Home

Lajme

Aleanca me SHBA-të është jetike për shqiptarët

No Comments Lajme Opinion

Nga Skënder Sadri KAPITI

Shqiptartët kanë aleat të madh, besnik e historiK SHBA-të, dhe marrëdhëniet shqiptaro-amerikane janë jetike për shqiptarët. Këtë e verteton,dëshmon dhe e fakton vetë historia. SHBA-të mbrojtën shtetin shqiptar të Shqipërisë dhe nuk lejuan ndarjen dhe coptimin e Shqipërisë në vitin 1919 në Paris, pasi fuqitë europiane fituese të Luftës së Parë Botërore kishin bërë marrëveshje të fshehtë për coptimin edhe të Shqipërisë londineze. Edhe pas Luftës së dytë botërore ishin po SHBA-të ato të cilat pamundësuan gllabërimin e Shqipërisë nga jugosllavët të cilët kishin miratimin edhe të Bashkimit Sovietik dhe të Stalinit.

SHBA edhe gjatë regjimit të eger komunist,pavarësisht propagandës ekstreme armiqësore antiamerikane të atij regjimi, SHBA edhe atëhere kanë qenë pranë dhe në mbështetje të shqiptarëve.SHBA-të kanë meritën dhe kontributin kryesor për antarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe në ndihmën e pakursyer për shtetndërtimin modern dhe për liberalizimin e vizave, për lëvizjen e lirë të shqiptarëve në BE. Janë po SHBA-të ato të cilat ia imponuan politikanëve shqiptarë që të miratojnë VETING-un, reformën jetike të sistemit të drejtësisë në Shqipëri.

SHBA kanë meritën kryesore sepse ato në krye të NATO-s shpartalluan dhe dëbuan kolonizatorin serb nga Kosova, dhe prej SHBA-ve kryesisht erdhi edhe pavarësia e shtetësia e shtetit shqiptar të Kosovës. SHBA-të janë mbështetësi kryesor i Kosovës edhe për njohjet ndërkombëtare.

Kohët e fundit ishte po mbështetja amerikane ajo e cila mundësoi që Kosova të njihet edhe nga Izraeli. Tani po qarkullojnë lajme se edhe Greqia mund ta njohë së shpejti Shtetin e Kosovës. Mirëpo kjo është edhe e vështirë pasi Greqia në lidhje me Kosovën, ajo gjithmonë ka mbajtur dhe është pajtuar në të njëjtën linjë antiKosovë përkrah Serbisë, pasi të dyja historikisht, pavarësisht se janë kombe të ndryshme dhe larg njëri-tjetrit, Greqia e Serbia kanë qenë dhe janë në një aleancë vëllazërore ortodokse kundër shqiptarëve. Serbia gjithmonë, të gjitha ato shtete që e kanë perkrahur atë kundër shqiptareve Serbia i konsideron si shtete e kombe vëllezër,si ishte edhe rasti që vëllezër Vuçiç i quajti edhe çekët pse presidenti çek i kërkoi atij falje për sulmet e NATO-s kundër Serbisë., ashtu sikurse Serbia i quan vëllezër greket e rusët po e po, por edhe kinezët të cilët edhe ata nuk e njohin Kosovën.

Pavarësisht se Greqia ishte antare e NATO-s, ajo si antishqiptare që është nuk mori pjesë në fushatën e NATO-s për bombardimin e Serbisë, nuk vuri në dispozicion të NATO-s as aeroportet e saj; mediat dhe politika e Athinës kanë bërë propagandë antishqiptare, pro serbe e antiNATO, si dhe ka pasur edhe vullnetarë nga Greqia në radhët e ushtrisë dhe paramilitarëve serb. Duhet ta dinë mirë shqiptarët e Kosovës se Greqia është kur vjen puna edhe aleate e fshehtë e Rusisë në BE dhe në NATO, Mos t’i mbërthejë euforia, entuziazmi e shpresa se Greqia do të ndryshojë kurs e do bëhet papritur proshqiptare e antiserbe. Greqia për gjithçka konsultohet dhe është pro Beogradit. Greqia është pro liberalizimit të vizave për Kosovën , sepse edhe Aleksandar Vuçiç ka deklaruar se nuk është kundër dhënies së votës pro nga Parlamenti Evropian që kosovarët të kenë liberalizim të vizave.

“Unë nuk kam asgjë kundër regjimit pa viza për shqiptarët edhe nëse ata janë të lumtur, nuk kam asgjë kundër kësaj”, https://www.balkanweb.com/vucic-sjam-kunder-liberalizimit-te-vizave-per-kosoven/

Greqia do ta njohë Kosovën vetëm kur ajo të dakordësohet për këtë me Beogradin,dhe pret se si do të zhvillohen bisedimet Kosovë-Serbi. Greqia mund ta njohë Kosovën vetëm nëse asaj do t’i bënin presion dhe do ta detyronin SHBA-të. Nuk do të kenë rezultat as bisedimet Kosovë-Serbi pa qenë pjesmarrës në ato bisedime SHBA-të. Pra, këto fakte e që ka dhe shumë të tjera vertetojnë se SHBA-të janë aleat jetik për shqiptarët, si dhe janë aleat e garant sigurie edhe për Europen dhe për paqen globale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *