Home

Lajme

75 Vjet Liceu Artistik

No Comments Kulture

Krenar për pedagogët e shkollës Artistike ” Jordan Misja”- Liceu, të cilët bëhen pjesë të projekteve me nivele rajonale dhe ndërkombëtare. Një i tillë është Denis Bizhga pjesëtarë i projektit #Sinergy.
Festivalet më të mëdha të muzikës janë bashkuar në projektin #Sinergy, për të promovuar punën e muzikantëve dhe kompozitorëve të rinj nga i gjithë Ballkani Perëndimor
Projekti #Sinergy: Ndërtimi i kapaciteteve të industrisë së muzikës klasike në Ballkanin Perëndimor, mbështetur nga programi Creative Europe i Komisionit Evropian, në tre vitet e ardhshme do të mbledhë festivalet më të rëndësishme të muzikës artistike me qëllim të mprehjes së aftësive dhe rritjes së kapacitetit të industrisë së muzikës klasike në këtë pjesë të Evropës. Ditët e Muzikës Malazeze të KotorArt Don Branko si drejtues i projektit, së bashku me Festivalet e Qendrës së Beogradit (BELEF dhe BEMUS), Festivalin Veror të Dubrovnikut, Festivalin e Lubjanës, Vox Baroque nga Shqipëria dhe Kosovo Chopin Association nga Kosova do të krijojnë mundësi të reja për kompozitorët dhe muzikantët për të lansuar punën e tyre përtej kufinjve te vendeve ku keto festivale organizohen.
Qasja e projektit përfshin metoda të ndryshme të ndërtimit të kapaciteteve, forcimin e bashkëpunimit dhe ndarjen e njohurive në nivelin rajonal dhe evropian. #SYNERGY do të bashkojë 12 kompozitorë, mbi 50 muzikantë dhe menaxherë të rinj në kulturë, do të organizojë 6 seminare për profesionistët e kulturës dhe 12 rezidenca për kompozitorët

Burimi/Facebook/ALUMNI-Liceu Artistik

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *