Home

Lajme

Ledjana Prenga rrëfen versionin e saj të ndarjes nga Mevlan Shaba dhe zbulon të vërtetën e martesës në Belgjikë

No Comments Intervista Lajme

Gjatë javës së fundit të programit, Mevlani zbuoi se Ledjana nuk e kishte kontaktuar fare dhe se videot e tij duke kënduar me Antonela Berishën gjatë festës së madhe të organizuar nga stafi, i kishin dhënë shkas që ta bllokonte kudo në rrjete sociale.

Së fundmi, e ftuar tek “Glamour Zone”, Ledjana ka treguar versionin e saj të ndarjes dhe gjithçka që ndodhi mes ish-çiftit.

“Jam prekur për faktin që është kënduar kënga ime në një festë që nuk isha prezente me një person tjetër që kisha të paktën 3-4 muaj që zihesha për atë mashkull. Më duket injorim, nuk më duket respekt apo siç e morën disa që thanë: ‘të këndoi këngën’. Ai gjest ishte injorim për mua.”

Kënga “Ledjana” ishte ajo që i fitoi vëmendjen ish-konkurrentes, pasi Mevlani ia dedikoi.

Mirëpo, gjatë intervistës, ajo zbuloi se në të vërtet, kënga nuk ishte shkruar nga ai.

Para disa ditësh Ledjana zbuloi me anë të një postimi në Instastory “versionin origjinal” të këngës. Sipas saj, kjo këngë është publikuar shumë kohë më parë dhe Mevlani thjesht e ka gënjyer.

“Edhe këngën e dytë që tha se e ka bërë për mua gënjeu. Ajo është këngë ndarje dhe është bërë shumë kohë më parë,”- sqaroi Prenga.

E pyetur nëse do të rikthehet me Mevlanin, Ledjana u përgjigj shkurt: “Jo nuk kthehem më me të.”

Po ashtu, u fol edhe për martesën e aluduar të Ledjanës në Belgjikë dhe kjo e fundit i hodhi poshtë të gjithë zërat.

“Jam kurioze për faktin që kanë pesë muaj që e përmendin këtë pjesë, po ku qenka ai burrë që s’po del? Se edhe nën dhe të ishte do ngrihej e të thoshte: ‘Jam burri Ledjanës. Unë jam ai fatlumi ose fatkeqi’. Nuk kam qenë asnjëherë e fejuar ose e martuar në Belgjikë”, përfundoi ajo.

Burimi/panorama/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *