Home

Lajme

Islam Lauka – Vendim arbitrar i Gjykatës së Apelit për hidrocentralet në Lumbardh

No Comments Aktualitet Lajme

Gjykata e Apelit të Kosovës rrëzoi vendimin e Gjykatës Themelore për pezullimin e lejeve mjedisore dhe ujore për hidrocentralet “Deçani”, “Bellaja” dhe “Lumbardhi 2”.
Sipas kësaj gjykate, vërtet, paditësit janë ankuar se, për shkak të ndërtimit të hidrocentraleve, po u cënohet prona dhe po u kufizohet uji, por ata nuk kanë arritur të provojnë konkretisht se në çfarë mase janë dëmtuar. Ndërkaq, nga kjo gjykatë, vendimi në favor të firmës ndërtuese “argumentohet” me faktin se kundërshtimi i lejeve dhe licensave do të dëmtonte rëndë “Elkos Energy”.
Pra, Gjykata e Apelit është “bindur” për dëmin që i shkaktohet një firme private por nuk është bindur për dëmet që iu shkaktohen banorëve të Deçanit, ekosistemit, florës e faunës së zonës, shkurt, interesit publik.
Me këtë vendim arbitrar, Gjykata e Apelit të Kosovës minon besimin tonë ndaj saj dhe, përgjithësisht, ndaj drejtësisë dhe ofron një argument shtesë për domosdoshmërinë e organizimit, sa më shpejt të jetë e mundur, të procesit të vetingut për sistemin gjyqësor.

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *