Home

Lajme

Deklarata e fortë e Bamir Topit: Berisha tradhtari më i madh i PD, Basha ka bekimin e tij

No Comments Lajme Opinion

Ish-presidenti Bamir Topi ka dal ditën e djeshme me një deklaratë të fortë. I ftuar në emisionin ‘Quo Vadis’, Topi foli për rolin e Berishën në PD, duke e cilësuar si tradhtarin më të madh të demokratëve. “Njerëzit e thjeshtë janë shumë idealistë. Njerëzit nuk arrijnë të kuptojnë që janë të rrethuar.

Në radhë të parë, tradhtia e parë është bërë nga lidershipi politik. Tradhtinë më të madhe, demokratët e kanë pasur nga Sali Berisha. Të gjithë lidhjet e Berishës me Bashën dhe njerëzit e tjerë janë çështje që i takojnë Berishës për të mbajtur nën kontroll PD-së.” Topi deklaroi ndër të tjera se Lulzim Basha ka “bekimin” e Sali Berishës. Sipas tij, ish-kryeministri ka një ndikim të fortë në vendimmarjet brenda PD-së.

“Për aq sa unë e njoh, të jeni të sigurt, që edhe në këto kushte, po të donte, brenda 24 orëve Lulzim Basha nuk ka pushtet brenda PD, mjafton vetëm një fjalë e Sali Berishës. PD administrohet nga Basha, por nuk është pronar Basha” tha ai në “Quo Vadis”.

Burimi/gazetashqiptare.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *