI-së paska njoftuar se ardhmja e partisë së tij do ketë ‘ngjyrë të gjelbër’, pra se do merret me probleme ekologjike!
Shqiptarët e Maqedonisë kanë pasur politikanë të lloj-llojshëm, por asnjëri nga ata nuk është tallur me popullin e vet sa kryetari i BDI-së, i cili ose ai vetë është i tillë, ose neve na konsideron ‘trutrashë’ e të verbër.
Por, siç duket, ai beson që nuk shohim se komunat e drejtuara nga BDI-ka kanë një shenjë njohëse: kriminalizimin e plotë të tyre, degradimin e arsimimit, lumenjtë e shndërruar në deponi mbeturinash, mafian e ndërtimtarisë, në të shpeshtën e rasteve të drejtuar nga kryetarët e komunave….
Për ata që mendojnë se jam i prirë nga inatet personale ja një propozim: jo një livadh, por më gjeni në brigjet e lumit Treska një vend të vetëm pa plehra ku mund të uleni me familjen e të pushoni dhe, nëse e gjeni, unë do kërkoj falje dhe kurrë më nuk do merrem me aktivitet publik.
Andaj kushdo që donë të merret me problemet ekologjike, ai do duhet të fillojë me pastrimin e plehut politik, që dy dekadat e fundit e ka mbuluar shoqërinë e shqiptarëve të Maqedonisë! (Kim Mehmeti)

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *