Home

Lajme

GJAK E KOCA DO TI DHUROJ PËR TY SHQIPËRIA IME

No Comments Argëtim Letersi

Nëse trupin do të ma flakni-digjni
Nëse kockat do mi thyeni
E t’ mi bëni copë e grima në trupin tim
Unë për ty Shqipëria ime
Do jem kalorës e vetëm shqiptar.

Do qëndroj i fort e i pa lëkundur
Me rroba të përgjakura në trupin tim
Do eci i zbathur për TY e nëpër TY
Për të lidhur gurët më lisat e maleve
Por të bashkuar dhimbjet me krenarin
Për të rrugëtuar për të bërë Shqipërinë.

Nëse trupin me hidhni në detin e zi atje thellë
Nëse portretin prej poeti nuk do me kujtoni
Unë prap nuk do kthehem pas në rrugën e nisur
Do eci kështu drejtë për të lartësuar Shqipërinë
Për ti falur dashurinë e munguar po Shqipërisë.

Nëse vdekja gjatë rrugës do më vie nga dikush
Por askush nuk ka dorë që më qëllon për vdekje
Sa shumë ka në mes nesh e afër meje
Që do e dëshirojnë vdekjen time
Unë do iku tek Nëna në përjetësi
Por vetëm më dashuri për TY Shqipëri.

Sa dhimbje kam e shpirtin e kam të trazuar
Ditë e natë më lapsin e mbushur gjak shkruaj
Për luftërat e trimave t’ kthyer ne dëshmorë
Sot unë në tokë jetoj që një ditë Shqipëri
Do të shoh të veshur nuse e ne kokë një kurorë.

Gjak e koca do t’i dhuroj
Për TY Shqipëria ime…

© RUDI BERISHA

Dardani Antike, 17 maj 2021

Burimi/Facebook

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *